Guvernatori i BQK

Me bashkëorganizimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Rrjetit për Qëndrueshmërinë e Bankave dhe Financave, në partneritet me Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), për herë të parë në Prishtinë është mbajtur Forumi për Financat e Qëndrueshme.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili në fjalën hyrëse të këtij forumi, ka theksuar se BQK-ja është e përkushtuar për të forcuar përpjekjet për të përmirësuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar në vendin tonë, ndaj rreziqeve të lidhura me mjedisin dhe klimën në veçanti.

Guvernatori i BQK

Ai ka shtuar se BQK-ja ka hartuar strategjinë që do të kontribuojë në forcimin dhe rregullimin e praktikave të bankave për të rritur stabilitetin financiar në vend.

“Veprimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të adresuar rrezikun mjedisor do të jenë në drejtim të forcimit të kornizës rregullative në pajtim me Direktivat e Bashkimit Evropian dhe Standardet e Bazelit, forcimit të praktikave mbikëqyrëse, duke përfshirë vlerësimin dhe kuptimin e plotë të ekspozimit të bankave ndaj rreziqeve klimatike”, ka thënë Guvernatori Ismaili.

Gjithashtu, Guvernatori Ismaili ka potencuar se BQK-ja do të punojë në ngritjen e kapaciteteve me qëllim të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe përshtatjes ndaj rreziqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të punojë në ngritjen e kapaciteteve të brendshme, rritjen e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse vendore, për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, duke marrë parasysh angazhimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, ka potencuar Guvernatori Ismaili në këtë forum.
“Edukimi financiar dhe komunikimi më i gjerë përmes pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare, punëtori, forume me qëllim të zgjerimit të ekspertizës dhe njohurive në fushën e rreziqeve klimatike, është pjesë e planit të BQK-së”, shoi ai.

Guvernatori Ismaili në Forumin për Financat e Qëndrueshme: BQK-ja e përkushtuar për të forcuar stabilitetin financiar që lidhet me rreziqet e mjedisit në Republikën e Kosovës

Guvernatori Ismaili në këtë forum ndërkombëtar tha se bankave qendrore i është shfaqur nevoja për të ndërmarrë veprime ndaj rreziqeve financiare që lidhën me klimën.

“Bankat potencialisht janë të ekspozuara ndaj rreziqeve financiare të lidhura me klimën, pavarësisht nga madhësia, kompleksiteti ose modeli i tyre i biznesit. Andaj, bankave qendrore, autoriteteve rregullatore, institucioneve financiare dhe politikëbërësve të tjerë, u është shfaqur nevoja për të ndërmarrë veprime në përgjigje të këtyre sfidave”, ka potencuar Guvernatori Ismaili.


Në fund, Guvernatori Ismaili tregoi se angazhimet mjedisore të Republikës së Kosovës janë në përputhje me strategjinë e Bashkimit Evropian, pasi që vendit iu dha statusi potencial kandidat për anëtarësim në këtë bllok.
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Strategjinë e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022–2031, që parasheh sektor të qëndrueshëm energjetik të integruar në tregun pan-evropian dhe duke garantuar siguri e përballueshmëri energjetike për qytetarët.

Kujtojmë se Republika e Kosovës ishte një nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që nënshkruan Deklaratën e Sofjes në nëntor 2020, ku vendet e njohën Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, si një nismë për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB).

Guvernatori i BQK-së priti në takim Drejtorin e ri të Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Vendet e Ballkanit Perëndimor Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko vizitoi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës
Skip to content