cbk_reykjavik-01-1024x655

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili, mori pjesë në një panel diskutimi të nivelit të lartë mbi politikën makroprudenciale në Konferencën Ekonomike të Rejkjavikut, të organizuar nga Banka Qendrore e Islandës në bashkorganizim me Universitetin Northwestern. Kjo ngjarje përbën një ndër platformat kyçe për diskutime të thelluara nga politik-bërësit dhe ekspertët mbi dinamikat ekonomike me rëndësi globale.

Së bashku me Guvernatorin Ismaili, paneli i kryesuar nga Martin Eichenbaum nga Universiteti Northwestern, përfshiu panelistë të shquar, duke përfshirë Huw Pill, Kryeekonomist i Bankës së Anglisë dhe Ásgerður Ósk Pétursdóttir nga Universiteti Bath-it.

cbk_reykjavik-02-1024x694

Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes makroprudenciale në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, duke elaboruar mbi politikën, kornizën dhe instrumentet makroprudenciale, si dhe dinamikat që kanë karakterizuar sistemin financiar dhe qëndrueshmërinë e tij ndër vite. Në këtë kontekst, Guvernatori u fokusua në implikimet pozitive të rritjes së vazhdueshme të konkurrencës në tregun financiar, shkallën gjithnjë në rritje të ndërmjetësimit financiar, cilësinë e mirë të portofolit kreditor dhe treguesit e lartë të performancës dhe qëndrueshmërisë.

cbk_reykjavik-03

Për më tepër, Guvernatori Ismaili argumentoi mbi potencialin që ka politika makroprudenciale për një ekonomi të vogël dhe të hapur si ekonomia e Republikës së Kosovës, që përmes kornizës dhe instrumenteve të përcaktuara, të monitoroj dhe minimizoj rreziqet sistemike dhe të ruaj stabilitetin e përgjithshëm financiar, duke kontribuar kështu në qëndrueshmërinë e përgjithshme ekonomike të vendit.

Konferenca përfshiu të ftuar të nivelit të lartë, folës dhe prezantues, duke përfshirë Guvernatorët e bankave qendrore si të Islandës, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Armenisë, Estonisë dhe Portugalisë. Anëtar bordi nga Sistemi i Rezervës Federale, Drejtorë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe profesorë të shquar nga London School of Economics, University College London, Universiteti i Kalefornisë, Berkeley, Yale School of Management, Universiteti i Michigan, Universiteti John Hopkins dhe Copenhagen Business School, të cilët prezantuan studime, analiza të fokusuara dhe gjetje të rëndësishme përkitazi me fokusin e ngjarjes.

Publikimi i statistikave të bankave komerciale për prill 2024 Publikimi i statistikave për BQK-në (pasqyra dhe bilanci i gjendjes) prill 2024
Skip to content