s

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, Zëvendësguvernatori z. Cakaj, Anëtari joekzekutiv i Bordit z. Kryeziu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), të cilat po mbahen në Washington D.C., SHBA.

Përfaqësuesit e BQK-së do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të diskutohet për zhvillimet më të fundit financiare dhe ekonomike, si dhe për pritjet në të ardhmen.

Gjatë takimeve, që do të zgjasin nga 22 deri më 26 tetor, Guvernatori Ismaili do të prezantojë zhvillimet kryesore dhe prioritetet në sektorin financiar, rezultatet nga zbatimi i programeve dhe asistencave teknike profesionale, si dhe nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në SHBA, delegacioni i BQK-së do të zhvillojë takime bilaterale me drejtuesit e FMN-së, BB-së, Thesarit Amerikan, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Korporatës Financiare Ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të bankave qendrore të Italisë, Francës dhe guvernatorëve të bankave qendrore partnere.

Gjatë kësaj vizite, Guvernatori Ismaili do të nënshkruajë Marrëveshje Mirëkuptimi me Zëvendëspresidentin e BERZH-it, z. Bowman, lidhur me lehtësimin e qasjes në financa për gratë.

Delegacioni i BQK-së do të marrë pjesë në takime me drejtues dhe zyrtarë të lartë të institucioneve financiare për të forcuar bashkëpunimin në fusha të përbashkëta interesi, duke marrë pjesë në rreth 30 aktivitete dhe takime bilaterale e multilaterale.

Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së mbledhin së bashku bankierë qendrorë, ministra të financave dhe zhvillimit, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë, për të diskutuar çështje me rëndësi globale, si perspektivat ekonomike, lufta kundër varfërisë dhe zhvillimi ekonomik.

004_bqk-mcm-1024x718

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, zëvendësguvernatori Cakaj dhe bashkëpunëtorë, takoi Ndihmësdrejtoreshën e Departamentit të Tregjeve të Parasë dhe Kapitalit në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), njëherësh Këshilltare Rajonale, znj. Jennifer Elliott, z. Sebastien Clanet, z. Ashraf Khan dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Takimi u fokusua në ecurinë e rekomandimeve të dhëna nga misionet paraprake të FMN-së, duke përfshirë atë të Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), Vlerësimit te Masave Mbrojtëse (Safeguard Assessment) si dhe asistencat teknike të ndërmarra vitet e fundit ne fushën e mbikëqyrjes bankare dhe sigurimeve, mbikëqyrjes së IT-së dhe rreziqeve kibernetike, instrumenteve të stabilitetit financiar, qeverisjes, si dhe fushave tjera.

U vlerësua lart niveli i zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga FMN në misione dhe vlerësimet e saj, ndërsa u paraqiten edhe kërkesat për asistencat e reja teknike, të cilat hasën në mirëkuptimin e nevojshëm bazuar në dakordimet paraprake dhe resurseve të nevojshme në dispozicion.

BQK-ja shprehu falënderimin e veçantë për të dy departamentet e përfshira në zbatimin e asistencave teknike, ndërsa u zotua për angazhim të mëtejmë në përmbylljen e rekomandimeve të dhëna.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C., delegacioni i BQK-së do ketë edhe takime bilaterale me drejtuesit e departamenteve të FMN-së të cilat janë të përfshira në zbatimin e reformave në legjislacion dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

005_bqk-assouan-1024x768

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të Stabilitetit Financiar dhe Operacioneve të Bankës së Francës, znj. Emmanuelle Assouan, njëherësh Kryesuese e Qendrës për Ndryshime Klimatike.

Përfaqësuesit e BQK-së gjatë këtij takimi diskutuan mbi zhvillimet e sistemit financiar të vendit, menaxhimin e rezervave dhe operacioneve në tregun e parasë. Gjithashtu, u diskutua mundësia e rritjes së bashkëpunimit në instrumente specifike të menaxhimit të rezervave dhe likuiditetit, përfshirë investimet në portofolio të financave të qëndrueshme.

Palët u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe Bankës së Francës dhe zgjerojnë atë ne fusha të interesit dhe ndikimit.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C., delegacioni i BQK-së do vazhdojnë me takime bilaterale me bankat qendrore partnere.

006_bqk-fmn-dl-1024x768

Delegacion i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, është takuar me drejtuesit e Departamentit Ligjor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i përbërë nga znj. Grochalska, z. Dumitrescu dhe z. Messineo.

Përfaqësuesit e BQK-së gjatë këtij takimi diskutuan mbi nismat legjislative dhe rregullative që dalin nga rekomandimet e FMN-së, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit në pajtim me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

Në kuadër të takimeve vjetore, delegacioni i BQK-së pati takime bilaterale me drejtuesit e dikastereve relenavante te FMN-së dhe BB-së në vijim të bashkëpunimit në fusha specifike sipas rekomandimeve dhe asistencave teknike.

002_bqk-berzh_balline-1024x575


Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse “WE finance Code”, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C..

Kjo Marrëveshje paraqet përkushtimin dhe zotimin e BQK-së për të mbështetur dhe kontribuar në nismat dhe zhvillimet e nevojshme në sektorin financiar, të cilat mundësojnë rritjen e qasjes në financa për gratë në biznese të vogla dhe të mesme, në funksion të rritjes së përfshirjes financiare, mbrojtjes së konsumatorit dhe edukimit financiar përmes që është në linjë me Planin Strategjik të BQK-së.

s

Guvernatori Ismaili gjatë nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje me Zëvendëspresidentin e BERZH-it, z. Mark Bowman, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm dhe se do të kontribuoj në rritjen e përfshirjes financiare në Kosovë duke siguruar një qasje të barabartë në resurset financiare e veçanërisht për gratë ndërmarrëse.

“Marrëveshja e Mirëkuptimit me BERZH-in paraqet një rast të veçantë duke ofruar mundësi për të punuar në funksion të gjithpërfshirjes financiare dhe qasjes në financa në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin financiar dhe prosperitetin ekonomik në Kosovë”, potencoi Guvernatori Ismaili.

Nisma e tillë “WE Finance Code” u lancua vitin e kaluar nga Banka Botërore në takimet vjetore në Marakesh (Maroko), ku edhe BQK ishte pjesëmarrëse e kësaj nisme, dhe nënshkrimi i saj pikërisht në takimet vjetore, duke ju bashkuar rreth 30 bankave qendrore dhe institucioneve rregullatore deri tani, paraqet një simbolikë të veçantë të përkushtimit sistematik të bazuar në planin strategjik të BQK-së.

Në fund, palët u pajtuan që të punohet së bashku me aktivitete konkrete që mundësojnë zbatimin e kësaj Marrëveshje, përfshirë edhe organizime të përbashkëta që kontribuojnë në arritjen e qëllimit, në bashkëpunim me sektorin financiar dhe grupet e interesit.

003_bqk-scotti-1024x645

Delegacion i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin z. Cakaj, ka zhvilluar takim me Zëvendësguvernatoren e Bankës së Italisë (Banca d’Italia), znj. Chiara Scotti, njëherësh e ngarkuar për Sistemin e Pagesave, me bashkëpunëtorë, me pjesëmarrjen e guvernatorëve dhe përfaqësuesve të bankave qendrore të rajonit tonë.

Takimi u fokusua në shqyrtimin e mundësive për avancimin e infrastrukturës teknike të nevojshme për funksionalizimin e pjesëmarrjes në sistemin e pagesave të shpejta të BE-së, duke u bazuar në praktikat më të mira të aplikuara si dhe përvojat nga Banka e Italisë, të cilat aplikohen nga bankat qendrore të Eurosistemit.

Me tej, gjatë diskutimit të tij, ai ka njoftuar të pranishmit mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja lidhur me përgatitjet e nevojshme për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), ku të gjitha bankat qendrore të rajonit aspirojnë të anëtarësohen, si pjesë e një përpjekje të përbashkët e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe që asistohet nga Banka Botërore.

Ky takim vijon takimin e mbajtur me Guvernatorin e Bankës së Italisë, z. Panetta, me një pjesëmarrje më të zgjeruar, ku edhe me këtë rast Guvernatori Ismaili theksoi gatishmërinë e BQK-së për t’u angazhuar aktivisht në gjetjen e zgjidhjeve sa me efikase që mundësojnë arritjen e qëllimit integrues në sistemet e pagesave të BE-së, me përfitime të larta për gjithë ekonominë e vendit.

s

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori, z. Ahmet Ismaili, gjatë qëndrimit në Washington D.C. po vazhdon të zhvillojnë takime me drejtuesit më të lartë të institucioneve financiare botërore, ku në këtë rast janë takuar me u takuan me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankë Botërore (BB), znj. Xiaoqing Yu dhe Menaxherin për Vendin z. Massimiliano Paolucci.

Në fokus të takimit ishin diskutimet mbi zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BQK-së dhe BB-së.

Tutje, takimi u përqendrua kryesisht në temat si përmbyllja e kornizës rregullatore dhe nxitja e zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare. Për më tepër, diskutimet specifike ishin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe avancimet e nevojshme drejt integrimit me Sistemin e Pagesave të Bashkimit Evropian, si qëllim përfundimtar.

Guvernatori Ismaili falënderoi ekipin e BB-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj BQK-së, duke mirëpritur konstatimin se mbështetja e BB-së ndaj BQK-në do të vazhdojë përmes asistencës teknike dhe përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale.

005_bqk-konstituenca

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i cili njëherësh përfaqëson Republikën e Kosovës në Bordin e Guvernatorëve të FMN-së, mori pjesë në mbledhjen e Konstituencës së FMN-së, ku Republika e Kosovës bën pjesë së bashku me Austrinë, Çekinë, Hungarinë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Turkiye.

Në takim u diskutua lidhur me ecurinë e realizimit të aktiviteteve, buxhetit si dhe personelit, duke paraqitur një përmbledhje të aktivitetit të konsistencës sonë. Në këtë takim, u vlerësua bashkëpunimi dhe kontributi i  Drejtorit Ekzekutiv të deritanishëm, z. Daniel Palottai, ndërsa u mirëprit Drejtori i ri Ekzekutiv, z. Yigit Yasar i cili do të marrë detyrën nga 1 nëntori 2024.

BQK-ja shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga drejtuesit e FMN-së, ndërsa rikonfirmon gatishmërinë për bashkëpunim të hapur dhe efikas edhe me udhëheqjen e re, duke siguruar vazhdimësinë e proceseve në mënyrë efikase brenda shteteve pjesëmarrëse të konstituencës sonë. Takimi u organizua kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.

002_bqk-euroclear-1024x768

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i prire nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim në Washington DC me përfaqësuesit e lartë të institucionit financiar EuroClear, z. Ferreira – Drejtor i Përgjithshëm për Institucionet Globale dhe z. Pizzamiglio – Zyrtar i Lartë për Tregjet Globale të Kapitalit dhe Fondeve.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili prezantoi sektorin financiar të Kosovës, kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi, si dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare dhe investimeve. Ai gjithashtu informoi për rrjetin e bankave qendrore me të cilat BQK bashkëpunon në këtë drejtim.

Në këtë takim u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit për llogarinë përkatëse për mbajtjen dhe shlyerjen e letrave ndërkombëtare me vlerë, operacione të tregut të parave, përfshirë marrëveshjet riblerëse (REPO) për qëllime të likuiditetit, dhe shërbime të tjera. Gjithashtu, u diskutua mundësia e lehtësimit të transferimit dhe ruajtjes së letrave me vlerë ndërkombëtare si kolateral në rast të financimit emergjent.

Shqyrtimi i këtyre opsioneve përbën një hap të nevojshëm në kuadër te avancimit te infrastrukturës mbështetëse, duke vijuar rishikimin e politikave përkatëse që lidhen me menaxhimin e rezervave dhe mbështetjen e sektorit me likuiditetin e nevojshëm kurdo kur nevojitet.

Skip to content