Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka kërkuar përfshirjen e Kosovës si shtet, në gazetën prestigjioze “The Economist”.

Në letrën që i është dërguar drejtuesve të kësaj gazete, Guvernatori Mehmeti ka potencuar faktin se Kosova nuk paraqitet si shtet i veçantë, andaj ka kërkuar nga drejtuesit e “The Economist” që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera në seksionet përkatëse të gazetës.

“Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe që nga atëherë është njohur nga 117 shtete. Në mesin e shteteve që kanë dhënë kontributin kryesor për pavarësinë e Kosovës është edhe Britania e Madhe, e cila ishte edhe ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e vendit tonë. Për më tepër, Kosova është anëtare me të drejta të plota në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe në institucione tjera financiare ndërkombëtare.

Kjo gazetë është një burim i rëndësishëm i analizave mbi biznesin ndërkombëtar dhe çështjet botërore, ku vëmendje e veçantë në vazhdimësi i është kushtuar edhe rajonit të Evropës Juglindore, ku bën pjesë edhe Republika e Kosovës. Institucionet e Kosovës përpilojnë të dhëna kredibile ekonomike e financiare, në përputhje të plotë me standardet përkatëse ndërkombëtare. Ne do të ishim shumë të lumtur të jemi në dispozicionin tuaj për t’ju ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për një qasje sa më të shpejtë në të gjitha të dhënat që mund t’ju nevojiten rreth ekonomisë dhe sistemit financiar të Kosovës”, ka shkruar Guvernatori Mehmeti në letrën drejtuar menaxhmentit të gazetës prestigjioze “The Economist”.

16.02.2021-1-1024x683

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli ka pritur në takim, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy institucioneve me qëllim të luftimit dhe parandalimit të dukurive negative.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe masat që janë ndërmarrë në ruajtjen e stabiliteti financiar.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, falënderoi Guvernatorin e BQK-së për bashkëpunimin e deritashëm, njëkohësisht shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Të dyja institucionet shprehën përkushtimin për intensifikim të punës ndërinstitucionale me qëllim që të reduktohet numri i automjeteve të paregjistruara dhe pasiguruara, si kriter për procedurat e mëtejme për çështjen e kartonit të gjelbër.

Flamuri-i-Republikes-se-Kosoves-1024x687

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka uruar të gjithë qytetarët për ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Guvernatori Mehmeti ka kujtuar sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, si dhe përgjegjësitë që kemi kundrejt zhvillimit të mëtejmë të shtetit tonë, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik si domosdoshmëri për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë së vendit, duke kontribuuar në zhvillimin e një sistemi financiar që plotëson në mënyrën më mirë nevojat zhvillimore të shtetit tonë.

180221-1-1024x639

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Yllka Metaj.
Gjatë takimit, Guvernatori informoi Drejtoreshën Metaj lidhur me masat që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë periudhës së pandemisë, me qëllim të lehtësimit të nevojave të bizneseve për likuiditet dhe për t’i ndihmuar ato në aktivitetin e tyre.

Gjithashtu, Guvernatori njoftoi të pranishmit lidhur me planet e BQK-së për përkrahje të mëtejme të lehtësimit të qasjes në financa për bizneset dhe lehtësimeve që do të ndërmerren, në rast të nevojës së mëtejme për t’i ndihmuar bizneset që të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.

180221-2-944x1024

Pjesë e diskutimit ishte edhe gjendja aktuale në sektorin financiar, në veçanti atë bankar, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm, me tregues të lartë të likuiditetit dhe të kapitalit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë kanë falënderuar Guvernatorin Mehmeti për takimin dhe paraqitën kërkesat e tyre ndaj BQK-së dhe sektorit bankar, me qëllim të lehtësimit dhe përkrahjes së aktivitetit të bizneseve anëtare të këtij Rrjeti.

19.02.2021-1024x678

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njohur angazhimin dhe qeverisjen efektive të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në ruajtjen e qëndrueshmërisë së sistemit bankar.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, sektori bankar ka arritur të përballojë mirë situatën e krijuar, si rezultat i masave të ndërmarra për përballimin e pandemisë.

Bankat e kanë përballuar mirë recesionin deri më tani, duke u mbështetur në nivelet e larta të likuiditetit dhe të kapitalit të para pandemisë Covid-19, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar.

FMN gjithashtu, ka njohur edhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së për ristrukturimin e kredive, ndërsa në dhjetor të vitit 2020, të gjitha bankave iu kërkua të zbatojnë kërkesat rregullatore që kanë qenë në fuqi para pandemisë Covid-19. Të dhënat paraprake sinjalizojnë një portofol të shëndetshëm të kredive, me mundësi për një rritje të lehtë të kredive joperformuese në muajt në vijim.

Në fund të vitit 2020 asetet e sektorit bankar shënuan rritje prej më shumë se 12 përqind. Niveli i kredive joperformuese ishte 2.63 për qind, raporti i mbulueshmërisë së kredive joperformuese me provizione ishte 143.27 për qind, përderisa raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit ishte 16.7 përqind, thuhet në raport.

Reformat e zbatuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në vitet e kaluara, të cilat u fokusuan në forcimin e sigurisë financiare dhe kornizës mbikëqyrëse bankare, ndihmuan në zbutjen e presioneve nga pandemia.

Shumë nga reformat e zbatuara, janë disenjuar me mbështetjen e FMN-së dhe BQK-ja mbetet e përkushtuar të vazhdojë forcimin e kapaciteteve dhe sistemeve të saj, përfshirë edhe zbatimin e rekomandimeve që kanë dalë nga raporti i Rishikimit të Stabilitetit të Sistemit Financiar.

Së këndejmi, drejtorët ekzekutivë të FMN-së rekomanduan autoritetet që të monitorojnë nga afër cilësinë e aseteve bankare, të sigurojnë transparencë në pasqyrimin e humbjeve pasi të hiqet toleranca rregullatore dhe të forcojnë më tej kornizën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Për më shumë detaje mund t’i qaseni raportit të plotë në vegëzën:

https://www.imf.org/en/Publications/CR/Issues/2021/02/17/Republic-of-Kosovo-2020-Article-IV-Consultation-Press-Release-Staff-Report-and-Statement-by-50104

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë vizitës në Ankara, u prit nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, z. Murat Çetinkaya.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti informoi Guvernatorin Çetinkaya lidhur me zhvillimet në ekonominë dhe veçanërisht në sistemin financiar të Republikës së Kosovës, duke potencuar stabilitetin makroekonomik dhe rolin e rëndësishëm të sistemit financiar në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së vendit.

Gjithashtu, dy guvernatorët diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë, duke shprehur përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat e përbashkëta.

Me kërkesë të Guvernatorit Mehmeti, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë u zotua për ta mbështetur anëtarësimin e BQK-së në Klubin e Guvernatorëve për Azinë Qendrore, Rajonin e Detit të Zi dhe vendet e Ballkanit.

Anëtarësimi i BQK-së në këtë klub paraqet një mundësi të mirë për përforcimin dhe thellimin e bashkëpunimit me vendet anëtare, derisa mbështetja e Turqisë në këtë proces është shumë domethënëse, duke marrë parasysh faktin se Banka Qendrore e Republikës së Turqisë është njëra ndër bankat qendrore themeluese të këtij klubi.

Guvernatori Mehmeti shprehu edhe një herë mirënjohjen ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me zotimin, që niveli i bashkëpunimit mes dy bankave qendrore do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen.

23022021-1024x548

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare Sokol Havolli, janë takuar me drejtues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Në këtë takim është diskutuar rreth planeve që Fondi ka për të ndihmuar bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, përmes skemës së garantimit të kredive.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se BQK-ja do të vazhdojë të mbështesë FKGK-në në të gjitha proceset, që do të ndihmojnë në rikuperimin e ekonomisë së prekur nga pandemia COVID-19.

Nga ana tjetër, kryesuesi i Bordit, Rinor Gjonbalaj dhe drejtori i FKGK-së Besnik Berisha falënderuan Guvernatorin Mehmeti për gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të gjithë BQK-së për të ndihmuar këtë institucion.

Foto-1-1-1024x633

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka mbajtur takime me përfaqësues të bizneseve, të bankave komerciale dhe me drejtues të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, me të cilët Banka Qendrore të Republikës së Kosovës ka krijuar një partneritet mjaft efektiv në mbështetje të ekonomisë së vendit gjatë kësaj periudhe jo të lehtë.

Guvernatori Mehmeti tha se BQK-ja së bashku me përfaqësuesit e bizneseve dhe bankat komerciale që operojnë në vend, falë këtij bashkëpunimi të ngushtë, kanë arritur të identifikojnë me kohë nevojat që kishte biznesi dhe qytetarët për të përballuar më lehtë vështirësitë që rrodhën nga kriza pandemike.

Foto-2-2-1024x683

“Bazuar në këto nevoja, reaguam me kohë në lehtësimin e barrës së pagesës së kësteve kreditore për huamarrësit, duke bërë kështu që të zvogëlohen pasojat ekonomike të kësaj krize në vendin tonë. Sidoqoftë, vështirësitë që ka shkaktuar kjo krizë ende po vazhdojnë të jenë të pranishme në ekonominë tonë dhe varësisht nga zhvillimet e lidhura me masat e mundshme kufizuese, bizneset mund të vazhdojnë të ballafaqohen me vështirësi të ngjashme edhe gjatë periudhës në vijim”, tha Guvernatori Mehmeti.

Tutje ai tha se njëra ndër shtyllat kryesore të planit të rimëkëmbjes ekonomike, mbështetet pikërisht në lehtësimin e qasjes në financa përmes shfrytëzimit të skemës për garantimin e kredive, që ofrohet nga Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive.

Foto-3-1-1024x683

“Ne e shfrytëzuam këtë takim për të diskutuar rreth efektivitetit të këtij programi të garantimit të kredive për të mbështetur ata që kanë nevojë që të përfitojnë nga ky program. Me këtë rast, potencuam rëndësinë që FKGK-ja ta zbatojë në shkallë sa më të lartë misionin e saj në lehtësimin e qasjes në financa të shtresave apo sektorëve me qasje të vështirësuar në financa, duke u lehtësuar qasjen në financim bankar posaçërisht atyre që kanë vështirësi ta sigurojnë atë në mënyrë të pavarur. Ne konsiderojmë që masat rregullatore të BQK-së për trajtimin e kredive të garantuara nga FKGK si asete pa rrezik për bankat, të cilat paraqesin një lehtësim shumë të rëndësishëm për sa i përket kërkesave rregullatore për kapital ndaj bankave, si dhe mbulesa e tarifës garantuese nga Qeveria e Kosovës, paraqesin lehtësime shumë të rëndësishme, të cilat konsiderojmë se do të reflektojnë në kushte më të favorshme nga ana e institucioneve kredidhënëse për kreditë e garantuara”, tha Guvernatori Mehmeti.

Guvernatori theksoi gjithashtu se BQK-ja mbetet e përkushtuar që ky partneritet të fuqizohet edhe më tutje, përmes komunikimit të vazhdueshëm dhe harmonizimit të politikave, në mënyrë që ato të jenë sa më efektive në mbështetje të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit.

15.03.2021-1-1024x757

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën Botërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit.

Në këtë urim Guvernatori Mehmeti ka vënë në dukje rolin e sistemit financiar dhe bashkëpunimin me konsumatorin, çka ka ndikuar në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e besimit të ndërsjellë.

“Duke e pasur parasysh rëndësinë dhe kompleksitetin e mbrojtjes së Konsumatorit, BQK-ja ka organizuar aktivitetet e mbrojtjes së Konsumatorit në dy shtylla kryesore, që përbëhen nga shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve dhe nga edukimi financiar. Përkundër problemeve që shkaktoi pandemia, BQK-ja ka shqyrtuar me kohë ankesat, duke siguruar zbatimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve kontraktuale ndërmjet institucioneve financiare dhe klientëve, në rastet kur klientët konsiderojnë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në vitet e fundit, numri i klientëve të institucioneve financiare që parashtrojnë ankesë në BQK lidhur me zbatimin e të drejtave të tyre kontraktuale është rritur. Ne konsiderojmë se rritja e numrit të ankesave në mënyrë të drejtpërdrejtë reflekton vetëdijesimin më të lartë të klientëve rreth të drejtës dhe mundësisë së tyre për ankesë, gjë e cila po i kontribuon mbrojtjes më të mirë të të drejtave të tyre, por edhe po i kontribuon korrigjimit dhe avancimit të proceseve të brendshme në vetë institucionet financiare në ofrimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të shërbimeve financiare, si dhe evitimit të gabimeve të ndryshme. Ankesat e klientëve paraqesin një burim shumë të rëndësishëm informacioni edhe për BQK-në, e cila shpeshherë i merr ato në konsideratë gjatë aktiviteteve mbikëqyrëse të institucioneve financiare”, thuhet në urimin e Guvernatorit.

Përveç aktiviteteve për adresimin e shkeljeve të mundshme nga institucionet financiare në raport me të drejtat e klientëve, BQK-ja ka punuar vazhdimisht dhe intensivisht në edukimin financiar të publikut, i cili ka për qëllim që të rritë sa më tepër shkallën e njohurive të publikut rreth produkteve financiare dhe të drejtave të tyre në raport me institucionin financiar.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 shkurt 2019, u informua për industrinë e sigurimeve në vend dhe u njoftua me raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Skip to content