bqk-objekti-1024x683

Bordi i Bankës Qendrore, më 31 gusht 2023 miratoi ndryshimet e Rregullores për Sistemin e Pagesave Ndërbankare të Kosovës – KIPS, me qëllim të rritjes së efikasitetit të shërbimeve të pagesave, si dhe reflektimit të synimit për zgjerimin e sistemit me institucione tjera të pagesave dhe parave elektronike, kur të krijohen kushtet.

Këto ndryshime janë pjesë e veprimeve që Banka Qendrore ka planifikuar në kuadër të një prej objektivave kryesore të saj për nxitjen dhe ruajtjen e një sistemi të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave, të cilat pritet të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve të pagesave. 

Disa prej përmirësimeve në funksione dhe procese të këtij sistemi, të mundësuara me këto ndryshime janë:

  • Kreditimi i llogarisë për transaksionet e pagesave të pranuara, vetëm përmes verifikimit të IBAN, në pajtim me rregullat e Skemës së Pagesave të BE-së SEPA për pagesat me vlerë të vogël, çfarë pritet të ndikojë në uljen e kthimeve të pagesave dhe procesim më efikas të tyre;
  • Procesimi më efikas i transaksioneve për shkak të lirimit të hapësirës së bazës operacionale të sistemit;
  • Rregullimi i huas brenda-ditore dhe shpalosja e disa veglave të nevojshme për menaxhimin më të mirë të likuiditetit për pjesëmarrësit e këtij sistemi;
  • Përcaktimi i saktë i momentit të regjistrimit dhe shlyerjes së një transaksioni, nga kur i njëjti konsiderohet i parevokueshëm, si parim bazë i sistemeve të pagesave; si dhe 
  • Qartësimi i kritereve të anëtarësimit të pjesëmarrësve në KIPS, me mundësinë që në të ardhmen të krijohen kushtet ligjore dhe teknike edhe për anëtarësimin e pjesëmarrësve të ri jobanka, siç janë institucionet e pagesave dhe institucionet e parave elektronike.
    Rregulloren mund ta gjeni në linkun në vijim: https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/11/Rregullore-per-Sistemin-e-Pagesave-002.pdf
Publikohen statistikat e Bilancit të Pagesave për muajin qershor 2023 Guvernatori Ismaili priti shefin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut z. Paolucci
Skip to content