bqk-bankat-1024x673

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar drejtuesit e bankave komerciale që veprojnë në vendin tonë, në përmbyllje të takimeve të zhvilluara me drejtuesit e institucioneve të sektorit financiar.

Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Dardan Fusha gjatë këtij takimi njoftuan për zhvillimet dhe aktivitetet e BQK-së, me theks në kornizën ligjore dhe rregullative, si Draft-ligjin për Bankat, draftin e Ligjit për Sistemin të Pagesave dhe orientimet kryesore të rregullativës së re për sistemin financiar të vendit.

Fokus në takim ju dha aspektit të qasjes në financa dhe gjithëpërfshirjes, llogarisë bazike për pagesa si dhe fillimin e zbatimit të pjesës që lidhet me skemat sociale dhe pensionale. Krahas digjitalizimit të shërbimeve, rëndësi nga BQK ju dha edhe qasjes së përshtatshme fizike për të gjitha grupet e shoqërisë.

Pjesë e planit strategjik të BQK-së është modernizimi i sistemit kombëtar të pagesave, drejt pagesave të shpejta (Instant Payment), me qëllimin final anëtarësimin ne SEPA dhe TIPS, për rritjen e efikasitetit te pagesave ndërkombëtare, që përfshin edhe remitancat. Krijimi i mundësive për qasjen në sistemin e pagesave të ofruesve të shërbimeve jo-bankare, rritja e konkurrueshmërisë si dhe mundësimi i posedimit të IBAN, për të rritur qasjen ne financa, në kuadër të konceptit të “llogarisë për pagesa”, qëndron në fokus të strategjisë së BQK-së.

Lehtësimi i konvertimit të llogarive me shërbime bazike, funksionimin e grupit ndër-institucional për luftimin e parave të falsifikuara, tarifa e depozitimit të monedhave në banka, skema garantuese e depozitave, mundësia e zgjerimit të anëtarësisë ne FKGK, ishin pjesë e diskutimit në takim.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për praktikat dhe proceset adekuate të menaxhimit të rrezikut që kanë të bëjnë me shërbimet e kontraktuara nga jashtë (Outsourcing), si dhe shtimi i vëmendjes për pronësinë e jashtme dhe prejardhjet e fondeve te klientëve, përmes mekanizmave te vëzhgimit (Investor’s Screening Mechanism), duke pasur parasysh rreziqet aktuale gjeostrategjike dhe ato kibernetike.

Në fund, Guvernatori Ismaili përcolli mesazhin dhe pritjet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nga institucionet bankare në respektim të legjislacionit, qasjen në financa me kushte konkurruese dhe të përballueshme, praktika të shëndosha të bërjes biznes, në funksion të stabilitetit financiar dhe mbështetjes së ekonomisë, nder objektivat kryesore të BQK-së.

Guvernatori Ismaili takoi guvernatorë të bankave qendrore dhe përfaqësues të lartë të institucioneve financiare botërore në Marakesh Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin turk Sh. T. Tunç Angılı
Skip to content