Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka miratuar vazhdimin e Linjës REPO për BQK-në deri më 31 janar 2027.

Kushtet e vazhdimit të linjës së BQE janë pranuar nga BQK-ja me Letër Konfirmimin e datës 29 janar 2025, pas kërkesës së BQK-së të datës 25 nëntor 2024 për vazhdim, dhe para skadimit të marrëveshjes së mëparshme.

Linja e përkohshme REPO në shumë maksimale prej 100 milionë euro, siguron një masë shtesë parandaluese për të adresuar nevojat e mundshme të likuiditetit dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës.

Burimi: Banka Qendrore Evropiane (BQE)

Megjithëse BQK nuk e ka shfrytëzuar Linjën REPO të deritanishme, BQK e konsideron këtë instrument si shumë të rëndësishëm për stabilitetin monetar dhe financiar të Kosovës, veçanërisht marrë parasysh situatën aktuale të pasigurive globale dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonomitë botërore dhe tregjet financiare.

Me këtë rast, BQK-ja shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për Këshillin Drejtues dhe Presidenten Lagarde të Bankës Qendrore Evropiane.

Guvernatori Ismaili merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë mbi Reformat në Sistemin Pensional Publikimi i statistikave për BQK-në (Pasqyra, Bilanci i Gjendjes dhe Asetet Rezervë) për muajin janar 2025
Skip to content