Guvernatori Ismaili shpalos pritjet dhe kërkesat nga institucionet financiare jobankare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin Dardan Fusha, priti në takim drejtuesit e institucioneve financiare jobankare, ku diskutuan lidhur me zhvillimet, sfidat dhe perspektivën e zhvillimit të tregut, me fokus në kujdesin e duhur, rreziqet dhe aspektet e mbikëqyrjes.

Fokus në takim iu dha nevojës për rritjen e cilësisë, digjitalizimit të shërbimeve të pagesave, shtimit të përdorimit të kartelave, reformimit dhe avancimit të sistemit të pagesave, si një ndër objektivat e BQK-së.

Avancimi i kornizës ligjore dhe rregullative dhe krijimin e modelit të biznesit me qëllim të ofrimit të produkteve inovative në shërbim të qytetarëve, me qëllim të përfshirjes financiare, konkurrueshmërisë dhe efikasitetit.

Drejtuesit e BQK-së përcollën mesazhet kryesore dhe pritjet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nga institucionet financiare jobankare, që lidhen me ofrimin dhe digjitalizimin e shërbimit të pagesave në dobi të klientëve, në respektim të legjislacionit, stabilitetit financiar dhe mbështetjes së ekonomisë, si objektiva të BQK-së.

Guvernatori Ismaili takon dekanët e fakulteteve me drejtime të ekonomisë, flasin për bashkëpunimin e BQK-së dhe institucioneve akademike Guvernatori Ismaili: Avancimi dhe digjitalizimi i shërbimeve financiare, produkteve alternative të financimit kontribuojnë në gjithëpërfshirje financiare, rritjen e konkurrencës, zvogëlimin e informalitetit dhe integrimin rajonal në vendet e BE-së
Skip to content