Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të Edukimit Financiar me një sërë aktivitetesh të organizuara për të promovuar ndërgjegjësimin financiar tek fëmijët dhe të rinjtë ka shënuar 100-vjetorin e Ditës Botërore të Kursimeve.


Aktivitetet filluan me një vizitë në Shkollën Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, ku rreth 140 nxënës morën pjesë në një sesion, të përshtatur për fëmijët e ciklit të ulët, informues dhe edukativ. Temë kryesore ishte rëndësia e kursimeve, krijimi i shprehisë se kursimeve dhe menaxhimi i duhur i financave personale.

Ekipi i Edukimit Financiar të BQK-së informoi nxënësit mbi vlerën e parasë, rolin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionimin e sektorit financiar, përfshirë bankat, sigurimet, dhe të gjitha institucionet financiare në vendin tonë. Përmes këtyre shpjegimeve, nxënësve të kësaj shkolle u janë përcjellë mesazhe të rëndësishme për njohuritë bazë mbi financat personale, vendosjen e qëllimeve financiare dhe rëndësinë e fillimit të hershëm për t’i arritur ato.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit treguan interes të veçantë për temën e kursimeve duke bërë pyetje mbi mënyrën e krijimit të një buxheti, rëndësinë e krijimit të shprehive të shëndetshme financiare dhe për aspekte të tjera të lidhura me rolin e BQK-së dhe produktet e shërbimet e ndryshme që ofrohen nga sektori financiar.

Gjithashtu, ata ishin angazhuar për mesazheve të ndryshme për kursimet të cilat i kishin paraqitur përmes punimeve të krijuara për të ilustruar rëndësinë e kursimeve, duke ofruar një perspektivë kreative dhe entuziaste mbi konceptin e kursimeve e edukimit financiar. Për të mbështetur konceptin e kursimeve që nga një moshë e hershme, BQK-ja shpërndau materiale edukative dhe arka kursimi me qëllim që fëmijët të informohen edhe te motivohen për krijimin e shprehive të kursimeve.

bqk-kursime_006-1024x801

Aktivitetet e BQK-së në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Kursimeve vijuan me një bashkëpunim të suksesshëm me German Sparkassenstiftung for International Cooperation, për të përçuar mesazhin rreth edukimit financiar edhe te grupet e tjera të të rinjëve, ku njëherësh u realizuan aktivitete edhe në RIT Kosovo (A.U.K.) dhe Kolegjin AAB.

Dita e Kursimeve shënohet në mbarë botën nga institucionet financiare që nga viti 1924. Kjo datë u vendos në kongresin e mbajtur në Milano, me qëllim të ngritjes së njohurive dhe rëndësisë së kursimeve. BQK-ja e shënon këtë ditë me aktivitete të ndryshme edukative për disa vite me radhë.

Delegacioni i BQK-së takohet me Drejtorinë e Përgjithshme për Stabilitet Financiar, Shërbime Financiare dhe Tregjeve të Kapitalit të Komisionit Evropian (DG FISMA): Konfirmohet para-aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në SEPA dhe përcaktohen hapat e mëtejshëm Prezantimi i Raportit për Evropën të FMN-së mbi Perspektivën Ekonomike Rajonale në Prishtinë – Guvernatori Ismaili: Sistemi financiar në vendin tonë mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar mirë
Skip to content