Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave VI-IX të shkollave fillore në Kosovë, për krijimin e vizatimeve dhe punimeve artistike me një nga temat e mëposhtme:

  • Rëndësia e kursimeve për të ardhmen
  • Si të menaxhojmë buxhetin tonë
  • Paratë dhe teknologjia – Si po ndryshon mënyra e përdorimit të parave?
  • Edukimi financiar – Çelësi për një të ardhme më të sigurt

Qëllimi i konkursit

Ky konkurs ka për qëllim të motivojë nxënësit të shprehin kreativitetin e tyre duke reflektuar mbi rëndësinë e kursimeve, menaxhimin e zgjuar të parasë dhe edukimin financiar. Përmes vizatimeve dhe punimeve artistike, pjesëmarrësit do të ndihmojnë në përhapjen e mesazheve për të kuptuar më mirë botën financiare.

Vlerësimi dhe çmimet

Punimet artistike do të vlerësohen nga një komision i posaçëm, i cili do të përzgjedhë 3 punimet më të mira.


10 punimet më të mira do të shpërblehen me nga 100 €.

Rregullat e pranimit dhe kriteret e vlerësimit

  1. Punimi mund të jetë individual ose grupor.
  2. Nxënësit mund të krijojnë vizatime me dorë ose punime artistike të tjera (p.sh. kolazhe, projekte, anime, piktura) që lidhen me temat e konkursit.
  3. Punimi duhet të jetë origjinal dhe të përcjellë qartë mesazhin e zgjedhur.
  4. Punimet duhet të jenë krijuese dhe të reflektojnë qartë temën e zgjedhur.
  5. Çdo punim duhet të përmbajë informacionin e plotë për pjesëmarrësin:
  6. Emri dhe mbiemri i nxënësit
  7. Emri i shkollës dhe klasa
  8. Numri i telefonit të prindit/kujdestarit
  9. E-maili (nëse është i disponueshëm)

Dorëzimi i punimeve

  • Punimet mund të dorëzohen të fotografuara në formatin PNG, përmes emailit në [email protected],
    apo
  • Në format fizik (vizatim në letër A3 ose A4, ose punim tjetër artistik i ngjashëm) në adresën e mëposhtme:

Për:
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Edukim Financiar
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
Rr. Garibaldi nr. 33, 10000, Prishtinë

Data e fundit e dorrezimit 5 mars 2025,

Punimet fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren për qëllime edukative.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.

Fituesit do të shpallen gjatë Javës Ndërkombëtare të Parasë 2025.

Suksese të gjithëve!

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për videon më të mirë në fushën e financave dhe ekonomisë Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin e Çekisë Sh. T. Bohumil Mazánek – diskutohen zhvillimet dhe reformat në sektorin financiar
Skip to content