004_bqk-mcm-1024x718

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, zëvendësguvernatori Cakaj dhe bashkëpunëtorë, takoi Ndihmësdrejtoreshën e Departamentit të Tregjeve të Parasë dhe Kapitalit në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), njëherësh Këshilltare Rajonale, znj. Jennifer Elliott, z. Sebastien Clanet, z. Ashraf Khan dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Takimi u fokusua në ecurinë e rekomandimeve të dhëna nga misionet paraprake të FMN-së, duke përfshirë atë të Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), Vlerësimit te Masave Mbrojtëse (Safeguard Assessment) si dhe asistencat teknike të ndërmarra vitet e fundit ne fushën e mbikëqyrjes bankare dhe sigurimeve, mbikëqyrjes së IT-së dhe rreziqeve kibernetike, instrumenteve të stabilitetit financiar, qeverisjes, si dhe fushave tjera.

U vlerësua lart niveli i zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga FMN në misione dhe vlerësimet e saj, ndërsa u paraqiten edhe kërkesat për asistencat e reja teknike, të cilat hasën në mirëkuptimin e nevojshëm bazuar në dakordimet paraprake dhe resurseve të nevojshme në dispozicion.

BQK-ja shprehu falënderimin e veçantë për të dy departamentet e përfshira në zbatimin e asistencave teknike, ndërsa u zotua për angazhim të mëtejmë në përmbylljen e rekomandimeve të dhëna.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C., delegacioni i BQK-së do ketë edhe takime bilaterale me drejtuesit e departamenteve të FMN-së të cilat janë të përfshira në zbatimin e reformave në legjislacion dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Delegacioni i BQK-së zhvillon takim me Drejtoreshën e Përgjithshme për Stabilitet Financiar dhe Operacione të Bankës së Francës, znj. Assouan Guvernatori Ismaili takoi Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovë, z. Amaglobeli në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së në Washington D.C.
Skip to content