banka-qendrore-e-kosoves-1 (1)

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, sot më 01.02.2023 është dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe Qeveri, lista e kandidatëve për pozitën e Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës, si në vijim:

  1. Ahmet Ismaili – 35.3 pikë,
  2. Nexhat kryeziu – 34.0 pikë,
  3. Lulzim Ismajli – 33.0 pikë,
  4. Shkendije Himaj – 26.0 pikë.

Për sqarim, maksimumi i mundshëm i pikëve për pozitën si më lartë ka qenë 40 pikë.


Kumtesë për Shtyp
26/01/2023

Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër, ka përcaktuar listën e kandidatëve (renditje alfabetike) për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës, si në vijim:

  1. Ahmet Ismaili,
  2. Lulzim Ismajli,
  3. Nexhat Kryeziu,
  4. Shkendije Himaj.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale të parapara me aktet juridike në fuqi lidhur me kandidatët e cekur më lartë, propozimi (lista e kandidatëve) do të procedohet sipas Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

banka-qendrore-e-kosoves-1 (1)

Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe në kriteret e përcaktuara në konkursin për plotësimin e pozitës së Guvernatorit/es të Bankës Qendrore të Kosovës, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër, ka përcaktuar listën e kandidatëve (renditje alfabetike) për ta dërguar në Kuvendin e Kosovës, si në vijim:

  1. Ahmet Ismaili,
  2. Lulzim Ismajli,
  3. Nexhat Kryeziu,
  4. Shkendije Himaj.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale të parapara me aktet juridike në fuqi lidhur me kandidatët e cekur më lartë, propozimi (lista e kandidatëve) do të procedohet sipas Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

bqk-parate-1024x552

Falsifikimi i parasë është një ndër veprat më të vjetra kriminale dhe paraqet rrezik dhe brengë për të gjitha vendet pa përjashtim. Me qëllim të ruajtjes së integritetit të parasë në qarkullim, lufta kundër kësaj dukurie është një aktivitet i përditshëm i të gjitha institucioneve përgjegjëse pa përjashtuar këtu edhe publikun e gjerë.

Në fund të vitit 2023, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka koordinuar me sukses takime ndër-institucionale për të hartuar dhe zbatuar strategji efektive për luftimin e qarkullimit të monedhave të falsifikuara, veçanërisht monedhave 2 euro. Përmes masave të qarta dhe veprimeve të koordinuara, si heqja e tarifave për deponimin e monedhave, sigurimi i furnizimit të ekonomisë me monedha të reja përmes bankave komerciale dhe ndryshimet rregullative të transportit ndërkufitar të monedhave është arritur të tërhiqen nga qarkullimi sasi e konsiderueshme e monedhave të falsifikuara.

Konkretisht nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth dy milionë copë monedha të denominimeve prej 2 euro, monedha këto të deponuara nga bizneset dhe qytetarët në bankat komerciale. Po ashtu, BQK-ja dhe bankat komerciale kanë detektuar dhe parandaluar hyrjen në sistemin financiar, duke i tërhequr nga qarkullimi rreth 47,168 copë monedha të denominimeve prej 2 euro, të dyshuara si të falsifikuara. BQK-ja ka furnizuar ekonominë e Republikës së Kosovës përmes bankave komerciale me afër 6.75 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar. Ky angazhim ka kontribuar në zvogëlimin e qarkullimit të monedhave false, ka lehtësuar identifikimin dhe ka ngritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë çështje.

Në zbatim të masave rregullative, përmes Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, sa i përket rregullimit të transportit ndërkufitar të monedhave me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara, personat fizikë dhe personat juridikë që nuk ushtrojnë veprimtari financiare, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e monedhave nëse bartin më shumë se 100 copë/njësi, pavarësisht që vlera e tyre është nën kufirin e deklarimit prej 10,000 (dhjetëmijë) euro. Gjithashtu, si rezultat i masave përkatëse, deri më tani numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 230,000 (dyqind e tridhjetë mijë) copë/njësi apo mbi 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) milionë euro. Ky veprim, përveç që ka ndikuar aspektin e reduktimit të rrezikut të parave të falsifikuara, ka kontribuar dhe ndihmuar në strategjinë përkatëse kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

monedhat-shq

BQK vazhdon të nxitë qytetarët dhe bizneset të deponojnë monedhat e tyre në bankat komerciale pa kosto dhe çdo dyshim për tentim të futjes në qarkullim të parave të falsifikuara nga falsifikatoret ta raportojnë tek autoritetet përgjegjëse. Po ashtu, bizneset nxiten që të furnizohen me monedha vetëm përmes bankave komerciale dhe te shmangin kanalet jozyrtare.

Prandaj, BQK ripërsërit qëndrimin dhe rekomandon që:

  • Të shmanget sa më shumë përdorimi i parasë së gatshme në blerje dhe të zëvendësohet me pagesa elektronike dhe kartelave bankare;
  • Të tregohet vëmendje e veçantë ndaj monedhave të pranuara;
  • Bankat dhe institucionet financiare jobankare të promovojnë pagesat elektronike dhe shtrijnë rrjetin e pajisjeve për pagesa me kartela bankare;
  • Bizneset të cilat pranojnë para të gatshme të shtojnë përpjekjet e tyre duke investuar në teknologjitë që bëjnë detektimin e parave të falsifikuara dhe lëvizin drejt reduktimit të parasë së gatshme si mjet pagese; dhe
  • Qytetarët në bazë të ligjit të raportojnë te autoritetet përgjegjëse (Policia e Kosovës) çdo dyshim për tentim të futjes në qarkullim të parave të falsifikuara nga falsifikatorët.

BQK rikonfirmon angazhimin e saj të plotë për të mbështetur çdo përpjekje për të luftuar kundër parave të falsifikuara dhe nxit vazhdimin e masave parandaluese dhe edukative. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen e thellë ndaj të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kanë kontribuar dhe ndihmuar në këto aktivitete të luftës ndaj këtij fenomeni, krahas institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe bashkëpunuese në këto përpjekje, që me gjithë rezultatet pozitive, duhet te vazhdojnë dhe janë sfida të përhershme.

per-video

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall konkurs për nxënësit e klasave X-XII-të, të shkollave të arsimit të mesëm të lartë të Kosovës, të realizojnë video rreth konceptit të tyre për: Menaxhimin e sigurt të parave, si të jemi të kujdesshëm nga rreziqet e mundshme kur bëjmë blerje online, si të bëjmë kujdes ndaj rreziqeve që mund të përfshijnë mashtrime financiare duke përfshirë phishing, mashtrime gjatë blerjeve në internet dhe rreziqe që lidhen me privatësinë e të dhënave.

Qëllimi i videos është të bart mesazhin – mbrohu duke u informuar për të mos rënë pre e  mashtrimeve financiare për shkak të njohurive të kufizuara.

Qëllimi i këtij konkursi është zhvillimi i njohurive dhe nxitja e nxënësve për të zhvilluar të kuptuarit e rëndësisë së të qenurit të informuar rreth rreziqeve dhe mashtrimeve financiare gjatë qasjes në internet.

Videot e pranuara do të vlerësohen nga komisioni i cili do të themelohet për të përzgjedhur 3 nga videot më të mira.

Çmimet për videot e fituese do të jenë:

Çmimi i parë 300 €,

Çmimi i dyti 200 €,

Çmimi i tretë 150 €.

Rregullat e pranimit:

1. Videoja mund të jetë individuale apo grupore.

2. Videoja duhet të jetë punë origjinale krijuese dhe të përcjellë qartë mesazhin e temës.

3. Videoja mund të jetë në gjuhën shqipe ose serbe.

4. Videoja duhet të ketë përmbajtje dhe strukturë adekuate për temën, të jetë punë origjinale dhe të mos jetë e kopjuar.

5. Videoja nuk duhet të jetë më e gjatë se 2 minuta.

6. Nxënësit e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar videot e tyre në e-mailin  [email protected] ose përmes https://wetranfer.com. Punimet gjithashtu mund të dërgohen edhe në formë fizike, me CD në adresën e më poshtme:

Për: Departamentin për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar

Rr. Garibaldi nr .33, 10000, Prishtinë.

7. Mos harroni të shënoni emrin, mbiemrin, emrin e shkollës tuaj, klasën, nr. e telefonit, nr. e telefonit të prindit dhe e-mailin tuaj!

Videot fituese do të kalojnë në pronësi të BQK-së dhe do të përdoren si material edukativ.

Pas përfundimit të procedurave të përzgjedhjes së videove më të mira, do të kontaktohen vetëm nxënësit fitues.

Data e fundit për dorëzim do të jetë: 10 maj 2024.

Suksese!

IMG_3893-1024x683 (1)

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 22 mars 2024, miratoi Manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT).

Qëllimi i këtij Manuali është ngritja e kapaciteteve mbikëqyrëse drejt qasjes së bazuar në rrezik e cila mundëson identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si dhe përshtatjen e strategjisë mbikëqyrëse në përputhje me rrezikun e paraqitur.

Me hartimin e këtij kuadri të mbikëqyrjes, qasja e bazuar në rrezik integrohet në të gjitha elementet e konceptit të programit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare për pajtueshmërinë me parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit njëkohësish na mundëson që të demonstrojmë që mbikëqyrja e pajtueshmërisë me PPP/LFT realizohet duke u mbështetur në praktikat më të mira si dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të FATF (Financial Action Task Force).

Ky Manual është përgatitur me asistencën teknike nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër krimit ekonomik (PECK III). Prandaj, me këtë rast BQK-ja falënderon Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

BQK mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe rregullative duke zbatuar standardet me të larta, me mbështetjen e partnereve strategjik, në pajtim me objektivat e saj dhe Planin Strategjik 2024-2028.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2024, mori vendimet si në vijim:
• Vendim për miratimin e Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Aktuarët e Sigurimeve;
• Vendim për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit të Siguruesve.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:
• Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit, të mbajtur më 12 mars 2024;
• Raportin mbi aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për vitin 2023.

foto_kryesore_remitancat-1024x576

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka prezantuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave për janar 2024 dhe ato preliminare për shkurt 2024.

Ndërmjetësitë tjerë financiarë

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiarë në fund të muajit shkurt 2024, kanë arritur vlerën e 555.2 milionë eurove, duke shënuar rritje për 15.1 milionë euro.

Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 66.8% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiarë në shkurt 2024 arritën vlerën e 370.6 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 60.6% totalin e kredive të sektorit mikrofinanciar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin shkurt 2024 ishte 41.4 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit shkurt 2024, arritën vlerën e 312.7 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 0.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 44.8%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 29.0% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.6%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit shkurt 2024, kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë eurove, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 77.8% të gjithsej aseteve.

Remitancat

Remitancat në janar 2024 arritën vlerën 86.4 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin shkurt 2024 ishin rreth 87.9 milionë euro, duke arritur kështu vlerën prej 174.3 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit shkurt kanë qenë përmes IFJB 64.4%, bankave 15.9%, ndërsa kanalet tjera 19.7%.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim: 

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls

dhe

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2024, mori vendimet si në vijim:
• Vendim për miratimin e Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Aktuarët e Sigurimeve;
• Vendim për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit të Siguruesve.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:
• Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit, të mbajtur më 12 mars 2024;
• Raportin mbi aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për vitin 2023.

fmn-bqk-ballina-1024x585

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Z. Sebastian Sosa ka vizituar Republikën e Kosovës gjatë periudhës 18-24 mars 2024, për diskutime mbi rishikimin e dytë të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF), që vendi ynë ka me FMN.

Ekipi i FMN-së pas përfundimit të Misionit ne komunikatën e lëshuar nga ana e tyre konstatoi se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka vazhduar të avancojë agjendën ambicioze të reformave institucionale në linjë me Planin Strategjik 5-vjeçar, ka bërë përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e qeverisjes, menaxhimit të rrezikut, mbikëqyrjes financiare dhe adresimin e hendeqeve në luftën për parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit, duke i konsideruar të mirëseardhura dhe si aktivitete që duhet të vazhdojnë.

Ekipi i FMN-së ka konstatuar se sistemi bankar vazhdon të jetë i shëndoshë, likuid dhe të mirë kapitalizuar, duke theksuar ekzistencën e rezervës emergjente për likuiditet si dhe linjën REPO (100 milionë euro) me Bankën Qendrore Evropiane (BQE), e zgjatur se fundi deri në janar 2025.

Gjithashtu, Ekipi i Misionit të FMN-së ka njohur arritjen e caqeve që BQK i ka pasur të dakorduara në kuadër të programit, duke përshirë miratimin e Rregullores së re të punës e cila qartëson rolet dhe përgjegjësitë e Bordit Ekzekutiv dhe Bordit Mbikëqyrës të BQK-së, si dhe hartimin e ligjit të ri për sektorin bankar, i cili do të dorëzohet së shpejti në Kuvend.

Komunikata e FMN konstaton se zbatimi i programit vazhdon të jetë në rrugën e duhur, me përmbushje të të gjitha caqeve kuantitative të fundit të dhjetorit 2023 dhe me avancim të kënaqshëm në agjendën e dakorduar të reformave strukturore.

BQK-ja mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha masave të parapara në Programin me FMN, në kuadër të aktiviteteve të reformuese në linjë me objektivat e saj.

Tekstin e plotë të komunikatës së FMN mund ta gjeni në linkun bashkëngjitur:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/kos-second-review-press-release-final-alb-3.pdf

banka-qendrore-e-kosoves-1

Republika e Kosovës ka arritur një moment historik përmes pranimit të vlerësimit kreditor BB- me perspektivë të qëndrueshme nga agjencia ndërkombëtare për vlerësimin kreditor “Fitch”. Vlerësimi nënvizon sektorin financiar të Republikës së Kosovës të qëndrueshëm dhe shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt progresit të sistemit financiar me efekte pozitive në zhvillimin ekonomik.

Vlerësimi i “Fitch” nënvizon themelet e forta të sektorit bankar të Republikës së Kosovës, duke e njohur qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e saj përgjatë sfidave të ndryshme financiare globale. Pikat kryesore të vlerësimit përfshijnë:

Themelet e qëndrueshme të Sektorit Bankar: Sektori bankar i Republikës së Kosovës është vlerësuar për kapitalizimin e fortë, me kapitalin e klasit të parë që arriti në 13.9% të aseteve të peshuara me rrezik në fund të vitit 2023. Përveç kësaj, sektori bankar vlerësohet për kthimin në ekuitet prej 19.9% dhe treguesin e mbulimit me likuiditet prej 2.8 herë më të lartë se kërkesat rregullatore.

Pronësia e Jashtme dhe Standardet Prudenciale: Me një pjesëmarrje prej 84% të aseteve të sektorit bankar në pronësi të huaj, kryesisht nga bankat me origjinë nga Bashkimi Evropian, institucionet financiare të Republikës së Kosovës përfitojnë nga standardet e larta prudenciale dhe ekspertiza ndërkombëtare. Pronësia e jashtme përforcon stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit.

Raporti i Kredive Jo-Performuese (NPL): Treguesi i kredive jo-performuese është shumë i ulët, duke rënë më tej në 1.9% në fund të vitit 2023, ku kreditë jo-performuese janë të provizionuara plotësisht, dhe tregojnë për një cilësi të lartë të portfolios kreditore në kuadër të sektorit bankar.  

Rritja e Kreditimit: Republika e Kosovës ka mbajtur një rritje të qëndrueshme nominale të kreditimit, me një mesatare prej afërsisht 15% në dy vitet e fundit, që tregon për një mjedis të favorshëm financiar që mbështet rritjen ekonomike.

Vlerësimi më tej thekson se përkundër ngritjes së normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane, në Republikën e Kosovës është manifestuar një efekt i pjesshëm i reflektimit në normat e interesit në depozita dhe kredi.

Ky vlerësim kreditor ri-konfirmon angazhimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të nxitur një sistem financiar të qëndrueshëm dhe dinamik, duke vendosur kështu një bazë për rritjen ekonomike të qëndrueshme. Vlerësimi i tille për stabilitetin financiar të Republikës së Kosovës dhe Praktikave Prudente bankare pozicionon vendin favorshëm në nivel ekonomik global.

Skip to content