005_bqk-assouan-1024x768

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të Stabilitetit Financiar dhe Operacioneve të Bankës së Francës, znj. Emmanuelle Assouan, njëherësh Kryesuese e Qendrës për Ndryshime Klimatike.

Përfaqësuesit e BQK-së gjatë këtij takimi diskutuan mbi zhvillimet e sistemit financiar të vendit, menaxhimin e rezervave dhe operacioneve në tregun e parasë. Gjithashtu, u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit në instrumente specifike të menaxhimit të rezervave dhe likuiditetit, përfshirë investimet në portofolio të financave të qëndrueshme.

Palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe Bankës së Francës dhe zgjerojnë atë ne fusha të interesit dhe ndikimit.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C., delegacioni i BQK-së do vazhdojnë me takime bilaterale me bankat qendrore partnere.

Delegacioni i BQK-së takoi drejtuesit e Departamentit Ligjor të Fondit Monetar Ndërkombëtar Delegacioni i BQK-së i takoi zyrtarët e lartë të FMN-së nga Departamenti për Tregjet e Parasë dhe Kapitalit (MCM) dhe Departamentit të Financave
Skip to content