Përfshirja financiare në epokën e digjitalizimit, masat e politikave që duhet të ndërmerren në kontekstin rajonal për të avancuar agjendën e përfshirjes financiare dhe ruajtur stabilitetin financiar në të njëjtën kohë, ishte temë diskutimi e sesionit të tretë të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”.

Panelistët diskutuan një varg çështjesh që lidhen me shqetësimet aktuale që janë në sektorin financiar, duke nisur nga fakti se a duhet të inkurajohet sektori financiar që të jetë më aktiv në huazimin e sektorëve të pafavorizuar dhe nën shërbim, në mënyrë që të arrijë një zhvillim më të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu, u diskutua edhe për rolin e konsumatorit në rritjen e përfshirjes  financiare, rolin që duhet ta kenë Agjencitë e Garantimit të Kredisë në rritjen e kreditimit dhe përfshirjes financiare etj.

Panelistë të ftuar në sesionin e tretë ishin:Linda Van Gelder, Drejtoreshë Regjionale për Ballkanin Perëndimor, Peter Kruschel, Drejtor i Drejtoratit për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare, BaFin, Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv, Banka BPB, Helmut Wacket, Shef i Divizionit, Inovacionit dhe Integrimit të Tregut nga Banka Qendrore Evropiane, pastaj Bertram Wieland nga Deutsche Bundesbank dhe Sylvia Wisniwski, Drejtoreshë Menaxhuese e Finance in Motion dhe  Këshilltare për Investime në EFSE.

Në këtë sesion u diskutua për punën e Bankës Botërore për të përmirësuar përfshirjen financiare në epokën e digjitalizimit, masat që duhet të merren në kontekstin rajonal për të çuar përpara agjendën e përfshirjes financiare duke ruajtur stabilitetin financiar.

Gjithashtu, panelistët diskutuan edhe për aktivizimin më të madh të sektorit financiar në sigurimin e qasjes në financa dhe të kreditimit për të pafavorizuarit, dhe të nën shërbyerit në mënyrë që të arrihet një rritje më e balancuar dhe më gjithëpërfshirëse. 

Po ashtu, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve u diskutuan edhe për gjetjen e mundësive për të përfituar nga infrastruktura e përbashkët për qasje dhe identifikim elektronik në mënyrë që të zvogëlohen kostot e transaksionit dhe të rritet vëllimin e tyre.

Drejtues vendës dhe ndërkombëtar diskutuan për mundësitë dhe rreziqet e sektorit bankar Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave
Skip to content