Guvernatori Ismaili pritet në takim nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Në vazhdën e takimeve me krerët e institucioneve kushtetuese, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili ka zhvilluar takim pune me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Guvernatori Ismaili gjatë takimit e ka informuar Kryekuvendarin Konjufca lidhur me ecurinë e punëve dhe planeve strategjike të BQK-së, përfshirë edhe kërkesat që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara në mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Republikës së Kosovës.

Po ashtu, i pari i BQK-së e ka njoftuar Kryetarin Konjufca për zhvillimet kryesore në sistemin financiar, veçanërisht në atë bankar, duke nënvizuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar, brenda parametrave të kërkuar ligjor dhe rregullativ.

Gjatë takimit është biseduar edhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet legjislativit dhe institucionit bankar qendror të Republikës së Kosovës, duke njoftuar për së afërmi edhe për nismat ligjore të planifikuara nga BQK-ja, për çka pret edhe përkrahjen e legjislativit.

Në fund, Guvernatori Ismaili nga Kryetari Konjufca ka marrë përkrahje për çdo veprim e nismë që i kontribuon stabilitetit financiar, fuqizimit të kapaciteteve të brendshme, reformave me ndikim në rritjen ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Deklaratë e përbashkët nga takimi i mbajtur ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës lidhur me luftimin e falsifikimit të parasë Guvernatori Ismaili: Edukimi i vazhdueshëm profesional, cilësia e raportimit financiar dhe auditimit ndikon në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e sektorit privat