Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori, z. Ahmet Ismaili, gjatë vizitës në Washington D.C., u takua me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore (BB), znj. Xiaoqing Yu dhe drejtuesit e lartë z. Pesme, z. Natarajan, Menaxherin për Kosovë z. Paolucci me bashkëpunëtorët e tyre.

Takimi u fokusua në shqyrtimin e mundësive për funksionalizimin e infrastrukturës teknike të nevojshme për qasjen në sistemin e pagesave të shpejta të BE-së, duke u mbështetur në praktikat më të mira të aplikuara nga bankat qendrore të Eurosistemit.
d

Gjithashtu, u diskutuan opsionet e financimit dhe zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare.

Në këtë takim morën pjesë edhe guvernatorët dhe zëvendësguvernatorët e Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe ekipi teknik i Bankës Botërore që mbështet shtetet e Ballkanit Perëndimor në projektin rajonal për modernizimin e sistemit të pagesave dhe aplikimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë teknik me qëllim funksionalizimin e infrastrukturës teknike që mbështet qasjen në SEPA dhe integrimin në sistemet e pagesave të Bashkimit Evropian, si synim përfundimtar i përbashkët.

Guvernatori Ismaili me këtë rast falënderoi ekipin e BB-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj BQK-së, duke mirëpritur angazhimin për financimin dhe asistencën teknike për realizimin e ketij projekti.

Ky takim njëherësh përmbylli vizitën e delegacionit të BQK-së në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së, të mbajtura në Washington D.C.

Delegacioni i BQK-së takoi ne Washington D.C. zyrtarët e lartë të institucionit financiar EuroClear
Skip to content