Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili shpalosi para  mediave dhe gazetarëve, Prezantimit Vjetor 2024, si organizim tradicional në prag të fundvitit.

Në fjalën e tij hyrëse, duke shprehur falënderimet ndaj mediave dhe gazetareve për punën e tyre të rëndësishme në informimin e publikut për sektorin financiar dhe për avancimin e edukimit financiar, që kontribuojnë edhe në cilësinë e shërbimeve financiare në vend.

Prezantimi nisi me treguesit e zgjedhur makroekonomikë, ku u theksua se projeksionet e BQK-së janë që rritja ekonomike në Kosovë pritet të jetë rreth 4.3 për qind, kurse shkalla e inflacionit rreth 1.6 për qind. Në anën tjetër, dërgesat e mërgatës deri më muajin shtator 2024 arritën vlerën e 1 miliard eurove, ndërsa Investimet e Huaja Direkte deri në shtatorit 2024 arritën vlerën e 657.3 milionë eurove.

Sa i përket sektorit financiar, u ri-konfirmua se sistemi financiar në vend është i qëndrueshëm, stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar, me cilësi të lartë të aseteve është avancim në gjithë përfshirjen dhe qasja financiare të qytetarëve. Me masat e ndërmarra nga BQK, që njohura pozitivisht edhe nga vlerësimet ndërkombëtare për vendin në proceset integruese, është rritur dukshëm integriteti i sektorit financiar dhe rregulluar furnizimi me para i ekonomisë, është luftuar dukuria e parave të falsifikuara, është avancuar edukimi financiar, si dhe janë ndërmarrë veprime në aspekt të zbatimit të ligjshmërisë në sektorin financiar sipas legjislacionit përkatës.

Progres i theksuar është shënuar në avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative të BQK-së, ndërsa po vazhdojnë reformat e nisura në avancimin e mbikëqyrjes financiare në banka, sigurime, institucione financiare jo bankare, fonde pensionale, si dhe sistemin e pagesave. Vendime të rëndësishme janë ndërmarr në këto drejtime, derisa partneriteti ndërkombëtar përmes asistencave të nevojshme teknike, po mbështet fuqimisht këto reforma.

Fillimi i zbatimit të shtesave të kapitalit si instrumente makroprudenciale në njërën anë, krahas rritjes substanciale të kontributit të bankave në Fondin e Sigurimit të Depozitave, e përcjellë me reformën e nisur në legjislacionin përkatës, do të ketë ndikim pozitiv si në rritjen e bazës se depozitorëve ashtu edhe të kreditimit dhe shërbimeve tjera të ndërlidhura.

Sipas Guvernatorit Ismaili, kreditimi është rritur në mënyrë të kënaqshme, duke e mbështetur ekonominë, ndërsa pritet që sektori të rrisë edhe më tej konkurrueshmësinë dhe të ofrojë sa më shume produkte adekuate për kontekstin lokal të sektorit financiar të vendit. Legjislacioni i ri pritet të ndikoje pozitivisht në këtë drejtim, bashke me fuqizimin e sektorit financiar.

Treguesi i kredive jo-performuese (NPL) vazhdon të mbetet i ultë prej 2% sipas të dhënave të muajit nëntor 2024, përkatësisht 2.4 për qind për sektorin e ndërmarrjeve dhe 1.5 për qind për ekonomitë familjare.

Për sa i përket performacës së sektorit financiar, numri i llogarive ka arritur në 2.5 milionë prej të cilave mbi 1 milion kanë qasje në shërbimet e e-bankingut. Numri i transaksioneve në POS brenda një viti është rritur me 39%, ndërsa numri i transaksioneve në ATM deri në fund të muajit nëntor 2024 është rritur vetëm me 4%.

Vlen të theksohet se si rezultat i zbatimit të plotë të Llogarisë së Pagesës me Shërbime Bazike, deri më tani janë konvertuar rreth 390 mijë llogari si të tilla, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e transaksioneve bankare të qytetareve tanë.

Në prezantim të reformave të brendshme organizative, ai theksoi se është rishikuar struktura organizative duke u fokusuar në objektivat dhe planin strategjik, i cili potencoi se “është funksionalizuar Bordi Ekzekutiv, është forcuar qeverisja korporatave dhe janë funksionalizuar të gjitha strukturat e nevojshme të BQK-së, siç është konfirmuar edhe nga raportet ndërkombëtare”.

Në kuadër të avokimit dhe ndërkombëtarizimit të BQK dhe sektorit financiar, Guvernatori Ismaili tregoi se janë zhvilluar dhjetëra vizita me institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe takime me përfaqësitë ndërkombëtare, që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, ai bëri me dije se BQK gjatë këtij viti ka përmbyllur para-aplikimin për Zonën Unike të Pagesave në Euro e njohur si SEPA te Komisioni Evropian. Menjëherë pas miratimit të tri ligjeve të rëndësishme për sektorin financiar, si: Ligji për Bankat, Ligji për Shërbimet e Pagesave dhe plotësim/ndryshimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Bordi i BQK-së miratoi njëzet rregulloret përkatëse të cilat ishin të nevojshme për aplikim dhe të cilat hyjnë në fuqi pas hyrjes në fuqi të ligjeve respektive.

Duke folur për projektet dhe aktivitet strategjike që lidhet me gjithë përfshirjen financiare të qytetarëve, Guvernatori Ismaili ka treguar se janë bërë përmirësime në pjesën e mbrojtjes së konsumatorit, ku është krijuar Departamenti i ri, me qëllim të shqyrtimin e praktikave të tregut.

Tutje, ai ka potencuar se është avancuar dhe rritur numri i publikimeve në kanalet e komunikimit të BQK-së (web faqe dhe rrjete sociale), duke përfshirë publikime të rregullta të ngjarjeve, zhvillimeve dhe infografikave që janë të interesit për publikun, prandaj me qëllim të përmbushjes së vizionit të saj për përmirësim të transparencës, avancimit të komunikimit me publikun, ndërgjegjësimit dhe promovimit të edukimit financiar dhe gjithë përfshirjen financiare për të gjithë qytetarët, tashmë ka ridizajnuar dhe lëshuar në përdorim web-faqen e saj të re.

Po ashtu, Guvernatori Ismaili ka treguar se tashmë është funksionalizuar dhe po lansohet Platforma për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare në kuadër të edukimit financiar, zhvilluar për t’u përdorur nga konsumatorët për informimin dhe krahasimin e tarifave të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga institucionet financiare.

Guvernatori Ismaili ka folur edhe për përfundimin me sukses së ngjarjes së shënimit të 25-vjetorin e themelimit të BQK-së me një Konferencë Ndërkombëtare të nivelit të lartë, ku morën pjese udhëheqës të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Grupit të Bankës Botërore (BB), zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare, guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë nga bankat qendrore të BE-së e më gjerë, si dhe drejtues të institucioneve të tjera financiare.

Në këtë ngjarje po ashtu është bërë ndarja e Çmimit të BQK-së “Ekonomisti i ri”, ku me qëllim të nxitjes dhe motivimit për aktivitetin hulumtues me punimet e tyre.

BQK shfrytëzon rastin të falënderoj me mirënjohje dhe uroj në këtë fundvit të gjithë stafin për punën dhe angazhimin e palodhshëm, menaxhmentin dhe Bordin e BQK-së, ndërsa shpreh falënderimet për institucionet e Republikës së Kosovës, institucionet e Bashkimit Evropian, mediat e shoqërinë civile, dhe të gjithë partnerët ndërkombëtar që kanë kontribuar në arritjen e këtyre rezultateve, si dhe do të mbështesin BQK-në në realizimin e objektivave, detyrave dhe qëllimeve strategjike të vendosura.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ndau certifikatat për studentët e universiteteve dhe kolegjeve që përfunduan me sukses programin e praktikës për vitin 2019 në BQK.

Guvernatori Mehmeti inkurajoi të gjithë studentët pjesëmarrës në praktikë.

“BQK-ja është e përkushtuar që të mbështesë programin e praktikës për studentë, përmes të cilit po synojmë të ofrojmë mundësinë për studentët që të mësojnë për praktikat më të mira ndërkombëtare që aplikohen në institucionin tonë”, tha Guvernatori Mehmeti.

Studentët falënderuan stafin e BQK-së, për gatishmërinë që t’u ndihmojnë në kryerjen me sukses të praktikës nga e cila kanë mësuar rreth funksionimit të departamenteve që funksionojnë në kuadër të BQK-së.

Gjatë periudhës korrik-gusht, studentët e përzgjedhur janë vendosur nëpër njësi organizative të caktuara të BQK-së dhe kanë punuar nën udhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse.

Përzgjedhja e kandidatëve të suksesshëm është bërë duke marr parasysh rezultatet e tyre në studime dhe shkallën e motivimit për të bërë praktikë profesionale në BQK.

Ka vazhduar punimet Sesioni i parë në kuadër të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”. 

Me këtë rast, përfaqësues të lartë të Bankave Qendrore, Autoriteteve Mbikëqyrëse dhe të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare (IFN-ve), në cilësinë e panelistëve dhe pjesëmarrësve kanë shkëmbyer përvojat e tyre gjatë diskutimeve, që ndërlidhen me sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit financiar në gjithë rajonin dhe më gjerë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në fjalën e tij tha se sektori financiar po vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike pas krizës.

Ai tha se bankat qendrore duhet edhe më tutje të rrisin bashkëpunimin për të tejkaluar më lehtë së bashku të gjitha sfidat që u dalin përpara.

Nga ana tjetër, Gabriell Dibella, Shef i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka folur në lidhje me marrëdhënien e rritjes dhe financave në përgjithësi, përfshirë edhe perspektivën rajonale.

Panelistët e tjerë: Stephanie Eble, Udhëheqëse e Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Jozef Bradensko Zëvendësguvernator i Bankës së Sllovenisë, Sandra Švaljek, Zëvendësguvernatore e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe Barbara Marchitto, Kryesuese e Divizionit për Analiza të Sektorit Financiar nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Çağrı Sarıkaya , Drejtor Gjeneral, Banka Qendrore e Republikës së Turqisë, dhanë këndvështrimin e tyre në lidhje me rëndësinë e modelit të rritjes dhe zhvillimit të sektorit financiar.

Gjithashtu, pyetjet tjera që u parashtruan në këtë panel ishin: A duhet që bankat qendrore të ndryshojnë funksionet e tyre për të forcuar marrëdhëniet e rritjes-financimit?, A duhet të ketë një Bankë Qendrore synime të dyfishta për të ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe inkurajuar rritjen ekonomike? Dhe nëse bankat qendrore kanë synime të dyfishta si duhet të balancojë ato.

Panelistët dhanë vlerësimin e tyre se si do të shihnin botën në 20 vjet dhe si do të duket peizazhi makroekonomik në Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.

Në fund, paneli u është përgjigjur pyetjeve të pranishmëve.

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Fehmi Mehmeti gjatë takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahen në Uashington ka marrë pjesë në takimin hapës të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së me temën: Zhvillimet dhe perspektivat globale.

Guvernatori Mehmeti është takuar edhe me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller dhe me Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Në këtë takim, temë e diskutimit kanë qenë zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, politika zhvillimore e kredive (Development Policy Loan DPL), si dhe projektet në proces që kanë të bëjnë me vlerësimin e Sistemit të Pagesave dhe hendekut financiar. 

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë BQK-së në zhvillimin e shumë projekteve me rëndësi për sistemin financiar në Kosovë. Në të njëjtën kohë, Guvernatori Mehmeti informoi z. Muller lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar si dhe e falenderoi për gatishmërinë e Bankës Botërore që të jap kontributin e saj në Konferencën e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së që do mbahet në nëntor të këtij viti.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore janë shprehur të kënaqur me realizimin e projekteve të deritashme, duke premtuar mbështetje të mëtutjeshme për BQK-në. Delegacioni i BQK-së i kryesuar nga Guvernatori Mehmeti është takuar edhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Bankën Botërore, Guenther Schoenleitner, si dhe ka marrë pjesë në takimet e ndara të Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e të cilave është edhe Kosova.

Në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahen në Uashington, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është takuar me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Tao Zhang me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, me theks të veçantë qëndrueshmëria dhe zhvillimet në sektorin financiar.

Me këtë rast Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti, si dhe njëkohësisht ka falënderuar z. Zhang për gatishmërinë e FMN-së që të kontribuojë në Konferencën e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së që do mbahet në nëntor të këtij viti. 

Guvernatori Mehmeti gjithashtu është takuar me Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Poul Thomsen, me të cilin kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit makroekonomike, zhvillimet në sistemin financiar, si dhe sfidat dhe objektivat strategjike dhe zhvillimore, përfshirë edhe bashkëpunimin e Kosovës me FMN-në. 

Po ashtu Guvernatori Mehmeti ka zhvilluar takim edhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në FMN, Raci Kaya.

Gjithashtu është zhvilluar takim me Paul Methieu nga Departamenti i Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit të FMN-së ku temë diksutimi ka qenë vlerësimi i FMN-së në kuadër të programit: “Shqyrtimit të Stabilitetit të Sistemit Financiar” (anglisht: Financial System Stability Review-FSSR) dhe rrjedhimisht ofrimi i Asistencës Teknike për BQK-në, përderisa në takimin me përfaqësuesin e Bankës Botërore, Mario Guadamillas janë diskutuar asistencat teknike për Sistemin e Pagesave dhe Hendekut Financiar, si dhe projekte të tjera zhvillimore të BQK-së.

Delegacioni i BQK-së i udhëhequr nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti gjatë pjesëmarrjes në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore që po zhvillohen në Uashington,
ka takuar përfaqësues të Thesarit Amerikan, të udhëhequr nga William C. Thomas, të cilin e informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me treguesit e shëndetit financiar.

Guvernatori Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që Thesari Amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së dhe për përkrahjen e vazhdueshme përmes asistencave teknike, si dhe përkrahjes në zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës.

Ndërkaq, z. Thomas përgëzoi Guvernatorin Mehmeti për të arriturat në sektorin financiar, si dhe konfirmoi përkrahjen e mëtejme për BQK-në nga ana e Thesarit Amerikan.

Guvernatori Mehmeti po ashtu ka zhvilluar takim me ekipin e Misionit të FMN-së për Kosovë, të udhëhequr nga shefi i ri i Misionit, Gabriel Di Bella, me ç’rast e informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe treguesit kryesor të shëndetit financiar.

Po ashtu, Guvernatori Mehmeti falënderoi përfaqësuesin e FMN-së lidhur me raportin e Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (Financial Stability Sector Review) duke shprehur përkushtimin e BQK-së për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga ky raport.

Delegacioni i BQK-së do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Në frymën e bashkëpunimit, duke u bazuar në mandatet ligjore që kanë të dy institucionet, në këtë takim u diskutua avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.
Guvernatori Mehmeti falënderoi Avokatin e Popullit, Jashari për bashkëpunimin mes dy institucioneve me zotimin që ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen, si dhe e informoi për zhvillimet, aktivitetet dhe angazhimet e BQK-së dhe të sektorit financiar, në përgjithësi.

Nga ana tjetër, Avokati i  Popullit, Hilmi Jashari vlerësoi lart sukseset e arritura në sektorin financiar dhe konfirmoi gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Duke shprehur mirënjohjen e lartë për vizitën në BQK, Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadoren Willems për zhvillimet ekomomike dhe lidhur me zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Gjithashtu, Guvernatori njoftoi Ambasadoren Willems për zhvillimet e fundit edhe në sektorët tjerë financiarë, si sektorin e sigurimeve, fondeve pensionale, të institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare.
Guvernatori Mehmeti falënderoi Ambasadoren për vizitën dhe përkrahjen e shtetit holandez për mbështetjen e Republikës së Kosovës, në realizimin e projekteve të ndryshme.
Nga ana tjetër, Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems vlerësoi lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar, si dhe shprehu gatishmërinë e saj për përkrahje të mëtejmë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Duke shprehur mirënjohjen e lartë për vizitën në BQK, Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin Heldt për zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Gjithashtu, Guvernatori njoftoi Ambasadorin Heldt për zhvillimet e fundit edhe në sektorët tjerë financiar, si sektorin e sigurimeve, fondeve pensionale, të institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare.

Guvernatori Mehmeti falënderoi Ambasadorin dhe shtetin gjerman për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritashëm me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes asistencave teknike, posaçërisht të GIZ-it gjerman, që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në harmonizimin e rregullativës financiare me standardet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt shprehu kënaqësinë për kontributin që Gjermania ka dhënë në avancimin e punës dhe funksioneve të BQK-së, duke potencuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar sot zyrtarët e Misionit të Bankës të Bankës Botërore, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. 

Në këtë takim u diskutuan detajet e angazhimit për komponentin zhvillimor të FSAP, sa i përket sistemit të pagesave, identifikimit të hendekut të financimit dhe çështje tjera zhvillimore për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Guvernatori Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni lidhur me pozicionin e sistemit financiar në vend dhe ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për përkrahjen e vazhdueshme, që Banka Botërore ka dhënë dhe në vazhdimësi po i japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. 

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive në të gjithë indikatorët e tij, me një rritje vjetore të kreditimit prej rreth 11%, rritje vjetore të depozitave prej rreth 10%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.5%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.6%. 

Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektorin e sigurimeve, pensioneve dhe atë të institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare. 

Përfaqësuesit e BB-së të kryesuar nga shefi i misionit Nadeem  Karmali, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe e përgëzuan BQK-në për iniciativat zhvillimore në funksion të zhvillimit të BQK-së, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet BB-së dhe BQK-së.

Skip to content