bqk-remitencat_032024_SHQ-1024x576

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin mars 2024, remitancat për shkurt 2024 dhe ato preliminare për mars 2024.

Ndërmjetësitë tjerë financiar
Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit mars 2024 kanë arritur vlerën e 564.49 milionë eurove, duke shënuar rritje për 9.26 milionë euro.
Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 66.78% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar në mars 2024 arritën vlerën e 376.96 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 6.32 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 60.36% në totalin e kredive të sektorit mikrofinanciar.
Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin shkurt 2024 ishte 38.13 milionë euro.
Kompanitë e sigurimeve
Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit mars 2024, arritën vlerën e 314.83 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 2.11 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.14%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 29.10% dhe risigurimet me pjesëmarrje 15.03%.
Fondet pensionale
Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit mars 2024 kanë arritur vlerën e 2.87 miliardë eurove, e cila përfaqëson rritje për 74.14 milionë euro.
Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 75.26% të gjithsej aseteve.
Remitancat
Remitancat në shkurt 2024 arritën vlerën 85.58 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin mars 2024 ishin rreth 112.13 milion euro, duke arritur kështu vlerën për tre muajt e parë të vitit 2024 në 284.07 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit mars kanë qenë përmes IFJB 61.46%, përmes bankave komerciale 15.20%, ndërsa, kanalet tjera 23.34%.
Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls

dhe

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 30 prill 2024, mori vendimet si në vijim:
• Vendim për miratimin e Rregullores për Kërkesat e Mbajtjes së Rrezikut dhe Mbulimit përmes Risigurimit;
• Vendim për miratimin e Rregullores për Parimet e Menaxhimit të Rrezikut të Vendit dhe të Transferit.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:
• Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

IMG_3893-1024x683

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), në mbledhjen e mbajtur më 3 maj 2024, miratoi Udhëzimin mbi Politikat dhe Procedurat për Menaxhimin Efektiv të Rrezikut të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (PPFT) gjatë ofrimit të shërbimeve financiare, i aplikueshëm për të gjitha institucionet financiare.

Ky Udhëzim përcakton politikat dhe procedurat që institucionet financiare duhet të vendosin për të menaxhuar në mënyrë efektive këto rreziqe, duke promovuar zgjerimin e përfshirjes financiare, konkurrencën dhe mbrojtjen e konsumatorit në sektorin financiar.

Institucionet financiare sipas këtij udhëzimi duhet të sigurojnë që zbatimi i këtyre politikave dhe procedurave nuk mund të rezultojë me refuzime apo ndërprerje grupore të marrëdhënieve kontraktuale/biznesore për kategori të caktuara të klientëve të cilët i vlerësojnë me rrezik të lartë për PPFT. BQK njeh përgjegjësinë dhe obligimin e institucioneve financiare në vlerësimin e rrezikut të klientëve të tyre, vlerësim që sipas këtij udhëzimi duhet të bëhet individualisht për profilin e secilit aplikues ose pranues të produkteve/shërbimeve financiare individualisht.

Refuzimi apo ndërprerja e marrëdhënies kontraktuale/biznesore nga institucionet financiare mbi bazën e rrezikut për kategori të caktuar të klientëve (sipas segmenteve, statusit ligjor, apo tjetër) pa vlerësuar profilin e rrezikut individual, konsiderohet veprim i pa justifikuar dhe tregues i menaxhimit jo efektiv të rrezikut nga PPFT. Kjo mund të kufizojë qasjen në financa dhe gjithëpërfshirjen financiare si dhe reduktojë konkurrencën në sistemin financiar, prandaj edhe adresohet përmes këtij udhëzimi.

Gjithashtu, udhëzimi eviton praktikat e pashëndetshme të institucioneve financiare të cilat pamundësojnë qasjen e kategorive dhe subjekteve të caktuara në shërbime financiare pa një vlerësim adekuat të rrezikut të tyre individualisht dhe të mirë argumentuar, ndërsa promovon mbrojtjen e konsumatorëve dhe zgjerimin e përfshirjes financiare, për një rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të sektorit financiar konkurrues.

BQK-ja në zbatim të mandatit të saj mbetet e përkushtuar që të sigurojë se standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare zbatohen drejtë dhe me saktësi. Prandaj, miratimi i këtij udhëzimi, të cilit i ka paraprirë Udhëzuesi për kujdesin e duhur dhe faktorët e rrezikut (i datës 29 Dhjetor 2023), ndihmon institucionet financiare të menaxhojnë në mënyrë efektive këto rreziqe gjatë ofrimit të shërbimeve financiare, ndërsa është edhe në funksion të zgjerimit të qasjes në financa, si dhe ruajtjes së integritetit dhe stabilitetit të sistemit financiar të vendit tonë.

Udhëzuesin e miratuar mund ta gjeni në faqen zyrtare të BQK-së:

banka-qendrore-e-kosoves-1

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin prill 2024, remitancat për mars 2024 dhe ato preliminare për prill 2024.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit prill 2024 kanë arritur vlerën e 572.25 milionë eurove, duke shënuar rritje për 7.65 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 66.97% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar në prill 2024 arritën vlerën e 383.23 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.24 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 60.15% në totalin e kredive të sektorit mikrofinanciar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin prill 2024 ishte 36.31 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit prill 2024 arritën vlerën e 317.00 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 1.00 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.64%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.14% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.99%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit prill 2024 kanë arritur vlerën e 2.87 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 75.70% të gjithsej aseteve.


Remitancat në mars 2024 arritën vlerën 109.08 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin prill 2024 ishin rreth 114.3 milion euro, duke arritur kështu vlerën për katër muajt e parë të vitit 2024 në 395.34 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit prill kanë qenë përmes IFJB 64.23%, përmes bankave komerciale 14.83%, ndërsa, kanalet tjera 20.94%.
Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim: 

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls

dhe:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 31 maj 2024, u njoftua me:
• Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit.
• Raportin mbi aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për periudhën janar-mars 2024. dhe
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit për Qeverisje, Etikë dhe Burime Njerëzore.

trusti-logo

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) njofton se është rishpallur konkursi për dy anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së:
• një anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve në Kosovë dhe
• një anëtar me përvojë profesionale në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre në Kosovë.

Informacionet e plota për këtë konkurs mund të gjenden në faqen e internetit të FKPK-së:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/FKPK_Konkurs_BordiDrejtues_shq_202406.pdf

bqk_remitanca_052024_SHQ-1024x576

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin maj 2024, remitancat për prill 2024 dhe ato preliminare për maj 2024.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën e 583.67 milionë euro, duke shënuar rritje për 11.42 milionë euro. Struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 66.88% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar në maj 2024 arritën vlerën e 390.35 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 7.12 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 60.03% në totalin e kredive të ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin maj 2024 ishte 41.89 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit maj 2024 arritën vlerën e 318.62 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 1.62 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.40%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.24% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.92%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit maj 2024 kanë arritur vlerën e 2.90 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 78.14 % të gjithsej aseteve.

Remitancat në prill 2024 arritën vlerën 113.22 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin maj 2024 ishin rreth 119.74 milionë euro, duke arritur kështu vlerën për pesë muajt e parë të vitit 2024 në 513.99 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit maj kanë qenë përmes IFJB 56.31%, përmes bankave komerciale 14.98% dhe kanaleve tjera 28.71%.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls

dhe

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 26 qershor 2024, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare Vjetore të Bankës Qendrore për vitin 2023;
  • Vendim për miratimin e Raportit Vjetor të Bankës Qendrore për vitin 2023;
  • Vendim për miratimin e Alokimit të të Ardhurave të ndashme të BQK-së;
  • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare për tremujorin e parë 2024;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Informacionet që Shoqërojnë Transferet e Fondeve.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

  • Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
  • Raportin Përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit, të mbajtur me 6 qershor 2024;
  • Raportin Informues mbi Statusin e Përmbushjes së Rekomandimeve të FMN-së.
cbk-shq-1024x576

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Sistemi Ndërbankar i Pagesave (SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij. Ky njoftim bëhet për të informuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë përdoruesit e shërbimeve bankare.

Megjithatë, disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre. Në atë rast, edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë.

BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet. Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar.

Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale.

bqk_financat_062024_SHQ-1024x576

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin qershor 2024.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit qershor 2024 kanë shënuar vlerën e 583.66 milionë euro, duke qëndruar pothuajse në nivel të njëjtë me atë të muajit paraprak.

Struktura e aseteve të këtyre institucioneve dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 67.93% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetësve tjerë financiar në qershor 2024 arritën vlerën e 396.48 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.13 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 59.76% në totalin e kredive të ndërmjetësve tjerë financiar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin qershor 2024 ishte 51.60 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit qershor 2024 arritën vlerën e 326.21 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 7.59 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 44.97%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.39% dhe risigurimet me pjesëmarrje 15.48%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën e 2.94 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 78.02 % të gjithsej aseteve.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Skip to content