Foto-1-scaled.jpg

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, organizuan punëtorinë me institucionet financiare rreth rregulloreve të rishikuara të qeverisjes korporative dhe deklaratat mbikëqyrëse.
Koordinatori për Funksione të Përgjithshme, Labinot Preniqi ka thënë se BQK-ja është e angazhuar në avancimin e mëtutjeshëm të industrisë financiare në Kosovë, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Foto-2-scaled.jpg

Ai ka falënderuar BERZH-in për mbështetjen e realizimit të kësaj punëtorie.
Në këtë punëtori u organizuan tri sesione: për bankat, siguruesit, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, ku është diskutuar për rregullativën e qeverisjes korporative dhe deklaratën mbikëqyrëse për bankat, si dhe ndryshimet kryesore nga rregullorja e mëparshme e qeverisjes korporative, arsyeshmëria për këto ndryshime, lidhja me deklaratën mbikëqyrëse dhe praktikat më të mira.

Programi për Forcimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor, me synim integrimin në SEBQ Vendimet e Bordit të BQK-së më 1 shtator 2022
Skip to content