Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili së bashku me Kryetarin e Bordit të BQK-së, z. Bashkim Nurboja morën pjesë në Konferencën e 10-të “Lámfalussy”, nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Hungarisë (MNB), z. György Matolcsy.

Konferenca vjetore mbahet në nderim të Alexandre Lamfalussy, një prej themeluesve të konceptit të tregut unik të kapitalit të Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe vet Euros, e cila këtë vit korrespondoj edhe me 100-vjetorin e themelimit të Bankës Kombëtare të Hungarisë.

Titulli i konferencës së këtij viti ishte “The age of geoeconomics: Evolution of central banking”, me pjesëmarrjen e një numri të lartë të personaliteteve, me fjalë hyrëse nga Guvernatori i Hungarisë, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (virtuale), Kryeministri i Hungarisë, si dhe profesori me renome ndërkombëtare Jeffrey Sachs.

Çmimi “Lámfalussy” për këtë vit ju nda për kontributin e saj znj. Christine Lagarde – Presidente e Bankës Qendrore Evropiane.

Banka Qendrore Republikës së Kosovës si partnere e barabartë dhe respektuar mbetet e zotuar për bashkëpunim dhe koordinim në tema të interesit të përbashkët, derisa ndërton raporte të mira të bashkëpunimit.

Publikimi i statistikave financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin dhjetor 2024 Delegacioni i BQK-së merr pjesë në Forumin e Bankave Qendrore dhe Fondeve Sovrane në Samitin Global të Fondeve dhe Financimit në Luksemburg
Skip to content