bqk-wb-1024x651

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët dhe bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një takim konstruktiv me delegacionin e Bankës Botërore (BB) nga Washington D.C., të kryesuar me z. Alper Ahmet Oguz me bashkëpunëtorët e tij.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në sektorin financiar, bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet BB-së dhe BQK-së dhe programet e reja të BB-së, ndër të cilat është ajo për fuqizimin e sektorit financiar, ku përveç aspekteve tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e BQK-së, njëra nga komponentë është dedikuar për BQK-në. Guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e tij për ekipin e Bankës Botërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke përmendur rëndësinë e tyre për objektivat e BQK-së.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili po ashtu e informoi delegacionin e BB-së lidhur avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative drejt harmonizimit me ato të Bashkimit Evropian, veçanërisht ka nënvizuar progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në përgatitje për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Në këtë proces, rol të rëndësishëm ka luajtur projekti rajonal për modernizimin e sistemit të pagesave të Bankës Botërore, për çka u shpreh edhe në këtë mirënjohje dhe falënderim.

Ndërlidhur me këtë, projekti i diskutuar ka për qëllim mbështetjen e BQK-së në procesin e modernizimit të sistemit vendor të pagesave, drejt pagesave të shpejta (Instant payments), me qëllim përfundimtar ndërlidhjen e tij me sistemet e pagesave te Bashkimit Evropian, përkatësisht atë të Bankës Qendrore Evropiane, pas anëtarësimit në SEPA. Kjo është një përpjekje që kërkon mbështetje të gjerë institucionale si dhe bashkëpunim me partnerët tanë.

Tutje, Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e këtyre partneriteteve përveç në ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar të Kosovë, ashtu edhe përfshirjen financiare me efekte pozitive për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

Në fund të takimit u rikonfirmua përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim të zbatim me sukses të projekteve që kanë ndikim pozitiv drejtpërdrejt në sektorin financiar dhe gjithë ekonominë e vendit.

Zëvendësguvernatori Cakaj me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes mes FKGK-së dhe KfW-së për mbështetjen e ndërmarrjeve: Sektori financiar në Kosovë vazhdon të jetë një shembull i suksesshëm Një delegacion i nivelit të lartë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) u takua me përfaqësues nga Banka Qendrore e Hungarisë për të diskutuar rreth bashkëpunimit për mbrojtjen e konsumatorëve
Skip to content