Guvernatori i BQK-së Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka mirëpritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të OEGJK-së Nora Hasani

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka mirëpritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare znj. Nora Hasani.

Guvernatori e falënderoi znj. Hasani për punën dhe kontributin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në mbështetje të ekonomisë së Kosovës.
Në takim u diskutua lidhur me përmirësimin e kornizës ligjore, mundësitë për rritjen e investimeve të huaja në ekonominë e Kosovës, rritjen e qasjes në shërbimet financiare dhe çështje tjera që lidhen me objektivat e BQK-së.
Në takim u konkludua se bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare do të rritet në të ardhmen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Banka Qendrore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Afarizmit dakordohen për të rritur bashkëpunimin Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mori pjesë në Programin kundër kartëmonedhave dhe monedhave euro të falsifikuara
Skip to content