Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët i kanë ndarë Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës çmimin “Praktika më e mirë në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve” për vitin 2020.

Me këtë rast Zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli ka falënderuar dy institucionet për këtë vlerësim që reflekton angazhimin e BQK-së për informimin e publikut në të gjitha gjuhët zyrtare për ekonominë në përgjithësi.

Zëvendësguvernatori Havolli ka thënë se BQK-ja që nga fillimi të gjitha publikimet i përgatit në gjuhën shqipe, serbe dhe gjuhën angleze për palët e jashtme dhe se ky çmim është njohje e angazhimit të gjithë stafit të BQK-së në respektimin e ligjit për gjuhët.

BQK nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për bonot e thesarit për diasporën Banka Qendrore e Republikës së Kosovës publikon Raportin Vjetor për vitin 2020
Skip to content