Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës u takua me drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorët e tij ka takuar Kryetarin e Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës z. Suat Bakkal dhe Drejtorin e Shoqatës së Bankave të Kosovës z. Petrit Balija.
Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale të sektorit bankar, me një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e ekonomisë së vendit, i cili ka vazhduar të karakterizohet me stabilitet, nivele të larta të kapitalit, kualitetit të mjeteve dhe likuiditetit.

Gjithashtu, u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës, duke përfshirë adresimin e sfidave për implementimin e suksesshëm të Rregullores së BQK-së për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës u dakorduan për të rritur bashkëpunimin dhe komunikimin në mes të këtyre dy institucioneve në funksion të rritjes së efikasitetit të sistemit bankar, digjitalizimin e shërbimeve dhe përkrahjes së ekonomisë në rrethanat aktuale, si dhe projekte tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

BQK publikon udhëzuesit për identifikim e kartëmonedhave dhe monedhave 💶 Euro origjinale nga ato false Publikohen statistikat financiare, remitancat dhe tregtia e mallrave për muajin korrik 2023 për institucionet tjera financiare (jobanka)