BQK-IMF__SDDS-Workshop-01-1024x768

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili mbajti fjalën hyrëse në Punëtorinë Rajonale të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi Standardin e Veçantë të Pasqyrimit së të Dhënave (SDDS), që shënon një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt përmirësimin e praktikave të raportimit dhe pasqyrimit të të dhënave. Kjo ngjarje që zgjat pesë ditë, mbledh përfaqësues nga Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Sllovenia, së bashku me ekspertë të FMN-së, për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja në avancimin drejt SDDS. Organizuar nga FMN-ja, në bashkëpunim me BQK-në dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Japonisë, kjo punëtori nënvizon angazhimin e përbashkët të BQK-së për përmirësimin e praktikave të raportimit dhe pasqyrimit të të dhënave.

BQK-IMF__SDDS-Workshop-02-1024x768

Guvernatori Ismaili, i shoqëruar nga z. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Republikën e Kosovës dhe z. Jesus Gonzalez-Garcia, ekspert i FMN-së, theksoi rëndësinë e kalimit nga Sistemi i Përgjithshëm për Pasqyrimit të të Dhënave (GDDS) në SDDS, një sistem më i avancuar në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ky avancim përputhet ngushtë me Planin Strategjik dhe objektivat për përmirësimin e proceseve dhe praktikave të brendshme të BQK-së.

Kjo ngjarje e ngritjes së njohurive dhe shkëmbimit të përvojave e cila është duke u mbajtur në Prishtinë, u ofron pjesëmarrësve nga vende të ndryshme një mundësi të veçantë për të identifikuar dhe vlerësuar boshllëqet ekzistuese në të dhëna dhe për të ndërtuar plane pune që synojnë avancimin e standardeve të pasqyrimit të të dhënave. Objektivi i kësaj punëtorie transformuese kontribuon në një transparencë dhe efikasitet më të madh në raportimin e të dhënave për shumë institucione të rajonit tonë.

BQK-IMF__SDDS-Workshop-03-1024x648

Duke shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e palëkundur ndaj FMN-së, Guvernatori Ismaili nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucione si FMN-ja, të cilat janë të rëndësishme në mbështetjen e këtyre reformave thelbësore. Gjithashtu, Guvernatori Ismaili falënderoi Qeverinë e Japonisë për mbështetjen e paçmueshme, e cila kontribuon dukshëm në angazhimet e BQK-së, si dhe të institucioneve të tjera rajonale, në raportimin e të dhënave përmes këtij projekti.

Në fund, Guvernatori i BQK-së theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, përfshirë Agjencinë e Statistikave të Kosovës, duke theksuar domosdoshmërinë e shkëmbimit të njohurive dhe bashkëpunimit të ngushtë, ndërsa rikonfirmoi përkushtimin e BQK-së për të nxitur transparencën sa më të madhe të të dhënave dhe publikimeve me objektivin për mbështetjen e stabilitetit financiar të Republikës së Kosovës.

Guvernatori Ismaili priti në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca Rishikimi i 2-të i FMN-së i Marrëveshjes SBA dhe RSF: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës forcon kornizën rregullatore dhe agjendën e reformës institucionale – sistemi bankar mbetet i shëndoshë me tregues të mirë të qëndrueshmërisë financiare
Skip to content