Diskutimi në panel është fokusuar në rolin e ndërmjetësimit financiar në sektorin bankar të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik rajonal.

Panelistët gjithashtu kanë vë theksin në modernizimin e sistemeve të pagesave të nxitur nga prania e bankave të huaja dhe zgjerimin e adoptimit të bankimit digjital, që është shumë me rëndësi për nxitjen e gjithëpërfshirjes financiare.

Paraprakisht Zëvëndësguvernatori i BQK-së, z. Dardan Fusha bëri një prezantim lidhur me temën, duke i hapur kështu rrugën fillimit të panelit.

Moderator:

Asad Alam, Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Rritje të Drejtë, Financa dhe Institucione, Grupi i Bankës Botërore

Panelistë:

  • Anita Angelovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Veriore
  • Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë
  • Irena Radovic, Guvernatore e Bankës Qendrore të Malit të Zi
  • Sebastian Sosa, Përfaqësues Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Fondi Monetar Ndërkombëtar
  • Ahmet Ismaili, Guvernator dhe Kryetar i Bordit Ekzekutiv, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Diskutimet u pasuruan më tej nga prezantimi i znj. Julia Wörz, Drejtoreshë e Divizionit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore në Bankën Kombëtare të Austrisë, mbi temën: “Pagesat dhe transaksionet pa para të gatshme: Si qëndrojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor?”.

Guvernatori Ismaili merr pjesë në Konferencën Vjetore të nivelit të lartë të organizuar nga Banka e Shqipërisë Mbahet diskutimi i Sesionit të Dytë me titull “Përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim”
Skip to content