cbk-fma-1024x682

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin për Mbikëqyrje Financiare, z. Milot Cakaj dhe me bashkëpunëtorët e tij, priti në takim Drejtorin Menaxhues të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe Pensioneve të Autoritetit të Tregjeve Financiare të Austrisë (FMA), z. Peter Braumueller.

Guvernatori Ismaili e informoi z. Braumuellerin lidhur me zhvillimet kryesore në sektorin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, Planin Strategjik të BQK-së, veçanërisht ka nënvizuar progresin e bërë në sektorin sigurimeve në vendin tonë.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili potencoi se forcimi i kuadrit ligjor dhe rregullator ka bërë të mundur rritjen dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar, por se sipas tij mbeten ende sfida për t’u adresuar për të avancuar në nivelet e kërkuara.

Guvernatori Ismaili po ashtu shprehu falënderimin e tij për institucionet e Austrisë, të cilat vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e BQK-së për të forcuar integritetin e sistemit financiar, përkatësisht në proceset integruese, përfshirë Sistemin e Kartonit të Gjelbër.

Z. Braumueller deklaroi se FMA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur rrugën e BQK-së dhe të Republikës së Kosovës në avancimi e kornizës ligjore në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian (BE), përmes nismave të ndryshme të bashkëpunimit, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit për integrimit të vendit tonë në mekanizmat relevante evropiane.

Ky takim mbahet në kuadër të Konferencës Rajonale e Iniciativës për Mbikëqyrjen e Sigurimeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE ISI), e mbajtur për herë të parë në Prishtinë, në bashkëorganizim nga BQK-ja dhe CESEE ISI, ku morën pjesë 11 vende nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, në të cilën z. Braumueller ishte kryesues i saj.

Guvernatori Ismaili mori pjesë në takime të nivelit të lartë në Bruksel, takoi drejtorët e përgjithshëm të EPC-së, DG NEAR-it dhe guvernatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor Guvernatori Ismaili me rastin e lansimit të Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar – vendimtare për integritetin e sistemit financiar
Skip to content