002_bqk-euroclear-1024x768

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i prire nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim në Washington DC me përfaqësuesit e lartë të institucionit financiar EuroClear, z. Ferreira – Drejtor i Përgjithshëm për Institucionet Globale dhe z. Pizzamiglio – Zyrtar i Lartë për Tregjet Globale të Kapitalit dhe Fondeve.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili prezantoi sektorin financiar të Kosovës, kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi, si dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare dhe investimeve. Ai gjithashtu informoi për rrjetin e bankave qendrore me të cilat BQK bashkëpunon në këtë drejtim.

Në këtë takim u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit për llogarinë përkatëse për mbajtjen dhe shlyerjen e letrave ndërkombëtare me vlerë, operacione të tregut të parave, përfshirë marrëveshjet riblerëse (REPO) për qëllime të likuiditetit, dhe shërbime të tjera. Gjithashtu, u diskutua mundësia e lehtësimit të transferimit dhe ruajtjes së letrave me vlerë ndërkombëtare si kolateral në rast të financimit emergjent.

Shqyrtimi i këtyre opsioneve përbën një hap të nevojshëm në kuadër te avancimit te infrastrukturës mbështetëse, duke vijuar rishikimin e politikave përkatëse që lidhen me menaxhimin e rezervave dhe mbështetjen e sektorit me likuiditetin e nevojshëm kurdo kur nevojitet.

Delegacioni i BQK-së i kryesuar nga Guvernatori Ismaili takoi Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore, znj. Xiaoqing Yu dhe bashkëpunëtorët e saj në Washington D.C. Guvernatori Ismaili mori pjesë në takimin mbi perspektivën ekonomike evropiane të Departamentit për Evropë të FMN-së
Skip to content