bqk-ecofin_01

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili mori pjesë në Dialogun Vjetor të Këshillit Evropian mbi Politikën Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN). Ngjarja përfshin diskutimet me partnerët e Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, Turqinë, Gjeorgjinë, Moldavisë dhe Ukrainën, nën patronatin e Këshillit Evropian.

Guvernatori Ismaili theksoi angazhimin e BQK-së për stabilitetin e çmimeve, duke vënë në dukje rënien e vazhdueshme të inflacionit që arrit në 2.32% në mars 2024, me një mesatare çerekore prej 2.1%. Projeksionet tregojnë se inflacioni bazë duhet të stabilizohet rreth 2.5% në 2024, mes trendeve deflacoiniste në Eurozonë dhe tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike.

bqk-ecofin_02-1024x682

Në këtë ngjarje, Guvernatori Ismaili rikonfirmoi fokusin e BQK-së për të forcuar mbikëqyrjen bazuar në rrezik, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ai theksoi qëndrueshmërinë e sektorit bankar, e treguar nga raporti i Kapitalit të Klasit të Parë prej 13.9% dhe Treguesi i Mbulimit të Likuiditetit prej 2.8. Tutje potencoi se në Kosovë bankat nga vendet e BE-së zotërojnë më shumë se gjysmën e aseteve të sektorit, gjë që forcon standardet prudenciale. Pavarësisht rritjes së kreditimit, sektori mban një raport të ulët të kredive joperformuese prej 1.9%, të cilat janë të rezervuara plotësisht.

Guvernatori Ismaili theksoi se një sistem financiar i qëndrueshëm ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme që Republika e Kosovës të marrë Vlerësimit të Parë Kreditor Sovran me Perspektivë të Qëndrueshme.

Duke mbështetur konkluzionet e përbashkëta të këtij Ministeriali, Guvernatori Ismaili ritheksoi angazhimin e BQK-së për bashkëpunim drejt avancimit të stabilitetit dhe integritetit financiar, që nxit qëndrueshmërinë e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe institucionet e saj.

Në BQK lansohet programi për mësim dhe certifikim online për Tregjet e Kapitalit Masat dhe aktivitetet e BQK-së në luftën kundër parave të falsifikuara dhe efektet e zbatim të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme dhe Planit për Zbatim të Lehtësuar të saj
Skip to content