BQK

Në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur me datë 13 korrik 2023, z. Ahmet Ismaili u zgjodh Guvernator i ri i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në garën për Guvernator ishin dy kandidatë, Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli, në votim morën pjesë 61 deputetë , ku z.Ahmet Ismaili mori 56 vota, Lulzim Ismajli 4 vota dhe një votë ishte e pavlefshme.
Kuvendi i Republikës së Kosovës e procedon vendimin për dekretim të Guvernatorit te Presidentja e Republikës së Kosovës.
Mandati i Guvernatorit është pesëvjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.

Kumtesë për shtyp Mbahet punëtoria dy ditore e BQK-së me sektorin financiar si dhe Bankën Botërore
Skip to content