bqk-bruksel_01-1024x768

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili mori pjesë në takime të nivelit të lartë në Bruksel, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), z. Andreoli, dhe me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi (DG NEAR), z. Koopman, së bashku me guvernatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këto takime u diskutua mbi efektet pozitive të Planit të Rritjes në kontekstin e zgjerimit të Zonës së Vetme të Pagesave të Evropës (SEPA), ku edhe Kosova synon anëtarësimin si pjesë e këtij procesi. Gjithashtu, u diskutuan aspekte të tjera operacionale që lidhen me përgatitjet e duhura për zbatimin e tij.

bqk-bruksel_02-1024x768

Gjatë paraqitjes së zhvillimeve të fundit dhe aktiviteteve të ndërmarra nga BQK-ja për hartimin e legjislacionit dhe harmonizimin e tij me atë të Bashkimit Evropian, parakusht për një aplikim të suksesshëm, Guvernatori Ismaili informoi se BQK-ja ka bërë përgatitjet e nevojshme. Me këtë rast, edhe njoftoi palët për procesin para-aplikues të Kosovës i cili do të mundësojë shqyrtim paraprak të aspekteve kryesore të përmbushjes se kritereve ligjore dhe rregullative, për të hapur rrugën për aplikimin zyrtar për anëtarësim në SEPA.

bqk-bruksel_03-1024x576

Përfshirja e Kosovës në SEPA pritet të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e rajonit dhe të BE-së, të rrisë efikasitetin e pagesave, të avancojë infrastrukturën e pagesave dhe të ulë kostot e pagesave dhe remitancave.

BQK-ja në përputhje me objektivat e saj strategjike është e angazhuar për të përmbyllur me sukses këtë proces dhe shpreh mirënjohje e saj për kontributin e institucioneve vendore, si dhe atyre ndërkombëtare për mbështetjen në këtë proces.

Një delegacion i nivelit të lartë nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) u takua me përfaqësues nga Banka Qendrore e Hungarisë për të diskutuar rreth bashkëpunimit për mbrojtjen e konsumatorëve Guvernatori Ismaili priti Drejtorin Menaxhues të Autoritetit të Tregjeve Financiare të Austrisë (FMA), Peter Braumueller
Skip to content