media

Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja, ka uruar të gjithë gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në urimin e tij, Nurboja ka theksuar se liria e medias dhe ajo e fjalës së lirë, janë thelbësore për një shoqëri të lirë dhe demokratike.

“BQK vazhdon të ruajë traditën e bashkëpunimit të ngushtë dhe korrekt me të gjitha mediat në Kosovë dhe jashtë saj. Bashkëpunimi me mediat, do të vazhdojë të jetë një nga pikat kryesore të punës së institucionit tonë edhe në të ardhmen, me qëllimin e vetëm të informimit të drejtë dhe korrekt të publikut”, thuhet në urim.

U.d Guvernatori Nurboja ka theksuar se me misionin e tyre fisnik për të përçuar vetëm të vërtetën, mediat luajnë një rol jetik në avancimin e shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Publikohen statistikat e bankave komerciale për janar 2024 Zëvendësguvernatori Fusha: BQK-ja po avancon kornizën rregullative dhe infrastrukturën për shërbimet e pagesave drejt gjithëpërfshirjes dhe integrimit financiar
Skip to content