Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, mori pjesë si folës në panel në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Reformimi i sistemit të pensioneve në Shqipëri”, e organizuar në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Në këtë konferencë morën pjesë drejtues dhe zyrtarë të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, si dhe drejtues e përfaqësues të institucioneve, shoqatave dhe instituteve të pensioneve dhe botës akademike. Punimet e konferencës u hapën me fjalët hyrëse të Drejtoreshës Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Fokusi i konferencës ishte diskutimi mbi praktikat ndërkombëtare të rregullimit dhe mbikëqyrjes së sistemeve pensionale, sfidat dhe iniciativat për reformim, bazuar në modelet më të mira globale.

Guvernatori Ismaili mori pjesë në panelin me temë “Pensionet dhe Skemat me Kontribute të Përcaktuara”, të kryesuar nga z. William Price nga Banka Botërore, së bashku me znj. Mimoza Kaçi, Drejtore Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri, si dhe përfaqësuesit e lartë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare të Kroacisë dhe Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Ismaili prezantoi qasjen e Bankës Qendrore në rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit pensional, duke theksuar rëndësinë sistemike të këtij sektori për stabilitetin financiar të vendit. Duke prezantuar rregullimin ligjor dhe rregullator, ai nënvizoi sigurinë e investimeve dhe mbrojtjen e kontributdhënësve si prioritete kyçe. Gjithashtu, diskutoi mbi mundësitë e reformave për zhvillimin e mëtejshëm të pensioneve dhe sigurimeve vullnetare, duke përfshirë digjitalizimin, zgjerimin e produkteve, edukimin financiar dhe gjithpërfshirjen, me qasje të kujdesshme dhe politika prudente.

Guvernatori Ismaili vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me autoritetet mbikëqyrëse dhe rregullatore të Shqipërisë dhe rajonit, si dhe falënderoi organizatorët për këtë konferencë të rëndësishme, e cila mundësoi shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira globale në funksion të stabilitetit financiar, qëndrueshmërisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Guvernatori Ismaili pret në takim ekspertët e Misionit të Bankës Botërore lidhur me projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar Banka Qendrore Evropiane miratoi vazhdimin e Linjës REPO deri më 2027
Skip to content