003_bqk-scotti-1024x645

Delegacion i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin z. Cakaj, ka zhvilluar takim me Zëvendësguvernatoren e Bankës së Italisë (Banca d’Italia), znj. Chiara Scotti, njëherësh e ngarkuar për Sistemin e Pagesave, me bashkëpunëtorë, me pjesëmarrjen e guvernatorëve dhe përfaqësuesve të bankave qendrore të rajonit tonë.

Takimi u fokusua në shqyrtimin e mundësive për avancimin e infrastrukturës teknike të nevojshme për funksionalizimin e pjesëmarrjes në sistemin e pagesave të shpejta të BE-së, duke u bazuar në praktikat më të mira të aplikuara si dhe përvojat nga Banka e Italisë, të cilat aplikohen nga bankat qendrore të Eurosistemit.

Me tej, gjatë diskutimit të tij, ai ka njoftuar të pranishmit mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja lidhur me përgatitjet e nevojshme për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), ku të gjitha bankat qendrore të rajonit aspirojnë të anëtarësohen, si pjesë e një përpjekje të përbashkët e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe që asistohet nga Banka Botërore.

Ky takim vijon takimin e mbajtur me Guvernatorin e Bankës së Italisë, z. Panetta, me një pjesëmarrje më të zgjeruar, ku edhe me këtë rast Guvernatori Ismaili theksoi gatishmërinë e BQK-së për t’u angazhuar aktivisht në gjetjen e zgjidhjeve sa me efikase që mundësojnë arritjen e qëllimit integrues në sistemet e pagesave të BE-së, me përfitime të larta për gjithë ekonominë e vendit.

Guvernatori Ismaili takon Zëvendëskryeekonomistin e BB-së, z.Kose në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së në Washington D.C. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi lidhur me qasjen në financa për gratë ndërmarrëse
Skip to content