Takim nr. 07/2019, 29 mars 2019

Bordi Ekzekutiv ka miratuar regjistrimin e “Mogo” si institucion financiar jobankar.

Bordi Ekzekutiv ka miratuar Udhëzimin për tarifat e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Listën e tarifave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 mars  2019,  mori vendimet si në vijim: 

  • Miratimi i  Rregullores për  Menaxhimin e Rrezikut Kreditor;
  • Miratimi i Rregullores për Kreditë Jopërformuese dhe Ristrukturimet;
  • Miratimi i  Rregullores për Aplikimin e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar 9.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv, Raportin Vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2018 dhe Raportin Vjetor të Komitetit të Auditimit të BQK-së për vitin 2018.

Ju njoftojmë se konkursi i shpallur më datë 6 qershor 2020 dhe që ka përfunduar më datën 22 qershor, për pozitën “Zyrtar për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar” në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës është anuluar.

Departamenti i Burimeve Njerëzore

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), me rastin e Javës Ndërkombëtare të Parasë 2019, shpall konkurs për nxënësit e klasave IV-V të shkollave fillore të Kosovës, të realizojnë punime mbi konceptin e tyre të menaxhimit të parasë: si fitohen paratë, si shpenzohen paratë në mënyrën e duhur, si të kursejmë, sfidat, etj.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Kjo marrëveshje u nënshkrua si rezultat i takimeve të mëhershme të zhvilluara me përfaqësues të këtyre institucioneve, në të cilat u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së institucioneve financiare në Kosovë. 
Marrëveshja ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit për ngritjen e nivelit të sigurisë në sektorin bankar në mënyrë që bankat, personeli i tyre dhe qytetarët të kenë një ambient sa më të sigurt për zhvillimin e aktivitetit të tyre. 

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për ngritjen e sigurisë në sektorin bankar

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar institucionet e angazhuara në arritjen e kësaj marrëveshjeje për bashkëpunimin dhe masat e ndërmarra me qëllim të ofrimit të një ambienti më të sigurt për institucionet financiare që operojnë në Kosovë.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 31 janar 2019, mori vendimet si në vijim:

– Miratimi i  Rregullores për Normën Efektive të Interesit dhe Kërkesat për shpalosje për Institucionet Financiare Jobankare;

– Miratimi i Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut Kreditor për Institucionet Financiare Jobankare.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Më 4 maj 2016 Banka Qendrore Evropiane pati vendosur që të ndërprejë prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të kartëmonedhës në vlerë prej 500€ dhe si rrjedhojë duke filluar prej 27 janarit 2019, 17 nga 19  bankat qendrore kombëtare të eurozonës nuk do të lëshojnë më në qarkullim kartëmonedhën në vlerë prej 500€.

Për të siguruar një tranzicion të qetë dhe për arsye logjistike, Banka e Gjermanisë dhe Banka e Austrisë do të vazhdojnë të lëshojnë në qarkullim këtë denominim deri më 26 prill 2019.

Kartëmonedhat ekzistuese në vlerë prej 500€ to të vazhdojnë të mbeten tender ligjor dhe mund të përdoren si mjet pagese dhe gjithmonë do të ruajnë vlerën e tyre (d.m.th mund ta shpenzoni ose ruani atë). Gjithashtu bankat komerciale, zyrat e këmbimit dhe palët e tjera komerciale mund të vazhdojnë të riqarkullojnë kartëmonedhën ekzistuese në vlerë prej 500€.

Ashtu si të gjitha denominimet e tjera të kartëmonedhave euro (të serisë së parë), edhe denominimi në vlerë prej 500€ gjithmonë do të ruajë vlerën e saj dhe mund të këmbehet në një bankë qendrore kombëtare të zonës së euros në çdo kohë.

bqkmars-1024x683-1

Takim nr. 01/2019, 18 janar 2019

Bordi Ekzekutiv ka miratuar Manualin e udhëzimeve dhe formularëve për raportim të fondeve pensionale.

Bordi Ekzekutiv ka miratuar Udhëzimin për formularin e informatave mbi kreditë konsumuese.

28.07.2021-1024x683

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka mirëpritur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve për vitin 2021, i cili njeh zhvillimet në sektorin financiar.
Raporti i DASH vlerëson se sistemi rregullativ është në pajtueshmëri me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Nuk ka kufizime përtej kërkesave normale rregullatore në lidhje me burimin e kapitalit, përshtatjen dhe aftësinë e investitorëve.

Raporti në fjalë, thekson se BQK-ja ka marrë të gjitha masat e kërkuara për të përmirësuar politikat për rrjedhën e lirë të burimeve financiare. Gjithashtu, theksohen përmirësimet e vazhdueshme të qasjes në kredi të sektorit privat, ndërsa investitorët e huaj mund të marrin kredi dhe mund të hapin llogari bankare.

Megjithëse sipas parashikimeve të FMN-së ekonomia kosovare gjatë vitit 2020 kishte rënie prej 6% për shkak të COVID-19, sektori bankar mbetet mirë i kapitalizuar dhe profitabil.

Raporti vlerëson se shërbimet financiare dhe huadhënia bankare janë përmirësuar dukshëm gjatë viteve të fundit. Në mars 2021 kreditë joperformuese janë në nivelin prej 2.7%, përderisa normat e interesit kanë rënë dukshëm, nga një mesatare prej 12.7% që ishin në vitin 2012 në një mesatare prej 3.1% në marsin e vitit 2021.

Gjithashtu, lejohet transferimi i fondeve në tregjet e huaja ose shndërrimi në valutë të huaj, të cilat duhet të përpunohen në përputhje me procedurat bankare të BE-së.

Kosova nuk zbaton asnjë lloj kontrolli të kapitalit ose kufizime në flukset ndërkombëtare të kapitalit dhe si e tillë, qasja në këmbimin e valutave të huaja për dërgesat e investimeve është e liberalizuar plotësisht.

Pavarësisht tronditjeve nga COVID-19 në të gjitha ekonomitë botërore, në vitin 2020 remitancat në Kosovë ishin të qëndrueshme dhe shënuan rritje prej 15.1% ose mbi 1.2 miliard dollarë.

Më shumë detaje rreth Raportit mund t’i gjeni në vegëzën në vijim: https://www.state.gov/reports/2021-investment-climate-statements/kosovo/

20.10.2021-1024x642

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur përfundimet e nxjerra në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2020, i cili njeh angazhimin dhe masat e ndërmarra në sektorin financiar dhe po ashtu ofron rekomandime për avancime të mëtejme.

Raporti thekson se sektori financiar, i mbështetur nga masat e ndërmarra nga BQK lidhur me shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive, ka vazhduar të rritet në vitin 2020 dhe në gjysmën e parë të 2021, duke ruajtur adekuatshmërinë e kapitalit dhe nivelet e likuiditetit.

Këto masa ndihmuan në përmbajtjen e ndikimit të krizës në sektorin bankar dhe mbështetën rritjen e kreditimit.

Sektori financiar i rezistoi krizës Covid-19 kryesisht për shkak të niveleve të larta të kapitalit të bankave.

Treguesi i adekuatshmërisë së kapitalit të bankave mbeti i qëndrueshëm dhe dukshëm mbi raportin e kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 12%.

Gjithashtu, u theksua se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vazhdoi gradualisht me zbatimin e kornizës së Bazel III rreth kërkesave të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe raportit të leverazhit.

Raporti i Komisionit Evropian vlerëson se ndërmjetësimi financiar ka vazhduar të rritet. Pavarësisht pandemisë, kreditimi nga sektori bankar u rrit me 7.1 % në vitin 2020, ndërsa në prill-qershor 2021 u përshpejtua në mbi 10 % nga viti në vit. Rritja e kreditimit u lehtësua nga normat e ulëta të interesit, rritja e vazhdueshme e depozitave, përmirësimi i zbatimit të kontratave dhe rritja e garantimit të kredive.

Raporti potencon mos konstituimin e Bordit Drejtues të BQK-së duke ndikuar kështu në qeverisjen e Bankës Qendrore dhe në procesin e saj të vendimmarrjes. Andaj, ritheksohet kërkesa që në afat sa më të shpejtë Bordi i BQK-së të bëhet plotësisht funksional.

Raporti gjithashtu ka paraqitur rekomandimet që duhet të adresohen nga BQK-ja:

Të vazhdojë të zbatojë udhërrëfyesin për zbatimin e masave të Solvencës II dhe të rritë rolin mbikëqyrës në sektorin e sigurimeve;

Avancimin e mëtutjeshëm në zbatimin e kornizës Basel III dhe miratimi i ndryshimeve në kornizën ligjore të Kosovës që qeveris institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, në përputhje me praktikat më të mira.

Skip to content