Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më datën 20 dhjetor 2024 dorëzoi para-aplikacionin e përditësuar me ligjet përkatëse të miratuara nga Kuvendi dhe rregulloret e nxjerra nga Bordi i BQK-së, në plotësim të paraaplikimit të dorëzuar më 14 tetor 2024. Paraaplikimi paraprak referohej në draft ligjet si ishin në atë kohë, por DG FISMA si autoritet kompetent i Komisionit Evropian njoftoi me shkrim se të njëjtat mund të shqyrtohen vetëm pas miratimit përfundimtar të legjislacionit përkatës.

Prandaj, menjëherë pas miratimit të tri ligjeve të rëndësishme për sektorin financiar dhe që lidheshin direkt me procesin e anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), si: Ligji për Bankat, Ligji për Shërbimet e Pagesave dhe plotësimin/ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës (më datën 05 dhjetor 2024), Bordi i BQK-së miratoi njëzet rregulloret përkatëse (me datën 17 dhjetor 2024) të cilat hyjnë në fuqi vetëm me hyrjen në fuqi të ligjeve respektive. Këto krijuan mundësitë për kompletimin e procesit të para-aplikimit në SEPA, me pakon legjislative dhe rregullative. 

Ligje dhe rregulloret e lartpërmendura ishin identifikuar si kritere të domosdoshme për plotësimin e paraaplikimit për t’i dhënë mundësi institucioneve relevante të Komisionit Evropian të procedojnë më tej me realizimin e kësaj faze të shqyrtimit preliminar të përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, në pajtim me praktikën që kanë ndjekur për vendet e rajonit.

Pas këtij hapi, në varësi të trajtimit nga Komisioni Evropian të çështjeve lidhur me hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, nëse shqyrtimet procedurale kushtetuese të ngritura sa i përket procedurës së miratimit të ligjeve (jo edhe përmbajtjes së tyre), nuk pengojnë procesin e rëndësishëm të vlerësimit të paraaplikimit, presim që Kosova të marr edhe vlerësimet rreth nivelit të përmbushjes së kritereve ligjore dhe teknike për anëtarësim në SEPA. Hyrja në fuqi e ligjeve dhe rregulloreve mundëson përmbylljen e këtij procesi preliminar dhe përgatitjen e aplikacionit përfundimtar.

Ky hap mundëson që DG FISMA të ofrojë një vlerësim të plotë, me komentet dhe rekomandimet e mundshme, para se të dorëzohet aplikacioni i finalizuar te Këshilli Evropian i Pagesave (EPC), ndërsa një vendim përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në SEPA mund të pritet vitin e ardhshëm, si pjesë e iniciativës më të gjerë të integrimit të Ballkanit Perëndimor, nëse nuk paraqiten vonesa që ndikojnë ecurinë e këtij procesi.

BQK shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe partnerë të tjerë për arritjen e dorëzimit të para-aplikimit. Njëkohësisht, BQK shpreh falënderimin për institucionet e Republikës së Kosovës për kontributin dhe mbështetjen gjatë procesit të para-aplikimit, duke shprehur besimin në angazhimin e vazhdueshëm që procesi i ligjeve relevante të qartësohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, marrë parasysh rëndësinë e anëtarësimit në SEPA dhe përfitimeve të gjithanshme prej saj.

Integrimi në SEPA pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, ku përveç aspekteve tjera integruese, qytetarëve dhe bizneseve pritet t’ju sjell një kursim vjetor rreth 55 milionë euro nga tarifat për transferet ndërkombëtare, të vlerësuar nga Grupi i Ekspertëve Gjerman (GET).

Mbështetur në Ligjin nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe në kriteret e përcaktuara në konkursin për pozitën e një anëtari joekzekutiv në Bordin e BQK-së, Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër ka përcaktuar listën e  kandidatëve (renditja alfabetike) si në vijim:

1. Arben Mustafa,

2. Avni Sahiti,

3. Bedri Peci,

4. Mimoza Mustafa,

5. Valdrin Kasumaj,

6. Veton Zeqiraj.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale të parapara me aktet juridike në fuqi lidhur me kandidatët e cekur më lart, propozimi (lista e kandidatëve) do të procedohet sipas ligjit të BQK-së.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 26 dhjetor 2019,  mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Planit Vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2020;
  •  Vendim për miratimin e Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elektronike;


Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës u njoftua me Raportin Nëntëmujor të Auditimit të Brendshëm, Raportin Informues mbi Kapitalin, Solvencën dhe Asetet në Mbulim të Provizioneve Teknike për Siguruesit Jo-jetë dhe Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe klientëve , Banka Qendrore e Republikës së Kosovës pas vendimit për revokim të regjistrimit dhe inicim të procedurave të likuidimit për institucionin mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo” Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar “Monego” jep këtë sqarim.
Pas marrjes së vendimit, BQK-ja ka caktuar likuidatorët në dy institucionet e lartpërmendura, të cilët do të vazhdojnë punën e tyre bazuar në ligjet dhe rregulloret që janë në fuqi.

Gjithashtu, kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit.

Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet.

Në vijim ua sjellim informacionet se ku mund të drejtohen klientët dhe mediat për çdo informacion që lidhet me dy institucionet.

IMF “Iute Credit Kosovo”

Likuidator: Eduard Bakija

Adresa: Rr.Bill Klinton Mulliri i Praskut, Objekti A2, Ll.B 1, Lokali 2

Telefon: 038 406080

E-mail: [email protected]

Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:

  • Posta e Kosovës
  • Moneta-Moneygram
  • Ria Capital
  • Vllesa-CO


IFJB “Monego”

Likuidator: Visar Zeneli
Adresa: Mbreti Zogu I, Nr. 2, Prishtinë

Kërkesa për mbylljen e kredisë së tërësishme (parapagim) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhet përmes telefonit sipas udhëzimit më poshtë, apo në Zyrën Qendrore të Monego në rrugën Mbreti Zogu I, Nr.2. Po ashtu verifikimi i obligimeve për pagesë mund të bëhet duke kontaktuar Qendrën e thirrjeve në numrat e poshtëshënuar:
0800 777 88 dhe 038 777 888 si dhe email: 
[email protected].
           
Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:
Banka për Biznes (BPB) 1300001500011968 
Posta e Kosovës
Western Union
Vllesa-CO
Banka Ekonomike – 1401000013657003
TEB Bank – 2011000145406920

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 05 dhjetor 2019,  mori vendim si në vijim: 

  • Vendim për miratimin e Buxhetit të BQK-së për vitin 2020.

Bordi i Bankës Qendrore gjithashtu u njoftua me Raportin Gjashtëmujor të Auditimit të Brendshëm.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor 2019,  mori vendimet si në vijim: 

•    Vendim për miratimin e Rregullores për Procedurat e Shqiptimit të Ndëshkimeve Administrative;
•    Vendim  për miratimin e Rregullores për Emetimin e Parasë Elektronike;
•    Vendim për miratimin e Rregullores për Agjentët dhe Nënkontraktimin e Aktiviteteve të Ofruesve të Shërbimeve të Pagesave;
•    Vendim për miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Institucioneve Financiare Jobankare;
•    Vendim  për miratimin e Rregullores për Kapital Rregullator dhe Ruajtje të Fondeve të Klientëve të Institucioneve Financiare Jobankare;
•    Vendim për miratimin e Pasqyrave financiare të BQK-së për tremujorin III të vitit 2019;
•    Vendim lidhur me përdorimin e Logos së re të BQK-së. 

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv. 

Guvernatorë të Bankave Qendrore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Drejtori i  Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave.

Ky memorandum është iniciativë regjionale, e cila është zhvilluar nën lidershipin e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Kjo iniciativë është e para e llojit të tillë në regjion dhe ka të bëjë praktikat qeverisjes korporative të bankave të rendit të dytë që operojnë në vendet tona, respektivisht kualitetin e mekanizmave të Qeverisjes që demonstrohen nga bankat e rendit të dytë. 

Ky memorandum u nënshkrua pas prezantimit të një studimi të BQK-së që pasqyron zhvillimin e qeverisjes korporative në dekadën e fundit, që është studimi i parë i këtij lloji për këto vende dhe si rezultat i këtij studimi ka ndërtuar një data-bazë me të dhënave të konsiderueshme historike të zhvillimit të qeverisjes në vitet e fundit. 

Ky studim do të jetë në dispozicion të 5 bankave qendrore të regjionit për nevojat e tyre në mbikëqyrjen e bankave, për të ndihmuar procesin e avancimit të kornizës ligjore, si dhe vendimmarrjen në politikëbërje dhe avancimin e hulumtimeve në këtë drejtim. 

Në kuadër të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”, në sesionin e 4-të u diskutua për kornizën e qeverisjes korporative, si parakusht në sektorin financiar, për të marrë vendime të shëndosha biznesore dhe financiare. 

Panelistët: Peter Nichol, Ekspert i Lartë Bankar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gian Piero Cigna, Drejtor i Njësisë Ligjore në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Alexander S. Berg, Specialist i Lartë për Qeverisje Korporative në Bankën Botërore, Shkendije Himaj, Koordinatore për Funksione të Përgjithshme në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, pastaj

Daniel Blume, Analist i lartë i Politikave nga Sekretariati i Komitetit të Qeverisjes Korporative në OECD dhe Adalyat Abdumanapova, Udhëheqëse e Ekipit dhe zyrtare e Qeverisjes Korporative në kuadër të Programit Këshillimor të Qeverisjes Mjedisore, Sociale dhe Korporatave të IFC-së, në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Mattia Romani nga BERZH, diskutuan për një numër çështjesh që lidhen me qeverisjen korporative si parakusht i sektorin financiar për biznes të mirë dhe vendime financiare. 

Panelistët diskutuan edhe për sfidat e reja për qeverisjen e korporative në kuadrin rregullator dhe teknologjik, zhvillimi i praktikave të angazhimit për një dialog konstruktiv midis bordit dhe aksionarëve, cilat palë të interesuara duhet të përfshihen në këtë dialog dhe si mund të arrihet përfshirja e tyre etj.

Në fund të sesionit, panelistët u përgjigjen në pyetjet e adresuara nga ta pranishmit.

Përfshirja financiare në epokën e digjitalizimit, masat e politikave që duhet të ndërmerren në kontekstin rajonal për të avancuar agjendën e përfshirjes financiare dhe ruajtur stabilitetin financiar në të njëjtën kohë, ishte temë diskutimi e sesionit të tretë të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”.

Panelistët diskutuan një varg çështjesh që lidhen me shqetësimet aktuale që janë në sektorin financiar, duke nisur nga fakti se a duhet të inkurajohet sektori financiar që të jetë më aktiv në huazimin e sektorëve të pafavorizuar dhe nën shërbim, në mënyrë që të arrijë një zhvillim më të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu, u diskutua edhe për rolin e konsumatorit në rritjen e përfshirjes  financiare, rolin që duhet ta kenë Agjencitë e Garantimit të Kredisë në rritjen e kreditimit dhe përfshirjes financiare etj.

Panelistë të ftuar në sesionin e tretë ishin:Linda Van Gelder, Drejtoreshë Regjionale për Ballkanin Perëndimor, Peter Kruschel, Drejtor i Drejtoratit për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare, BaFin, Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv, Banka BPB, Helmut Wacket, Shef i Divizionit, Inovacionit dhe Integrimit të Tregut nga Banka Qendrore Evropiane, pastaj Bertram Wieland nga Deutsche Bundesbank dhe Sylvia Wisniwski, Drejtoreshë Menaxhuese e Finance in Motion dhe  Këshilltare për Investime në EFSE.

Në këtë sesion u diskutua për punën e Bankës Botërore për të përmirësuar përfshirjen financiare në epokën e digjitalizimit, masat që duhet të merren në kontekstin rajonal për të çuar përpara agjendën e përfshirjes financiare duke ruajtur stabilitetin financiar.

Gjithashtu, panelistët diskutuan edhe për aktivizimin më të madh të sektorit financiar në sigurimin e qasjes në financa dhe të kreditimit për të pafavorizuarit, dhe të nën shërbyerit në mënyrë që të arrihet një rritje më e balancuar dhe më gjithëpërfshirëse. 

Po ashtu, përmes pyetjeve dhe përgjigjeve u diskutuan edhe për gjetjen e mundësive për të përfituar nga infrastruktura e përbashkët për qasje dhe identifikim elektronik në mënyrë që të zvogëlohen kostot e transaksionit dhe të rritet vëllimin e tyre.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës fton të gjithë opinionin që të mos bien pre e informacioneve të publikuara në rrjetet sociale në lidhje me shitblerjen  bankës TEB sh.a  nga biznesmenët rusë.

Në BQK nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për ndërrim të pronësisë së kapitalit aksionar të kësaj banke, e cila që nga fillimi është nën pronësi të BNP Paribas Fortis Yatırımlar Holding A.Ş. dhe Çolakoğlu Group Joint Venture.

Banka TEB së bashku me bankat tjera që janë të licencuara, kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë, i cili ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të jashtme, veçanërisht në sektorin financiar.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës siguron të gjithë qytetarët se i gjithë sektori financiar është i sigurt dhe nuk ka vend për shqetësim.

BQK-ja si mbikëqyrës i sistemit financiar do të vazhdojë të punojë në mbajtjen e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë dhe do të përmirësojë vazhdimisht mjedisin ekonomik, në të cilin industria financiare operon.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 tetor 2019,  mori vendim si në vijim: 

  • Vendim për Përzgjedhjen e Auditorit të Jashtëm të BQK-së.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv, si dhe u informua me lidhur me aktivitet e Delegacionit të BQK-së gjatë pjesëmarrjes  në takimet vjetore (sesioni vjeshtor) të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore të mbajtura në Uashington- SHBA.

Skip to content