Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomáš SZUNYOG.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së në tejkalimin me sa më pak pasoja ekonomike të gjendjes së krijuar nga pandemia.

Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin me veprimet e ndërmarra për të liberalizuar çmimet në tregun e sigurimeve, progresin e arritur në harmonizimin e kornizës rregullative bankare me kornizën e Basel III, të adresuara edhe në raportin e fundit të BE-së për Kosovën.

Njëkohësisht, Guvernatori falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe BQK-së, duke përfshirë edhe periudhën gjatë pandemisë nëpërmjet Asistencës Makro – Financiare të Unionit Evropian.

Nga ana tjetër, Ambasadori SZUNYOG, e nënvizoi rëndësinë e punës së BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

Në këtë takim, dy palët shprehën nevojën urgjente për aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ambasadori Tomáš SZUNYOG gjithashtu bëri thirrje për kompletimin sa më parë të përbërjes së Bordit të BQK-së, duke kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta përfundojë sa më parë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve.

bqk_amf-1024x595

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili ka mirëpritur Drejtoreshën e Përgjithshme Ekzekutive në detyrë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) të Republikës së Shqipërisë, znj. Mimoza Kaçi, të cilën e informoi lidhur me zhvillimet kryesore në sistemin financiar dhe avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative në fushën e sigurimeve.

Avancimi i kornizës ligjore dhe shkëmbimi i përvojave në fusha specifike që bien nën fushëveprimin e BQK-së dhe AMF-së ishin tema boshte të takimit, duke përfshirë qasjen ndaj reformave të sektorit që lidhen me IFRS 17, Solvencën II, edukimin financiar, parimet e ESG-së, si dhe aspekte tjera të bashkëpunimit dhe ngritjes së kapaciteteve ndër-institucionale.

Po ashtu, u diskutua lidhur me nisma të reja ligjore për tregjet e kapitalit si dhe instrumente tjera, në zbatim të objektivave dhe Planit të ri Strategjik të BQK-së.

Drejtoresha Kaçi e ka njoftuar Guvernatorin Ismaili për zhvillimet kryesore në tregun financiar jobankar në Shqipëri, përfshirë kornizën ligjore, duke shprehur gatishmërinë e AMF-së për të ndarë përvojat dhe dhënë kontributin e tyre në çështjet me interes për BQK-në dhe proceset e saj.

Zonja Kaçi së bashku me delegacionin e saj të përbërë nga drejtuesit kryesorë të fushave relevante, po qëndron në vizite zyrtare, ku do të shqyrtohen temat e përbashkëta në nivele teknike dhe profesionale mes ekipeve homologe.

Në fund, në këtë bashkëbisedim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, duke u dakorduar për thellimin e tij në fusha te interesit te përbashkët dhe rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregjeve përmes kolegjeve dhe trupave të përbashkëta.

Skip to content