bqk_becic-01-1024x768

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, ishte pjesëmarrës në Panelin e Guvernatorëve me titull “Mirëmbajtja e stabilitetit të çmimeve dhe sistemit bankar gjatë periudhave të pasigurta”. Kjo ngjarje po mbahet në kuadër të Forumit të XI Rajonal të Ministrave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qendrore dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore me titull “Stabiliteti Financiar dhe Monetar i Rajonit në kushtet e rritjes së dobët ekonomike në Eurozonë”, organizuar në Beçiç, Mali i Zi.

bqk_becic-02-1024x631

Guvernatori Ismaili paraqiti një pasqyrë të aktualitetit të sistemit financiar të vendit, duke prezantuar edhe treguesit kyç makroekonomik dhe financiar të vendit, të cilët tregojnë për një qëndrueshmëri financiare në të gjithë parametrat relevantë.

Ai gjithashtu foli lidhur me ndikimin e inflacionit dhe ecurinë rënëse të tij, nivelin dhe shkaktarët e tij si në Kosovë ashtu edhe në rajon, projeksionet e BQK-së për inflacionin për vitet në vijim si dhe instrumentet e BQK-së për të luftuar atë në rast të krizave të mundshme. U konstatua që inflacioni ka një trend rënës duke arritur në 2.1% në tremujorin e parë të vitit 2024.

bqk_becic-03-1024x682

Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e stabilitetit të sistemit financiar, me fokus në sektorin bankar, ku rregullimi bankar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, kapitalizimi adekuat i sektorit bankar, qasja mbikëqyrëse prudente dhe praktikat e kreditimit nga bankat mundësojnë që të mbështesin aktivitetin ekonomik edhe gjatë periudhave të pasigurta ekonomike.

Gjithashtu, ai shprehu rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet politikave monetare dhe fiskale, me objektiv arritjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë makrofinanciare të vendit, veçanërisht në periudha të pasigurisë apo krizave. Kjo ishte gjithashtu një nga temat që trajtuan të gjithë panelistët.

bqk_becic_04-1024x682

Në këtë forum, Guvernatori Ismaili paraqiti disa nga aktivitetet që BQK po ndërmerr në zbatim të planit strategjik, me theks tek digjitalizimi i shërbimeve financiare, krijimi i mundësive për pagesa të shpejta dhe synimi për anëtarësim në SEPA, bashkëpunimin në rritjen e transaksioneve ndërkufitare me vendet e rajonit dhe BE-së, përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Në kuadër të këtij Forumi, Guvernatori Ismaili pati takime edhe me Guvernatorë dhe Ministra të Financave të Bankave Qendrore të shteteve të rajonit pjesëmarrës në këtë forum të përvitshëm.

bqk_becic-05-1024x768

Në fund, Guvernatori Ismaili theksoi se BQK mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë edhe në aspektin rajonal dhe ndërkombëtar, veçanërisht me rregullatorët e vendeve të rajonit dhe institucionet tjera rajonale me interes të përbashkët, me qëllim të koordinimit dhe krijimit të një platforme sa më të qëndrueshme për t’i bërë ballë me sukses sfidave dhe rreziqeve në funksion të arritjes së objektivave në kohë sfiduese.

Publikimi i statistikave për BQK-në (pasqyra dhe bilanci i gjendjes) maj 2024 Guvernatori Ismaili në Forumin e Huamarrësve Qeveritar të Thesarit të Bankës Botërore thekson arritjet e tregut financiar të Kosovës
Skip to content