BQK

Bordi i Bankës Qendrore, në mbledhjen e datës 29 nëntor 2023, miratoi Rregulloren për Strukturën dhe Përdorimin e Identifikuesit Unik të Llogarisë së Pagesës për Transaksionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare, e cila do të mundësojë pajisjen me kodin e identifikimit (i njohur si KIO) të llogarive të pagesave edhe për institucionet financiare jobankare të autorizuar nga BQK për ofrimin e shërbimeve të pagesave dhe parave elektronike.

Llogaritë e pagesave që ofrohen nga institucionet financiare jobankare tani do t’i nënshtrohen të njëjtit standardizim dhe rregull të formatit IBAN, i përdorur deri më tani vetëm për llogaritë bankare.

Sipas kësaj rregulloreje do të përcaktohet saktë struktura e IBAN-it (numri ndërkombëtar i llogarisë), BBAN-it (numri bazë i llogarisë) dhe kodit identifikues të ofruesit të shërbimit të pagesave (KIO). Gjithashtu, përcaktohen funksionet dhe detyrimet e BQK-së, si dhe ofruesve të shërbimit të pagesave në relacion me standardin e llogarive të pagesave. Përdorimi i standardit të përcaktuar në këtë rregullore do të krijojë disa përparësi në tregun e pagesave, si:

  • Duke përdorur standardin  IBAN edhe për llogaritë e pagesave të ofruara nga institucionet financiare jobanka, rritet interoperabiliteti i tyre me llogaritë bankare dhe krijon hapësirë për të zgjeruar konkurrencën në tregun e shërbimeve të pagesave.
  • Përdorimi i kodit identifikues KIO nga institucionet financiare jobanka, si iniciues apo përfitues i transaksioneve të pagesave të kreditit apo debitimit direkt, do të mundësojë identifikimin e transaksioneve të pagesave të këtyre institucioneve në Sistemin Ndërbankar të Pagesave – KIPS, por gjithashtu do të lehtësojë shkëmbimin e transaksioneve të pagesave ndërmjet bankave dhe institucioneve financiare jobanka.
  • Standardi IBAN i përdorur në transaksionet e pagesave nga institucionet  financiare  jobanka, do të lehtësojë procedurat e identifikimit te klientëve urdhërues dhe pranues të transaksioneve të pagesave, si dhe do të krijojë lehtësira për luftimin e keqpërdorimeve financiare;
  • Brenda IBAN-it, përmes kodit KIO, identifikohen qartë në nivel vendor por edhe ndërkombëtar iniciuesit/pranuesit e pagesave;

Këto ndryshime janë pjesë e veprime të Bankës Qendrore në kuadër të Strategjisë së saj, me vizion krijimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël në Kosovë, të mbështetur me infrastrukturë të sigurt dhe efikase të pagesave, si dhe me një gamë të gjerë të instrumenteve dhe shërbimeve të pagesave.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është që t’u ofrohet përdoruesve të pagesave më shumë zgjidhje, në sa më shume vende për kryerjen e transaksioneve, në mënyra më të përshtatshme dhe me kosto efektive, në mbështetje edhe të objektivit të rritjes dhe zgjerimit të përfshirjes financiare në vend. Rregulloren e miratuar mund ta gjeni në linkun në vijim:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/Rregullore-per-IBAN-28-nentor-23-1.pdf

Guvernatori i BQK-së priti në takim Ekipin e Finance in Motion GmbH – Fondi Evropian për Evropën Juglindore, Zyra në Kosovë Përfundimi i Misionit të Ekipit të FMN-së: Zgjedhja e Guvernatorit të BQK-së i ka dhënë shtysë të re zbatimit të reformave fiskale dhe financiare në Kosovë
Skip to content