Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me qëllim të promovimit të hulumtimeve, në kuadër të edukimit financiar, fton të gjithë studiuesit që të marrin pjesë në çmimin e BQK-së për ekonomistët e rinj.
Në këtë drejtim, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS PËR PUNIMET KËRKIMORE
me temat:

• Ndikimi i teknologjisë dhe digjitalizimit në transformimin e ekonomisë, me theks në ndikimin e sistemit të pagesave në Kosovë.

 Monedhat digjitale dhe përfshirja financiare: Eksplorimi i ndikimit të mundshëm të monedhave digjitale në ekonomi dhe në përfshirjen financiare në Kosovë.

• Ndikimi i rreziqeve nga ndryshimet klimatike në ekonominë e Kosovës, në veçanti në stabilitetin e sektorit financiar.

• Drejt ekonomisë pa para të gatshme: sfidat dhe mundësitë e reduktimit të parasë së gatshme nga qarkullimi, fuqizimi i pagesave elektronike dhe efektet e pritshme fiskale në Kosovë.

Kriteret e përmbajtjes së punimit

• Punimi duhet të jenë në fushën e sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës
• Punimi duhet t’i plotësojë kriteret e një pune shkencore dhe mund të jetë në formën e ngjashme të një: temë diplome (Bachelor), temë diplome pasuniversitare (Master) apo teze të doktoratës (Dr.);
• Punimi duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze;
• Punimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 25 faqe, lloji i shkrimit duhet të jetë Times New Roman, madhësia 12 me hapësirë dyfishe dhe në përputhje me rregullat standarde të citimit bibliografik duke përdorur manualin e publikimeve APA (Edicioni 7), përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.

Kriteret për përzgjedhjen e punimit nga komisioni vlerësues në BQK

• Komisioni vlerësues i përbërë nga personeli i BQK-së, do të përzgjedhë punimin më të mirë, por mund edhe të sugjerojë që një ose më shumë nga ekonomistët e rinj konkurrues të shpërblehen me çmimin e BQK-së, duke përdorur kriteret e përgjithshme, siç janë:
Interesi i temës në ekonominë kosovare – ndërkombëtare
Cilësia e hulumtimit shkencor apo sinteza
– Cilësia e të shkruarit
– Hulumtimet/shkrimet e autorëve të përfshirë në punim duhet të identifikohen mirë me fusnota dhe referenca
Relevanca dhe kontributi shkencor në nxitjen apo ndryshimin e politikave
• Pa paragjykuar pikën paraprake, vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni vlerësues, andaj nuk është e detyrueshme që numri i shpërblimeve të jetë një ose më shumë se një;
• Fituesit e çmimeve të mëparshme, punonjësit aktualë dhe të mëparshëm (në tri vitet e fundit) të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nuk mund të aplikojnë në këtë konkurs
• Punimet që nuk përkojnë me rregullat e etikës apo të përgatitura përmes platformave të inteligjencës artificiale do të refuzohen dhe procedohen sipas praktikave ligjore në fuqi, duke njoftuar edhe universitetet përkatëse lidhur me këtë.
• Një kandidat mund të aplikojë vetëm njëherë dhe për një temë.

Kriteret për aplikim

• Kandidati mund të jetë autor individual apo autor kryesor dhe të ketë bashkautor të punimit;
• Kandidati duhet të jetë qytetar i Republikës së Kosovës apo student nga shtetet tjera, të cilët janë në studime në universitete të akredituara në Republikën e Kosovës;
• Kandidati që sjell tema të tjera e që nuk janë relevante me temën e publikuar në këtë konkurs, punimi i tyre nuk do të merret parasysh;
• Kandidati duhet të jetë student i nivelit Bachelor, Master apo të Doktoratës.

Procedura e aplikimit

• Studentët e interesuar mund të aplikojnë:
Duke dorëzuar punimet e tyre në versionin elektronik (PDF), në [email protected], të shoqëruar nga tri kopje me shkrim të dërguara në adresën: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj, Garibaldi 33, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës, e cila vlen në rastin kur studentët bashkëpunojnë me pedagogët e tyre gjatë punimit.

Kopjen e letërnjoftimit dhe detajet e kontaktit si: e-mail adresën, numrin e telefonit dhe adresën postare të banimit.
Dëshmi që vërteton nivelin e studimeve Bachelor, Master apo Doktoraturë në Kosovë.
• Pas analizimit të punimeve të pranuara, do të njoftohen vetëm kandidatët, punimet e të cilëve do të përzgjidhen nga komisioni vlerësues.

Shpërblimet

• Fituesve do t`ju akordohet mirënjohje nga BQK për kontributin e tyre.
• Çmimi i parë do të shpërblehet 1,200 euro, çmimi i dytë me 800 euro dhe çmimi i tretë me 500 euro.
• Data e fundit për dorëzimin e punimit është 1 dhjetor 2023, ora 16.30.

BQK

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 26 tetor 2023, mori vendim për emërimin e z. Dardan Fusha, Zëvendësguvernator për Operacione Bankare të Bankës Qendrore.

Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor 2023, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin Rregullores për Auditim të Jashtëm të Bankave;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Strukturën dhe Përdorimin e Identifikuesit Unik të Llogarisë së Pagesës për Transaksionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare;
  • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të Bankës Qendrore për tremujorin e tretë të vitit 2023;
  • Vendim për miratimin e Rregullës për Procedurat e Punës së Bordit të Bankës Qendrore;
  • Vendim për miratimin e Strukturës Organizative të Bankës Qendrore.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

  • Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
  • Raportet përmbledhëse nga takimet e Komitetit të Auditimit të mbajtura më 24.10.2023 dhe 31.10.2023;
  • Raportin mbi aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për periudhën Janar-Shtator 2023;
  • Planin Vjetor të Komitetit të Auditimit për vitin 2024.
bqk-objekti-1024x683

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në vijim të komunikatës dhe udhëzimeve të datës 7 nëntor 2023, me qëllim të udhëzimeve shtesë dhe sqarimit të paqartësive të ngritura, njofton qytetarët dhe bizneset se të gjitha denominimet në Euro të kartëmonedhave dhe monedhave të vërteta (origjinal), pa përjashtim, janë mjet i vlefshëm pagese në Republikën e Kosovës. Asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendos për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave.

BQK duke njohur rëndësinë që ka furnizimi i ekonomisë së Republikës së Kosovës me para të gatshme dhe nevojën që të ruhet besueshmëria dhe integriteti i Euros në përdorimin e saj si mjet pagese, është duke u koordinuar në aspektin ndër-institucional me organet përgjegjëse për t’i mbështetur në veprimet e tyre për kufizimin dhe parandalimin e këtij aktiviteti kundër ligjor, duke ofruar të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm dhe mbështetjen profesionale dhe teknike.

Si rezultat i bashkërendimit të aktiviteteve që dalin nga detyrat dhe plani i përbashkët, dhe veprimit efektiv të konfiskimit të një sasie të madhe të monedhave të denominimit prej 2 € nga organet e zbatimit të ligjit, ku edhe BQK kishte kontribut, edhe më tej udhëzohen qytetarët dhe bizneset të vazhdojnë të kenë kujdes të shtuar gjatë transaksioneve me këtë denominim.

Monedhat e vërteta janë të dallueshme nga ato të falsifikuara dhe se ka disa mundësi që të identifikohen. Monedhat e falsifikuara përgjithësisht kanë veti të ndryshme magnetike nga ato të vërteta, si dhe në pamje kanë një kualitet të dobët të detajeve, zakonisht ngjyrë të ndryshme të rrethit dhe sipërfaqes brenda rrethit dhe mungesë të shkronjave në skaje. Prandaj BQK udhëzon qytetarët dhe bizneset që për një verifikim më të lehtë të bazohen në manualin e publikuar në vijim:

https://bqk-kos.org/edu/materials/monedhat-euro-vecorite-dhe-tiparet-e-sigurise

Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Nenit 296 të Kodit Penal Nr. 06/L-074 të Republikës së Kosovës dhe Nenit 19 dhe 20 te Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës se Kosovës, kushdo që prodhon, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdorë ose posedon paranë e falsifikuar me qëllim që ta vë në qarkullim si të vërtetë, dënohet me gjobë ose burgim. Prandaj, në rast të dyshimit, qytetarët dhe bizneset udhëzohen që të kontaktojnë Policinë e Kosovës në mënyrë që monedhat e dyshuara si të falsifikuara të tërhiqen nga qarkullimi dhe të dërgohen për analizë tek Agjencia e Kosovës për Forenzikë, ashtu qe te luftohet burimi i prejardhjes së tyre dhe shpërndarjes brenda vendit. Luftimi i këtij fenomeni do të vazhdojë dhe bashkëpunimi i tillë është i nevojshëm për rezultate efektive nga organet e zbatimit të ligjit.

BQK udhëzon bizneset që furnizimin me monedha të bëjnë vetëm përmes bankave, monedhat e pranuara t’i verifikojnë para se të njëjtat t’i ri-qarkullojnë, të punojnë në vetëdijesimin dhe trajnimin e punonjësve dhe mënyrën e identifikimit të tyre.

Lidhur me këtë, bankat dhe institucionet tjera financiare duhet të vazhdojnë të ngrisin kapacitetet e tyre në adresimin e kësaj dukurie, të lehtësojnë furnizime me monedha të reja për qytetarët dhe bizneset dhe të shtojnë komunikimin me klientët dhe autoritetet përkatëse sa më efektivisht.

Gjithashtu, bankat dhe institucionet jo bankare, duke përdorur pajisjet e tyre adekuate dhe të avancuara, të lehtësojnë deponimin apo zëvendësimin e monedhave që detektohen si origjinale me denominime në monedha më të vogla apo kartëmonedha që konsiderohen nga qytetarët dhe bizneset më lehtë të qarkullueshme.

Për aq sa është e mundur, rekomandohet shmangia e përdorimit te parasë se gatshme dhe përdorimi i mjeteve elektronike të pagesave, por pa penguar dhe kufizuar te drejtën e secilit për të zgjedhur instrumentin ligjor te pagesës me rastin e kryerjes së pagesave.

BQK brenda mandatit dhe fushëveprimit të saj, mbetet e përkushtuar të mbështes organet ligj zbatuese në zbatimin e të gjitha veprimeve përkatëse institucionale në luftimin e falsifikimit të parasë si një veprim i paligjshëm dhe i dënueshëm. Ndërsa do të vazhdojë të monitoroj, udhëzoj publikun, asistoj dhe marr masa për të ndihmuar në luftimin e këtij fenomeni, i shfaqur edhe në vendet tjera dhe i cili kërkon përgjigje adekuate dhe efektive jo vetëm në nivel lokal.

Sa i përket ankesave lidhur me këtë çështje, çdo pengesë eventuale që qytetarët apo bizneset mund të hasin nga institucionet financiare ato mund të adresohen në BQK, kurse nëse pengesat për qytetarët paraqiten nga bizneset, ata mund t’i adresojnë ankesat e tyre të institucionet përkatëse inspektuese (qendrore apo lokale), apo tek organet e zbatimit të ligjit.

Bordi i Bankës Qendrore, në mbledhjen e datës 29 nëntor 2023, miratoi Rregulloren për Strukturën dhe Përdorimin e Identifikuesit Unik të Llogarisë së Pagesës për Transaksionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare, e cila do të mundësojë pajisjen me kodin e identifikimit (i njohur si KIO) të llogarive të pagesave edhe për institucionet financiare jobankare të autorizuar nga BQK për ofrimin e shërbimeve të pagesave dhe parave elektronike.

Llogaritë e pagesave që ofrohen nga institucionet financiare jobankare tani do t’i nënshtrohen të njëjtit standardizim dhe rregull të formatit IBAN, i përdorur deri më tani vetëm për llogaritë bankare.

Sipas kësaj rregulloreje do të përcaktohet saktë struktura e IBAN-it (numri ndërkombëtar i llogarisë), BBAN-it (numri bazë i llogarisë) dhe kodit identifikues të ofruesit të shërbimit të pagesave (KIO). Gjithashtu, përcaktohen funksionet dhe detyrimet e BQK-së, si dhe ofruesve të shërbimit të pagesave në relacion me standardin e llogarive të pagesave. Përdorimi i standardit të përcaktuar në këtë rregullore do të krijojë disa përparësi në tregun e pagesave, si:

  • Duke përdorur standardin  IBAN edhe për llogaritë e pagesave të ofruara nga institucionet financiare jobanka, rritet interoperabiliteti i tyre me llogaritë bankare dhe krijon hapësirë për të zgjeruar konkurrencën në tregun e shërbimeve të pagesave.
  • Përdorimi i kodit identifikues KIO nga institucionet financiare jobanka, si iniciues apo përfitues i transaksioneve të pagesave të kreditit apo debitimit direkt, do të mundësojë identifikimin e transaksioneve të pagesave të këtyre institucioneve në Sistemin Ndërbankar të Pagesave – KIPS, por gjithashtu do të lehtësojë shkëmbimin e transaksioneve të pagesave ndërmjet bankave dhe institucioneve financiare jobanka.
  • Standardi IBAN i përdorur në transaksionet e pagesave nga institucionet  financiare  jobanka, do të lehtësojë procedurat e identifikimit te klientëve urdhërues dhe pranues të transaksioneve të pagesave, si dhe do të krijojë lehtësira për luftimin e keqpërdorimeve financiare;
  • Brenda IBAN-it, përmes kodit KIO, identifikohen qartë në nivel vendor por edhe ndërkombëtar iniciuesit/pranuesit e pagesave;

Këto ndryshime janë pjesë e veprime të Bankës Qendrore në kuadër të Strategjisë së saj, me vizion krijimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël në Kosovë, të mbështetur me infrastrukturë të sigurt dhe efikase të pagesave, si dhe me një gamë të gjerë të instrumenteve dhe shërbimeve të pagesave.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është që t’u ofrohet përdoruesve të pagesave më shumë zgjidhje, në sa më shume vende për kryerjen e transaksioneve, në mënyra më të përshtatshme dhe me kosto efektive, në mbështetje edhe të objektivit të rritjes dhe zgjerimit të përfshirjes financiare në vend. Rregulloren e miratuar mund ta gjeni në linkun në vijim:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/Rregullore-per-IBAN-28-nentor-23-1.pdf

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 27 dhjetor 2023, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Buxhetit të Bankës Qendrore për vitin 2024;
  • Vendim për miratimin e Planit Strategjik të Bankës Qendrore 2024-2028;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme;
  • Vendim për miratimin e Planit të Punës të Auditimit të Brendshëm për vitin 2024;
  • Vendim për miratimin e Planit të Punës së Bordit për vitin 2024.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

  • Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
  • Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit;

Planin Strategjik të Auditimit të Brendshëm për periudhën 2024-2026

bqk-objekti-1024x683

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton siguruesit, kompanitë ligjore të auditimit dhe të gjitha palët e përfshira të interesit, lidhur me shtyrjen e afatit të zbatimit të Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 17 “Kontratat e Sigurimit” në Republikën e Kosovës. Ky njoftim bazohet në vendimin e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF), të datës 07.12.2023.

Zbatimi i SNRF 17 “Kontratat e Sigurimit” do të jetë në fuqi për periudhën e raportimit vjetor që fillon më datën 1 janar 2026. Megjithatë, faza përgatitore dhe plani i veprimit nga siguruesit duhet të përfshijë aktivitete dhe veprime konkrete duke filluar nga viti 2024, drejt përgatitjes për zbatimin e plotë të këtij standardi deri në fund të vitit 2025.

SNRF 17 është standard i avancuar i raportimit financiar që zbatohet nga siguruesit dhe institucionet e ngjashme financiare, me efekt material në sigurimin e transparencës dhe informacionit të besueshëm për tregun dhe përdoruesit e tjerë të informacionit financiar dhe si i tillë ka ndikim të madh dhe të rëndësishëm në mënyrën se si maten, njihen dhe raportohen kontratat e sigurimit.

SNRF 17 e zëvendëson SNRF 4 apo standardin e mëparshëm që rregullonte kontratat e sigurimit.

BQK në kuadër të mandatit të saj mbikëqyrës të mbështetur në Ligjin Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Ligjin Nr. 05/L -045 për Sigurimet merr parasysh kompleksitetin e zbatimit të kërkesave SNRF 17 “Kontratat e sigurimit”, implikimet e pritura, dhe nevojën e përgatitjes nga ana e siguruesve. Në këtë drejtim, vlerëson se sigurimi i implementimit cilësor të SNRF 17 është thelbësor dhe me efekt të gjithmbarshëm edhe në sigurimin e një sistemi transparent, të qëndrueshëm, efikas dhe konkurrues të sektorit të sigurimeve.

Në këtë funksion, çështja e implementimit të SNRF 17 “Kontratat e sigurimit”, është shqyrtuar dhe trajtuar në frymën e kapaciteteve ekzistuese të siguruesve drejt nevojës dhe detyrimit të zbatimit cilësor të këtij standardi, efekteve në proceset dhe resurset ekzistuese mbikëqyrëse, prej nga është konstatuar që ka bazë të arsyeshme për propozimin dhe kërkesën për shtyrje të afatit të zbatimit të SNRF 17 për tri vite, respektivisht të jetë efektiv për periudhat e raportimit vjetor që fillojnë më datën 1 janar 2026.

Procesi i shtyrjes së afatit të zbatimit të SNRF 17 është konkluduar pas harmonizimit të qëndrimeve ndërmjet BQK-së dhe Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) për shtyrjen e zbatimit të SNRF 17 “Kontratat e Sigurimit” në Republikën e Kosovës.

f1-1024x683

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në vazhdën e aktiviteteve vjetore që i zhvillon në kuadër të Programit të Edukimit Financiar ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve për esenë më të mirë për nxënësit e klasave X – XII të shkollave të mesme, garë kjo e shpallur gjatë shënimit të Ditës Botërore të Kursimeve, me moton “Kursej me mençuri – investoj në të ardhmen time”.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka përgëzuar nxënësit për punën e bërë në esetë e tyre, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me angazhimin për rëndësinë e parasë dhe kulturës së kursimeve në veçanti.

f2-1024x683

“Ju përgëzoj për punën e bërë në esetë e juaja. BQK ju inkurajon që të vazhdoni tutje duke treguar për rëndësinë e edukimit financiar, parasë dhe kulturës së kursimeve në veçanti”, tha Guvernatori Ismaili para nxënësve fitues.

Po ashtu, Guvernatori Ismaili theksoi se BQK-ja do ta ketë në fokus edukimin financiar dhe promovimin e qasjes dhe gjithëpërfshirjes në financa të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

f3-1024x683

“BQK-ja do ta ketë në fokus edukimin financiar, qasjen në financa dhe promovimin e gjithëpërfshirjes financiare, në bashkëpunim me institucionet relevante. Bota po ndryshon shpejt e ne duhet të jemi në hap me të, ndryshimet e avancuara të teknologjisë informative dhe transformimit digjital, ndryshimet mjedisore e sociale, të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, e ne duhet të përgatitemi të përballemi me to”, theksoi Guvernatori Ismaili.

f4-1024x683

Çmimi i parë për punimin më të mirë iu nda nxënëses Yllza Islami nga Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë, vendi i dytë iu nda nxënëses Hira Mashkulli nga Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, derisa vendeve të treta i ka takuar nxënësve Narta Kazazi, Rumesa Bejiqi, Klesta Qehaja, Ron Kaçuri, Lis Ademi nga Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë, Yll Musliu nga Gjimnazi Shoqëror-Gjuhësor “Dr. Shaban Hasani” në Ferizaj, Verona Beqiri nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë dhe Sena Tyfekçi nga Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren.

f5-1024x683

Nga ana tjetër, në emër të nxënësve fitues, Yllza Islami dhe Rumesa Bejiqi falënderuan BQK-në për mundësinë e dhënë që të jenë pjesë e garës, por edhe të ngritjes së njohurive të tyre në financa.

Ky aktivitet i BQK-së përmbyll aktivitetet e saj në kuadër të Ditës Botërore të Kursimeve që zhvillohet nga viti 2013, organizime këto që udhëhiqen nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

f6-1024x683

Në fund, nxënësit e pranishëm kanë parashtruar pyetje për Guvernatorin e BQK-së dhe ekipin e Edukimit Financiar, ku gjithashtu kanë komentuar përvojat e tyre jetësore rreth kursimeve, duke bërë një vizitë nëpër ambientet e punës së BQK-së.

BQK

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 gusht 2023, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për shfuqizimin e Vendimit nr. 6/2023;

• Vendim për emërimin e z. Dardan Fusha Ushtrues i Detyrës së Zëvendësguvernatorit për Operacione Bankare.

Skip to content