Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi dhe Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Sami Istrefi.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti shprehu interesimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me procesin e arbitrazhit që ka të bëjë me rastin e IuteCredit ndaj shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti shprehu interesimin rreth përzgjedhjes sa më të shpejtë të përfaqësuesit ligjor, me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të këtij procesi.

Guvernatori Mehmeti siguroi Ministrin Selimi për gatishmërinë dhe përkrahjen e parezervë nga ana e BQK-së, me qëllim të përfundimit me sukses të këtij procesi.

Nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë siguroi se janë marrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjor për këtë̈ çështje.

Ministri Selimi ka thënë se kjo Ministri bashkë me Avokatin e Shtetit kanë kërkuar që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Tribunalit të mos na ndëshkojnë.

Guvernatori Mehmeti dhe delegacioni i BQK-së përfunduan pjesëmarrjen në takimet vjetore virtuale të FMN-së dhe BB-së Guvernatori Mehmeti uron Austrinë për Ditën Kombëtare
Skip to content