Trusti

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) njofton se është rishpallur konkursi për 5 anëtarë profesionalë, 1 anëtar përfaqësues të punonjësve dhe 1 anëtar përfaqësues të punëdhënësve.  Informacionet e plota për këtë konkurs mund të gjenden në faqen e internetit të FKPK-së:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/Konkursi_Bord_Trusti_shq_202304.pdf

Konkursi është i hapur deri më 5 maj 2023, ora 16:00.

IMG_3893-1024x683

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të Planit për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, njofton opinionin publik se përmes operatorëve është duke dërguar SMS te qytetarët për t’i informuar mbi qasjen në llogari bankare dhe mundësitë e pranimit të mjeteve në llogaritë e tyre në Euro.

Po ashtu, BQK bën me dije se të gjithë ata qytetarë që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë në njërën nga bankat, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Përmbajtja e plotë e SMS-it të dërguar:

Qytetarë të nderuar,

Pranoni para përmes llogarisë bankare në Euro.

Kurseni dhe këmbeni në cilëndo valutë.

Hapni Llogari me Shërbime Bazike, pa tarifë të hapjes dhe të mirëmbajtjes.

080022255

banka-qendrore-e-kosoves-1 (1)

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, i përbërë nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, z. Bashkim Nurboja (kryesues), Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, sot mbajti një takim për të diskutuar procedimin e mëtejmë për të siguruar plotësimin sa më të shpejtë të pozitave vakante të anëtarëve të Bordit Drejtues të FKPK-së. Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i projektit të asistencës teknike të Ambasadës Britanike për rekrutimet në pozitat e larta publike në Kosovë.
Duke vlerësuar se në konkursin e fundit të shpallur për këto pozita, kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore, Komisioni unanimisht vendosi që ky konkurs të rishpallet me plotësimet e nevojshme. Konkursi i plotësuar do të shpallet javën e ardhshme dhe procesi i përzgjedhjes do të jetë i asistuar në kuadër të projektit në fjalë të Ambasadës Britanike.

BQK

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, mori vendimin si në vijim: Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i përfundimit të mandatit të Guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe në mungesë të Zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë (për shkak të përfundimit të mandatit), Bordi i Bankës Qendrore në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, në pajtim me nenin 46 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mori vendim që posti i Guvernatorit të merret përkohësisht nga Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore, ndërsa dy (2) anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore, do të marrin përkohësisht postet e Zëvendësguvernatorëve.
Vendimi si më lart është marrë, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me Ligjin nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

BQK

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, mori vendimin si në vijim: Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i përfundimit të mandatit të Guvernatorit të Bankës Qendrore, si dhe në mungesë të Zëvendësguvernatorëve me mandat të plotë (për shkak të përfundimit të mandatit), Bordi i Bankës Qendrore në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2023, në pajtim me nenin 46 të Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, mori vendim që posti i Guvernatorit të merret përkohësisht nga Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore, ndërsa dy (2) anëtarët joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore, do të marrin përkohësisht postet e Zëvendësguvernatorëve.
Vendimi si më lart është marrë, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së përmbushjes së objektivave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me Ligjin nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vlerësuar të papranueshëm kërkesën e shoqërisë “Fitorja” sh.p.k., për kontestimin e kushtetushmërisë së Aktgjykimit të [ARJ.nr.134/2021] të 29 dhjetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës në ndërlidhje me Aktvendimin [AA.nr.998/2021] të 16 nëntorit 2021 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.

Parashtruesi i kërkesës po ashtu ka kërkuar caktim të masës së përkohshme me qëllim të shmangies së dëmit të pariparueshëm dhe ”faktit se vendosja e masës së përkohshme rezulton së është dhe mbetet në interesin publik”.

“Duke qenë se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur dëshmitë e nevojshme për vendosje të masës së përkohshme, si dhe bazuar në faktin se Gjykata veçse ka konstatuar se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është qartazi e pabazuar, e njëjta konstaton se kërkesa për masë të përkohshme duhet të refuzohet”, thuhet në Aktvendim.

Në takimin e mbajtur më datë 24 shtator 2021, Bordi Ekzekutiv i BQK-së mori Vendim që Siguruesit “Kosova e Re”, t’i revokohej Licenca nr. 007 e datës 25 prill 2002, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhëse ligjore. Vendimi ishte marrë pasi siguruesi “Kosova e Re”, ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së, sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit, aftësisë paguese – solvencës dhe aseteve në mbulim të provizioneve teknike.

Në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përkatësisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së në pajtim me legjislacionin në fuqi, në mënyrë të vazhdueshme kishte bërë përpjekje për sanimin e gjendjes financiare të Siguruesit “Kosova e Re”.

Megjithatë, përkundër gatishmërisë dhe përpjekjeve të BQK-së, Bordi dhe Menaxhmenti i Siguruesit nuk kishte arritur t’i përmbushë kërkesat ligjore dhe përmirësimin e gjendjes financiare të Kompanisë.

Në të njëjtën kohë, Aksionari i Siguruesit “Kosova e Re” nuk iu është përgjigjur kërkesave të BQK-së për rritjen e kapitalit dhe arritjes në pajtueshmëri me kërkesat ligjore në fuqi. Mungesa e gatishmërisë së Aksionarit për t’i plotësuar kërkesat e kapitalit vuri në rrezik serioz, kapacitetet e Siguruesit për të përmbushur detyrimet ndaj të siguruarve dhe kreditorëve të tjerë.

Vendimi të BQK-së i kishte dhënë të drejtë Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.

Me datë 31 janar 2024 u mbajt takimi vjetor i Këshillit Kombëtar të Pagesave (KKP) me anëtarësi të zgjeruar. Takimi u drejtua nga Kryesuesi i Këshillit z. Dardan Fusha Zëvendësguvernator për Operacione Bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Përveç anëtarësisë së zgjeruar të KKP-së, në këtë takim morën pjesë Guvernatori i Bankës Qendrore z. Ahmet Ismaili dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati, si dhe përfaqësues nga Institucionet Qeveritare, Ambasada Amerikane (USAID), Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, Zyra e BE-së dhe SECO, Skemat Ndërkombëtare të Kartelave Visa dhe Master Card, si dhe pjesëmarrës dhe partnerë tjerë zhvillimor.

Takimi u hap me fjalë përshëndetëse nga Guvernatori z. Ismaili dhe Ministri z. Murati, ku u paraqiten orientimet strategjike dhe pikëpamjet e institucioneve përkatëse, duke nënvizuar efektet pozitive në ekonomi të një ndërmarrje të tillë me karakter gjithëpërfshirës kombëtar. Takimi vazhdoi me prezantimin nga Kryesuesi z. Fusha i cili vuri theksin tek iniciativat e Bankës Qendrore, të cilat synojnë rritjen e përfshirjes financiare të qytetarëve dhe zvogëlimin e përdorimit të pagesave me para të gatshme. Edhe folësit tjerë të ftuar, si drejtori i ATK-së z. Murtezaj dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore z. Banka, shpalosen qëndrimet e tyre plotësisht në linjë me Planin Strategjik të BQK-së dhe nismat aktuale në kuadër të KKP-së.

Në këtë kuadër, fokus iu dha draftit të Ligjit të ri për Shërbimet e Pagesave, përgatitjet e nevojshme për plotësimin e kritereve për anëtarësim në skemën e vetme të pagesave në zonën e BE-së (SEPA) dhe integrimi në sistemin e pagesave të shpejta të Bashkimit Evropian të njohur si TIPS. Këto zhvillime pritet të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të sistemit dhe instrumenteve të pagesave, përfshirë uljen e kostove dhe kohës së tranfereve dhe remitancave. Në këtë takim u diskutua mbi përmbushjen e objektivave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël dhe angazhimet e Bankës Qendrore në kuadër të projektit për Modernizimin e Sistemeve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor të sponsorizuar nga Komisioni Evropian, nën administrimin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) i cili është duke u implementuar nga Grupi i Bankës Botërore.

Të pranishmit në këtë takim u njoftuan edhe me praktika të vendeve tjera të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe me VISA dhe MC, sa i përket iniciativave gjithëpërfshirëse për reduktimin e parasë së gatshme. Gjithashtu, u prezantuan zhvillimet lidhur me avancimin e shërbimeve të pagesave nga bankat dhe IFJB-të, përfshirë gatishmërinë e tyre për tu përshtatur me zhvillimet e reja.

Në përfundim u diskutuan disa nga rekomandimet e nxjerra nga ky takim, lidhur me aktivitetet e nevojshme për reduktimin e përdorimit të parave të gatshme, si dhe mekanizmat e përcjelljes së këtyre projekteve përmes themelimit të grupeve punuese nën udhëheqjen e BQK-së dhe me përfshirjen e anëtarëve të Këshillit dhe institucioneve tjera relevante. Nisma konkrete me afate dhe akterë do të aranzhohen në vijim.

Materialet nga takimi vjetor i Këshillit Kombëtar të Pagesave:

Agjenda e Takimit – 31.01.2024

Përmbledhja e diskutimeve-Minutat e takimit dhe Rekomandimet/Konkluzionet

Prezantimet e këtij takimi:

  1. 1. Z. Dardan Fusha, Banka Qendrore e Kosovës: Funksionalizimi i KKP-së dhe zhvillimet në infrastrukturën ligjore dhe teknike në fushën e pagesave;
  2. 2. Z. Holti Banka, Banka Botërore: Kriteret dhe rruga e Kosovës drejt integrimit në SEPA;
  3. 3. Z. Lumni Rrustolli, Banka Qendrore e Kosovës: Përfshirja Financiare – të dhëna mbi zhvillimin e infrastrukturës dhe statistikave të shërbimeve të pagesave;
  4. 4. Znj. Oya Pinar, Banka Botërore: Paketa e pranimit te pagesave elektronike;
  5. 5. Znj. Eda Shaqiri dhe z. Gazmend Selmani, IFJB-të: Avancimi i shërbimeve në funksion të rritjes së përdorimit të pagesave me para elektronike. Roli dhe kontributi i këtij sektori
  6. 6. Znj. Snezana Sofijanic, Visa: Promovimi i Përfshirjes Financiare dhe Minimizimi i përdorimit të parave të gatshme, Vështrime nga vende të tjera dhe Zgjidhjet e avancuara;
  7. 7. Znj. Silvia Hadzhiyaneva, Mastercard: Dixhitalizimi i pagesave në Kosovë;
Bashkim Nurboja

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojën për Kryetar të Bordit të BQK-së.

Z. Nurboja është Profesor Universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik. Në punim të doktoratës ka trajtuar industrinë bankare. Z. Nurboja, Magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin “Staffordshire”, si dhe studimet për Biznes i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Bashkim Nurboja ka publikuar punime të ndryshme shkencore në revista shkencore në lidhje me industrinë bankare. Po ashtu, ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare me fokus për financa.

Z. Nurboja është Profesor në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe ka qenë pjesë të projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Z. Nurboja pason kryetarin e deritashëm Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.

BQK

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimin si në vijim:

Z. Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore.

Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;

facebook-93


Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me qëllim të promovimit të hulumtimeve shkencore, fton t
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me qëllim të promovimit të hulumtimeve shkencore, fton të gjithë hulumtuesit e rinj të aplikojnë me punën e tyre shkencore për çmimin e BQK-së për ekonomistët e rinj. Nëpërmjet të kësaj thirrjeje, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall:


KONKURS PËR PUNIME KËRKIMORE
me temat:

  • Roli i financave të gjelbra (Green Finance) në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.
  • Siguria kibernetike, privatësia dhe besimi në financa.
  • Anëtarësimi në SEPA si faktor nxitës për integrime evropiane.
  • Inovacionet teknologjike financiare dhe ndikimi i tyre në qasjen në financa dhe gjithëpërfshirjen financiare.
  • Rëndësia e edukimit financiar në mbrojtjen e konsumatorit.

Kriteret e përmbajtjes së punimit

  • Punimi duhet të jetë në fushën e sektorit financiar dhe zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.
  • Punimi duhet t’i plotësojë kriteret e një punë shkencore dhe mund të jetë në formën e ngjashme të një  temë të diplomës (Bachelor), pjesë nga tema e  diplomës pasuniversitare (Master) apo pjesë nga  tema e  doktoratës (Ph.D.).
  • Punimi duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe apo serbe, por secili version duhet të jetë edhe në gjuhën angleze sepse do të bëhet verifikimi i standardeve etike për plagjiaturë.
  • Punimi nuk duhet të jetë më gjatë se sa 8500 fjalë.
  • Rregullat dhe standardet e citimeve të referencave duke përdorur manualin e publikimeve APA (Edicioni 7), Chicago, Harvard apo edhe çdo model tjetër.
  • Përmbledhja ekzekutive nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe dhe lista e të gjitha referencave duhet t’i bashkëngjitet punimit.
  • Punimi kërkohet të jetë në versionin M.S Word lloji i shkrimit duhet të jetë Times New Roman, madhësia 12 me hapësirë 1,5.
  • Sistemi i citimit  të referencave preferohet të përdoren programet softverike: Mendelay (Mendeley – Reference Management Software), Endonte (EndNote – The Best Citation & Reference Management Tool)  apo edhe Zotero (Zotero | Your personal research assistant).

Kriteret për përzgjedhjen e punimit nga komisioni vlerësues në BQK

  • Pa paragjykuar pikën paraprake, vendimi përfundimtar për numrin e shpërblimeve, varet nga cilësia e punimeve të paraqitura dhe do të merret në fund nga komisioni vlerësues, andaj cilësia e punimeve shkencore të dërguara përcakton numrin e shpërblimeve që do të ndahen. BQK ruan të drejtën të zvogëlojë numrin e shpërblimeve, varësisht nga cilësia e punimeve të pranuara.
  • Fituesit e çmimeve të mëparshme, punonjësit aktualë dhe të mëparshëm (në tri vitet e fundit) të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nuk mund të aplikojnë në këtë konkurs.
  • Punimet që nuk përkojnë me rregullat e etikës apo që janë të përgatitura përmes platformave të inteligjencës artificiale do të refuzohen dhe procedohen sipas praktikave ligjore në fuqi, duke njoftuar edhe universitetet përkatëse lidhur me këtë.

Kriteret për aplikim

  •  Kandidatët duhet të jenë studentë të Kosovës që studiojnë në Kosovë apo jashtë Kosovës.
  •  Kandidati mund të jetë autor individual apo autor kryesor apo mund të ketë bashkautor të punimit.
  • Kandidati që sjell tema të tjera e që nuk janë relevante me temat e caktuara në këtë konkurs, punimi i tyre nuk do të merret parasysh.
  • Kandidati duhet të jetë student i nivelit Bachelor, Master apo të Doktoratës.
  • Punimi nuk mund të jetë punim i publikuar në gazeta shkencore më parë.

Procedura e aplikimit

  • Studentët e interesuar mund të aplikojnë:
    Duke dorëzuar punimet e tyre në versionin elektronik (PDF), në [email protected], apo kopje me shkrim të dërguar në adresën: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), Attn. Çmimi i BQK-së për ekonomistët e rinj, Garibaldi 33, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
  • Biografinë tuaj për referencë.
  • Emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës, e cila vlen në rastin kur studentët bashkëpunojnë me pedagogët e tyre gjatë punimit.
  • Kopjen e letërnjoftimit dhe detajet e kontaktit, si: e-mail adresën, numrin e telefonit dhe adresën postare të banimit.
  • Dëshmi që vërteton nivelin e studimeve Bachelor, Master apo Doktoraturë në Kosovë.
  • Pas analizimit të punimeve të pranuara, do të njoftohen vetëm kandidatët, punimet e të cilëve do të përzgjidhen nga komisioni vlerësues.


Shpërblimet

Fituesve do t`ju akordohet mirënjohje nga BQK për kontributin e tyre. Fituesit do të shpërblehen:

Çmimi i parë 1600 euro

Çmimi i dytë me 1100 euro

Çmimi i tretë 900 euro

Çmimi i katërt 800 euro

Çmimi i pestë 600 euro

Data e fundit për dorëzimin e punimit është 30 shtator 2024, ora 16.30.

Skip to content