bqk-kpm-1024x683

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili ka pritur në takim kryetarin e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), z. Jeton Mehmeti dhe z. Faruk Rexhaj, U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të KPM-së.
Guvernatori Ismaili i ka njoftuar drejtuesit e KPM-së për aktivitetet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe Planin e ri Strategjik, me fokus objektivat dhe funksionet e reja organizative, stabilitetin dhe ecurinë e sistemit financiar.

Në këtë takim, u diskutua edhe mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe KPM-së në fusha me interes të përbashkët, si edukimin financiar së bashku me atë medial.

Avancimi i kornizës rregullative për luftimin e dukurisë së parave të falsifikuara, praktikat e shëndosha dhe mbrojtja e konsumatorit, pagesave digjitale dhe gjithëpërfshirja financiare, gjithashtu ishin ndër temat gjatë këtij takimi informues, që konsiderohen me interes edhe për publikun dhe përcjelljen me kujdesin e duhur tek qytetarët në mbarë vendin. 

Në fund të takimit, Guvernatori Ismaili theksoi se BQK-ja mbetet e përkushtuar që të intensifikojë aktivitetet në fushën e edukimit financiar dhe vetëdijesimit, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe qasjes në financa, si dhe mbrojtën e konsumatorit të shërbimeve financiare.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Banka Qendrore Evropiane dakordohen për vazhdimin e Linjës REPO Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier
Skip to content