Guvernatori i BQK-së priti në takim Drejtorin e ri të Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Vendet e Ballkanit Perëndimor

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë, priti sot në takim drejtorin e ri të Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Vendet e Ballkanit Perëndimor z. Nicolas Marquier  me ekipin e tij.

Z. Marquirer e uroi për detyrën  Guvernatorin Ismaili dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetjen e tij.

Edhe Guvernatori Ismaili e uroi për detyrën z. Marquirer dhe falënderoi për kontributin që ka dhënë Korporata Financiare Ndërkombëtare për sektorin financiar dhe sektorin privat në Kosovë.

Pjesë e diskutimit ishin edhe aspektet përfundimtare të organizimit të Forumit të parë ndërkombëtar mbi Financim e Qëndrueshëm, të cilin BQK e bashkëorganizon me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK) dhe në partneritet me Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO).

Gjithashtu në takim u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet BQK-së dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare në fushën e kornizës rregullative dhe strategjisë së financimit të qëndrueshëm dhe asaj të gjithëpërfshirjes financiare.

Në takim u konkludua se bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare do të vazhdojë në zhvillimin e sektorit financiar, përfshirjen financiare dhe financimin e qëndrueshëm, me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Guvernatori Ismaili takoi drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove për Kartonin e Gjelbër në Bruksel Guvernatori Ismaili në Forumin për Financat e Qëndrueshme: BQK-ja e përkushtuar për të forcuar stabilitetin financiar që lidhet me rreziqet e mjedisit në Republikën e Kosovës
Skip to content