cbk-usdt_1-1024x758

Një delegacion i nivelit të lartë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, zhvilloi diskutime konstruktive me Zëvendësndihmës Sekretarin (DAS) e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Luyen Tran dhe ekipin e tij të Zyrës së Asistencës Teknike (OTA) në Washington D.C. Diskutimet kishin për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në ngritjen e kapaciteteve të BQK-së.

Në takimin me Departamentin amerikan të Thesarit, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e sinqertë për ndihmën e çmuar teknike të ofruar nga OTA-ja dhe rolin e tyre kryesor në mbështetjen e zhvillimit të infrastrukturës kritike.

cbk-usdt_2-726x1024

Kjo përfshinë mbështetjen në zhvillimin e Sistemit Qendror Depozitar të Letrave me Vlerë, krijimin e linjave të likuiditetit, si dhe bashkëpunimin e suksesshëm në shumë projekte të tjera për mbikëqyrjen bankare dhe sigurimeve, si dhe në kornizën e luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndër të tjera.

Gjithashtu, u diskutuan mundësitë e reja të asistencave teknike dhe bashkëpunimit, me qëllim të forcimit të partneritetit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.

Këto angazhime nënvizojnë përkushtimin e BQK-së për të kultivuar partneritet të qëndrueshëm me akterët kryesorë ndërkombëtarë, duke fuqizuar më tej misionin e institucionit për promovimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin të qëndrueshëm të vendit.

cbk-wb-payment_1-1024x745

Guvernatori Ismaili, Zëvendësguvernatori Fusha dhe ekipi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) u takuan me znj. Xiaoqing Yu, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, z. Paolucci, Menaxher për Vendin, z. Natarajan, Menaxher i Praktikave, Pagesave dhe Përfshirjes Financiare, z. Guadamillas, FCI Evropë dhe Azi Qendrore, dhe ekipi i tyre në Bankën Botërore.

Në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi dhe zhvillimet e fundit në avancimin e sistemit të pagesave si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet BB-së dhe BQK-së për Modernizimin e Sistemeve të Pagesave dhe Remitancave.

Diskutimi u përqendrua kryesisht në temat si përmbyllja e kornizës rregullatore dhe nxitja e zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare. Për më tepër, diskutimet specifike ishin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe potencialit për avancime drejt integrimit me Sistemin Target të Pagesave të Shpejta e (TIPS) të Euro-Sistemit.

Guvernatori Ismaili falënderoi ekipin e BB-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj BQK-së, ndërsa Zëvendësguvernatori Fusha i informoi ata për përpjekjet dhe përkushtimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në agjendën e modernizimit të sistemeve të pagesave. U konstatua se mbështetja e BB-së për BQK-në do të vazhdojë përmes asistencës teknike dhe përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve drejt objektivave më të larta të integrimeve SEPA dhe TIPS.

cbk-wb-payment_2-768x1024

Gjithashtu, Guvernatori Ismaili mori pjesë në një aktivitet të Bankës Botërore të titulluar “Zhbllokimi i fuqisë së Pagesave Ndërkufitare”, së bashku me Guvernatoren e Bankës Qendrore të Malit të Zi, znj. Radoviq, dhe Drejtorin Global të BB-së, z. Pesme, si dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Gjatë diskutimit, i pari i BQK-së theksoi përkushtimin e Kosovës për arritjen e objektivit të G20-së për uljen e kostove të dërgimit të remitancave. Ai diskutoi përpjekjet e integrimit në SEPA që synojnë standardizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore për të ofruar pagesa më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më efektive. Zhvillimet e infrastrukturës teknike, duke përfshirë zgjidhjet e shpejta të pagesave, premtojnë rritjen e përfshirjes financiare, efikasitetin e pagesave, formalizimin e ekonomisë dhe integrimin rajonal.

Në përfundim të diskutimeve, Guvernatori Ismaili rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës dhe angazhimin e saj proaktiv në nxitjen e pagesave efikase ndërkufitare, duke marrë parasysh rëndësinë dhe përfitimet për të gjithë ekonominë nga integrimi me sistemet e pagesave të BE.

cbk-fed_nyc-1024x641

Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, Zëvendësguvernatori z. Fusha, Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar znj. Abazi dhe Shefi i Kabinetit z. Zyfliu është takuar në Washington D.C. për diskutime konstruktive, me zyrtarë të lartë të Bankës së Rezervës Federale (Banka Qendrore e SHBA-së) të New York-ut, të udhëhequr nga z. Matthew Nemeth, Zëvendëspresident dhe Drejtor i Shërbimeve të Llogarive të Klientit dhe z. Phatak, Drejtues i Politikave dhe Strategjive Ndërkombëtare me ekipin e tyre. Takimi kishte për qëllim mirënjohjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy bankave qendrore.

Në takimin e zhvilluar me ekipin e FED-it të New York-ut, delegacioni i BQK-së nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy bankave qendrore, duke përfshirë programet e ngritjes së kapaciteteve në mbështetje direkte që nga themelimi i BQK-së.

Veçanërisht, delegacioni potencoi përgjegjësinë e BQK-së në menaxhimin e të gjitha rezervave në Dollarë Amerikan (USD) me Rezervën Federale dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve bankare korrespondente ndërmjet dy institucioneve.

Guvernatori Ismaili shprehi përkushtimin e BQK-së për të mbajtur lidhje të forta me FED-in, duke njohur rolin e saj kryesor në asistencën e menaxhimit të rezervës ndërkombëtare dhe partneriteteve strategjike, duke përfshirë praktikat më të mira për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Këto angazhime vënë në pah përkushtimin e BQK-së për të nxitur partneritete të qëndrueshme me akterët kryesorë ndërkombëtarë, duke avancuar më tej misionin e institucionit për promovimin e stabilitetit financiar dhe ndikimin e qëndrueshëm në ekonomi, pasi ne vlerësojmë partneritetin strategjik ndërmjet dy kombeve dhe institucioneve.

Ky takim dypalësh, është mbajtur gjatë qëndrimit të delegacionit të BQK-së në Washington D.C., për takimet pranverore me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Botërore (BB), si dhe institucionet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

cbk_wb-ifc_1-1024x709

Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori z. Ahmet Ismaili, ka zhvilluar dy takime të rëndësishme me Nënpresidentët e Bankës Botërore (BB) dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), duke fuqizuar më tej partneritete që janë të rëndësishme për stabilitetin e sektorit financiar të vendit tonë. Këto takime kanë theksuar hapat kyç drejt avancimit të qëllimeve ekonomike dhe financiare të Republikës së Kosovës.

Në takimin me znj. Antonella Bassani, Zëvendëspresidente për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (ECA) në BB, Guvernatori Ismaili u angazhua në diskutime thelbësore lidhur me projektet që janë duke u zbatuar dhe mbështeten nga Banka Botërore, të cilat synojnë modernizimin e sistemit të pagesave të Kosovës, si dhe Programin e Remitencave dhe Pagesave. Këto iniciativa kanë një rëndësi të madhe në rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturës financiare në vend.

Përfaqësuesit e BQK-së shprehën mirënjohjen e sinqertë për kontributin e Bankës Botërore në këto përpjekje, duke njohur rolin e tyre kryesor në forcimin e gatishmërisë së Kosovës për integrim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), si pjesë e Planit Strategjik të BQK-së.

cbk_wb-ifc_2-1024x768

Në takimin me z. Alfonso Mora, Zëvendëspresident Rajonal i IFC-së, Guvernatori Ismaili gjithashtu  u angazhua në një sesion produktiv, duke theksuar zhvillimet e rëndësishme në BQK dhe bashkëpunimin e frytshëm me IFC-në. Diskutimet e rëndësishme kishin të bëjnë me projektet që janë duke u zbatuar për kornizën rregullatore në lidhje me institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare.

Për më tepër, delegacioni i BQK-së  theksoi projektin e ri në shërbimet financiare digjitale, duke nënvizuar përkushtimin e përbashkët për të nxitur përfshirjen financiare dhe qasjen në financa, që kontribuojnë kështu në plotësimin ekosistemin e reformave të sektorit financiar. Në fund, Guvernatori Ismaili përsëriti përkushtimin e BQK-së për sigurimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë financiare për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ndërsa rikonfirmoi përkushtimin e institucionit që drejton për partneritet strategjik me Grupin e Bankës Botërore.

Foto_Ballina-BQK-Delegacioni-1-1024x785

Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), kryesuar nga Guvernatori Z. Ahmet Ismaili, Zëvendësguvernatori Z. Fusha, Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Znj. Abazi dhe Shefi i Kabinetit Z. Zyfliu, kanë përfunduar me sukses pjesëmarrjen në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që u mbajtën në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takimet që u zhvilluan nga 15 deri më 21 prill, Guvernatori Ismaili ka prezantuar prioritetet për sektorin financiar në pajtim me objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përditësimet dhe zhvillimet lidhur me zbatimin e programeve dhe asistencave teknike profesionale.

Guvernatori Ismaili gjatë takimit me Zëvendëspresidentin dhe njëherësh Drejtuesin e Thesarit të BB-së, Z. Jorge Familiar ka theksuar vlerësimin e tij të sinqertë për anëtarësimin e BQK-së në Partneritetin për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave (RAMP) dhe mundësitë që ka ofruar ky program për ngritjen e ekspertizës dhe kapaciteteve të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës përmes seminareve dhe programeve të saj trajnuese. Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan edhe në progresin e bërë drejt investimeve të përgjegjshme Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes (ESG). Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së ndaj këtij qëllimi, i cili është paraqitur dukshëm në Planin Strategjik 2024-2028.

Foto_1-FMN-Familiar-1024x500

Në ditën e dytë të qëndrimit në Washington D.C., Guvernatori Ismaili është takuar me Drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh Kryestatisticient i FMN-së, me të cilin është diskutuar për avancimin e raportimit të BQK-së nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS) dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së në këtë fushë, avancimin e ndërtimit të Indeksit për Llogaritjen e Çmimeve të Patundshmërive (IÇPB), mundësinë e ndërtimit të një modeli për matjen e parasë së gatshme në qarkullim dhe avancimin e përpilimit të llogarive financiare.

Foto_2-FMN-Kroese-1024x768

I shoqëruar nga delegacioni i lartë i BQK-së, Guvernatori Ismaili takoi Zëvendësndihmës Sekretarin (DAS) e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Luyen Tran dhe ekipin e tij të Zyrës së Asistencës Teknike (OTA) në Washington D.C. ku pati diskutime konstruktive për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

I pari i BQK-së shprehu mirënjohjen e sinqertë për ndihmën e çmuar teknike të ofruar nga OTA-ja dhe rolin e tyre kryesor në mbështetjen e zhvillimit të infrastrukturës kritike. Veçanërisht mbështetja në zhvillimin e Sistemit Qendror Depozitar të Letrave me Vlerë, krijimin e linjave të likuiditetit, si dhe bashkëpunimin e suksesshëm në shumë projekte të tjera për mbikëqyrjen bankare dhe sigurimeve, si dhe në kornizën e luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndër të tjera. Gjithashtu, u diskutuan mundësitë e reja të asistencave teknike dhe bashkëpunimit, me qëllim të forcimit të partneritetit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.

Foto_3-DAS-Tran-1024x758

Guvernatori Ismaili në ditën e tretë të takimeve pranverore në Washington D.C. është takuar me zyrtarë të nivelit të lartë të Bankës Botërore dhe gjithashtu ka marr pjesë në panel diskutimi.

Në takimin e parë me ekipin e Bankës Botërore me Znj. Xiaoqing Yu, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, Z. Paolucci, Menaxher për Vendin, Z. Natarajan, Menaxher i Praktikave, Pagesave dhe Përfshirjes Financiare, Z. Guadamillas, FCI Evropë dhe Azi Qendrore, u bisedua kryesisht për temat si përmbyllja e kornizës rregullatore dhe nxitja e zhvillimit të infrastrukturës së sistemit të pagesave për të lehtësuar pagesat e shpejta vendore dhe ndërkufitare. Diskutimet specifike kishte rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe potencialit për avancime drejt integrimit me Sistemin Target të Pagesave të Shpejta e (TIPS) të Euro-Sistemit.

Në po të njëjtën ditë, Guvernatori Ismaili ka marr pjesë në diskutimet në panelin për Pagesat Ndërkufitare në panelin me titull “Zhbllokimi i Fuqisë së Pagesave Ndërkufitare”, ku theksoi përkushtimin e Kosovës për arritjen e objektivit të G20-së për uljen e kostove të dërgimit të remitencave. Ai diskutoi përpjekjet e integrimit në SEPA që synojnë standardizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore për të ofruar pagesa më të shpejta, më të lehta dhe me kosto më efektive.

Foto_4-BB-Paneli-1024x768
Foto_4-1-BB_Paneli-1024x768

takimin e zhvilluar me zyrtarë të lartë të Bankës së Rezervës Federale (FED) të New York-ut, të udhëhequr nga Z. Matthew Nemeth, Zëvendëspresident dhe Drejtor i Shërbimeve të Llogarive të Klientit dhe Z. Phatak, Drejtues i Politikave dhe Strategjive Ndërkombëtare me ekipin e tyre, delegacioni i BQK-së nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy bankave qendrore, duke përfshirë programet e ngritjes së kapaciteteve në mbështetje direkte që nga themelimi i BQK-së.

Gjatë këtij takimi të frytshëm, Guvernatori Ismaili shprehu përkushtimin e BQK-së për të mbajtur lidhje të forta me FED-in, duke njohur rolin e saj kryesor në menaxhimin e rezervës ndërkombëtare dhe partneriteteve strategjike, duke përfshirë praktikat më të mira për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Foto_5-FED-NewYork-1024x641

Në ditën e katërt të vizitave në Washington D.C., delegacioni i BQK-së ka zhvilluar dy takime të rëndësishme me nënpresidentët e Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Në takimin me Znj. Antonella Bassani, Zëvendëspresidente për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (ECA) në BB, Guvernatori Ismaili u angazhua në diskutime thelbësore lidhur me projektet që janë duke u zbatuar dhe mbështeten nga Banka Botërore, të cilat synojnë modernizimin e sistemit të pagesave të Kosovës, si dhe Programin e Remitencave dhe Pagesave.

Derisa në takimin me Z. Alfonso Mora, Zëvendëspresident Rajonal i IFC-së, Guvernatori Ismaili u angazhua në një sesion produktiv, duke theksuar zhvillimet e rëndësishme në BQK dhe bashkëpunimin e frytshëm me IFC-në, përkatësisht për projektet që janë duke u zbatuar për kornizën rregullatore në lidhje me institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jo-bankare, si projektin e ri në shërbimet financiare digjitale, duke nënvizuar përkushtimin e përbashkët për të nxitur përfshirjen financiare dhe qasjen në financa.

Foto_6-BB-IFC-1024x709
Foto_6-1-BB-IFC-1024x768

aspekt i dukshëm i takimeve pranverore ishte bashkëbisedimi i Guvernatorit Ismaili me Z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN. Gjatë këtij diskutimi, Guvernatori Ismaili ritheksoi kontributin e konsiderueshëm të FMN-së në agjendën reformuese të BQK-së.

Në takim me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Z. Bo Li, Guvernatori Ismaili zhvilloi diskutime të cilat ishin të fokusuara në zhvillimet kryesore të sektorit financiar, duke theksuar mbështetjen e dhënë BQK-së nga FMN-ja në forcimin e kapaciteteve të saj institucionale dhe zbatimin me sukses të rekomandimeve nga misionet e FMN-së.

Po ashtu, Guvernatori Ismaili mori pjesë në mbledhjen Plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC), si përfaqësues i Republikës së Kosovës në Bordin e FMN-së. Ky forum i nivelit të lartë, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës Menaxhuese të FMN-së, Znj. Georgieva, diskutoi çështjet aktuale të stabilitetit financiar në nivel global, pritjet dhe rreziqet, të rëndësishme edhe për përkushtimin e BQK-së për qëndrueshmërinë e sektorit financiar.

Foto_7-Kammer-IMFC-1024x768
Foto_7-1-Kammer-IMFC-1024x573
Foto_7-2-BoLI-1024x704

Guvernatori Ismaili i është bashkuar Guvernatorëve dhe Ministrave të Financave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale (EUR), i cili përmbyll takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së në Washington D.C.

Takimi ofroi një platformë të çmuar për diskutimin e çështjeve të rëndësishme ekonomike dhe financiare dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve evropiane.

Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është në funksion të angazhimit për përfshirje proaktive dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve në çështjet ekonomike dhe financiare rajonale.

Foto_8-EUR-Takimi-1024x682

Në takimet përmbyllëse të delegacionit të BQK-së me partnerët dhe palët ndërkombëtare, Guvernatori Ismaili zhvilloi një bashkëbisedim me Z. Piero Cipollone, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Takimi ofroi një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështje të ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve.

Guvernatori Ismaili informoi Z. Cipollone për zhvillimet kryesore brenda BQK-së, duke përfshirë përparimet në përgatitjet për integrimin dhe pajtueshmërinë me SEPA, si dhe çështjet e tjera të rëndësishme me të cilat përballet Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

Në fund, i pari i BQK-së theksoi angazhimin e palëkundur të institucionit që drejton për të avancuar dhe modernizuar sistemin e saj të pagesave, që do të hapte rrugën për integrimin në infrastrukturën e tregut financiar të Bashkimit Evropian, në përputhje me objektivat strategjike të BQK-së.

Foto_9-BQE-Cipollone-1024x768

Paraprakisht në Boston të SHBA-së, Guvernatori i BQK-së takoi drejtues të Universitetit të Harvardit, duke përfshirë Dekanin e Harvard Kennedy School, Dr. Elmendorft dhe profesorë eminentë që kanë shërbyer në pozita të rëndësishme shtetërore, si krye-ekonomistë, drejtues të Departamentit të Thesarit, anëtarë të Bordit të Rezervës Federale (FED Board), këshilltarë të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë.

Guvernatori Ismaili vizitën me ftesë të Universitetit e përmbylli me një ligjëratë para studentëve dhe publikut në kampusin e Harvardit, me temën “Tejkalimi i sfidave të sistemit financiar: Rasti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”.

Takime tjera të ndara Guvernatori Ismaili takoi ekipin e Përfaqësuesit Rezident Rajonal të FMN-së Z. Sebastian Sosa, Departamentin Monetar dhe të Tregjeve të Kapitalit të FMN-së të udhëhequr nga Këshilltarja Rajonale Znj. Jennifer Elliot me ekipin e saj, Guvernatoren e Malit të Zi Znj. Irena Radovic, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, si dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore nga Austria, Sllovenia, Turqia, Sllovakia, si dhe takime dhe bashkëbisedime tjera me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerë rajonal e ndërkombëtar.

Një takim i veçantë u realizua edhe ne Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., ku Guvernatori Ismaili u prit nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, Z. Ilir Dugolli, i cili njëherësh edhe shoqëroi delegacionin e BQK-së në takimin me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.

Takimet e sesionit pranveror të organizuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, mbledhin bankierë qendrorë, ministra të financave dhe të zhvillimit ekonomik, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi botërore, si perspektiva ekonomike, zhdukja e varfërisë dhe zhvillimi ekonomik.

bqk-dubai_01-1024x697

Zëvendësguvernatorja për Funksione të Përgjithshme, znj. Nesrin Shileku-Shala dhe anëtarja joekzekutive e Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), znj. Nora Latifi-Jashari po marrin pjesë në Forumin e VIII-të të nivelit të lartë të qeverisjes për banka qendrore të organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me temën “Roli i Bordit, mekanizmat mbështetës për qeverisje të mirë dhe zhvillimet e fundit”.

bqk-dubai_02-863x1024

Ky Forum që po mbahet në Dubai, solli së bashku ekspertë nga institucione financiare botërore për të diskutuar çështje të rëndësishme të qeverisjes.

Në fjalën e saj në panelin me titull “Roli i Bordit dhe ndërveprimi me menaxhmentin ekzekutiv”, znj. Latifi-Jashari theksoi rolin dhe kompetencat thelbësore që duhet të kenë anëtarët joekzekutivë të Bordit Mbikëqyrës për të siguruar qeverisje efektive në institucionet financiare.


Znj. Latifi-Jashari nënvizoi se për funksionimin efektiv të një bordi, pavarësia dhe integriteti, së bashku me profesionalizmin, janë shtyllat që duhet të mbështesin strukturën e tij. Po ashtu, anëtarja e Bordit të BQK-së potencoi natyrën jetike të rolit të qartë dhe të pavarur midis bordeve Mbikëqyrëse dhe Ekzekutive për të siguruar mbikëqyrje efektive.

bqk-dubai_03-1024x451

Më tej, znj. Latifi-Jashari theksoi rëndësinë e kanaleve transparente të komunikimit në mes të këtyre bordeve për të mbajtur një strukturë të qartë qeverisjeje ku secili bord kupton qartë rolin dhe përgjegjësitë e tij.

Forumi, i cili është duke u zhvilluar nga 30 prilli deri më 2 maj 2024, ofron një platformë për zyrtarët e bankave qendrore dhe ekspertët e qeverisjes për të shkëmbyer ide dhe praktika më të mira.

SHQ_rregullorja-1024x576

Në fund të vitit 2023 dhe gjatë pjesës së parë të vitit 2024, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka vazhduar të koordinojë me sukses takimet ndërinstitucionale për luftimin e monedhave të falsifikuara, veçanërisht monedhave 2 euro.

Gjithashtu, janë zhvilluar aktivitete sipas Planit për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, që kanë kontribuar në edukimin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e qasjes në financa, forcimin e integritetit të sistemit financiar dhe kontrollit monetar të vendit, në funksion edhe të arritjes së kritereve për proceset vijuese integruese të sistemit financiar.

I. Rezultatet lidhur me luftën ndaj parave të falsifikuara dhe nga zbatimi i masave të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, deri në prill 2024:

  • Janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth 2.5 milionë copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh;
  •  Janë detektuar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh, duke i tërhequr nga qarkullimi të dyshuara si të falsifikuara;
  •  Është furnizuar ekonomia me afro 7.4 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar;
  •  Është furnizuar ekonomia me afro 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për riqarkullim ne shume prej 261.6 milionë euro;
  •  Janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro;
  •  Janë eksportuar 2.4 milionë copë (2.8 milionë euro) të monedhës 2 euro (të tërhequra nga qarkullimi);
  •  Numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 266,000 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) copë/njësi në vlerë mbi 133 (njëqind e tridhjetë e tre) milionë euro;
  •  Janë licencuar katër (4) banka për import/eksport të parasë së gatshme; dhe
  •  57 autorizime (kryesisht të valutave joeuro) për transport të parave të gatshme në kundërvlerë të tërësishme prej 177.4 milionë euro.

II. Efektet nga Plani për Zbatim të Lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme

Nga lista prej 10 pikash të Planit, BQK ka realizuar aktivitete në secilën prej tyre, duke filluar nga funksionalizimi i linjës së telefonit pa pagesë (0800 222 55), lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, pezullimi i përkohshëm i tarifës së BQK-së dhe aktivitetit të intensifikuar promovues, deri te pikat tjera që kanë kërkuar angazhimin dhe kontributin e institucioneve financiare, për çka shprehim falënderimin.

Disa nga efektet e Planit për Zbatim të Lehtësuar të zbatuar gjatë periudhës tre (3) mujore, i cili kontribuoi në rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithëpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, janë paraqitur në vijim:

  • Janë licencuar tetë (8) degë/zyra të institucioneve financiare;
    •  Një (1) zyrë bankare/degë në Leposaviq
    •  Një (1) zyrë e kompanisë së sigurimit (jojetë) në Leposaviq
    • Gjashtë (6) zyra të institucioneve financiare jobankare dhe mikrofinanciare:
      •  Një (1) në Leposaviq
      •  Një (1) në Zveçan
      •  Dy (2) në Graçanicë
      •  Një (1) në Shtërpcë
      •  Një (1) në Shillovë, Gjilan
  •  Janë vendosur bankomatë/ATM/pajisje të vetëshërbimit financiar;
  •  Janë kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese (duke përfshirë Remote Banking);
  •  Janë dhënë afër 11 milionë euro kredi.

Gjatë kësaj periudhe transitore tashmë të përmbyllur, BQK-ja në kuadër të edukimit financiar, ka organizuar kampanja informuese, siç është Manuali për Pyetjet dhe Përgjigjet e Shpeshta mbi Rregulloren, dërgimi i SMS-ve informuese, publikimi i sqarimeve dhe njoftimeve në webfaqe dhe në të gjitha rrjetet sociale të BQK-së, në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.

SHQ_shtojca-1_rregullorja
shtojca-2_rregullorja_SHQ

Zgjerimi i qasjes në financa, përfshirja financiare, edukimi financiar dhe mbrojtja e konsumatorit do të jenë aktivitete dhe angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane, si objektiva të Planit Strategjik të BQK-së, me fokus në zonat pjesë e Planit të Lehtësimit të Zbatimit të Rregullores. Këto veprime ndërmerren krahas angazhimit konstruktiv në lehtësimin e mekanizmit të transferimit të mjeteve në mënyrë sa më efikase te qytetarët e Republikës së Kosovës, përmes llogarive bankare mbi bazën e rregullores në fuqi.

Sa i përket luftës ndaj parave të falsifikuara dhe kujdesit të duhur, BQK-ja vazhdon t’i inkurajojë qytetarët dhe bizneset të deponojnë monedhat e tyre në bankat komerciale dhe të përdorin sa më tepër kartelat dhe pagesat tjera elektronike, si dhe çdo dyshim për tentim të futjes në qarkullim të parave të falsifikuara nga falsifikatorët ta raportojnë tek autoritetet përgjegjëse. Po ashtu, udhëzohen bizneset që të furnizohen me monedha vetëm përmes bankave komerciale dhe të shmangin kanalet jozyrtare, si dhe të ofrojnë sa më tepër mundësi për pranimin e pagesave elektronike.

bqk-ebrd_01-1024x503

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është bërë përfituese e programit për mësim dhe certifikim online për Tregjet e Kapitalit të ofruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), si pjesë e përkushtimit për avancimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale. 

Programi do të përfshijë module për certifikim në fusha të ndryshme që ndërlidhen me fushëveprimin e BQK-së, si: Menaxhimi i Riskut, Menaxhimi i Mjeteve, Investimet, FinTech-u dhe ESG-ja (Mjedis, Sociale dhe Qeverisje), nga i cili do të përfitojnë 16 zyrtarë të BQK-së.

bqk-ebrd_02-1024x701

Në ceremoninë e lansimit të mbajtur në BQK, morën pjesë Guvernatori i BQK-së, Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, si dhe Shefi i EBRD-së për Kosovë, të cilët mbajtën edhe fjalë rasti para pjesëmarrësve përfitues.

Guvernatori z. Ahmet Ismaili duke falënderuar EBRD-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen, potencoi se ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të zotimit për të avancuar kapacitetet njerëzore, menaxhimin e talentit brenda institucionit, si dhe në modernizimin dhe digjitalizimin e BQK-së, si pjesë e Planit Strategjik.

Ndërsa, Shefi i EBRD-së për Kosovë, z. Sergiy Maslichenko tha se ky program është vazhdimësi e përkrahjes së institucionit që ai drejton për Kosovën, në bashkëpunimit ndërmjet EBRD dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

bqk-ebrd_03-1024x768

Gjithashtu, si palë përfituese e programit, në fjalën falënderuese në këtë aktivitet lansues, Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, z. Hekuran Murati u shpreh se ky projekt do të mundësojë që të kemi personel më të kualifikuar dhe do të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve profesionale për zhvillimin e tregut financiar në kushtet aktuale.

cbk_eacha_01-1024x768

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Dardan Fusha dhe Presidenti i Shoqatës Evropiane të Shtëpive të Kliringut (EACHA), z. Jose Luis Langa, nënshkruan anëtarësimin e BQK-së në këtë organizatë pas votimit të anëtarëve të saj gjatë Takimit Plenar të organizuar në kuadër të Forumit të Pagesave në Sofje të Bullgarisë.

Anëtarësimi në EACHA paraqet një hap të rëndësishëm, duke marrë parasysh projektet dhe reformat në proces lidhur me digjitalizimin e shërbimeve të pagesave. Ky anëtarësim ofron një mundësi për të mësuar nga përvojat dhe njohuritë e vendeve të tjera mbi procesin e anëtarësimit në SEPA dhe qasjes në TIPS. Gjithashtu, do të lehtësojë procesin e identifikimit dhe adaptimit të një zgjidhje për procesimin e pagesave të shpejta në Republikën e Kosovës dhe do të lehtësojë qasjen e bankave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve të pagesave në shtëpitë e kliringut në Evropë, duke mbështetur qëllimin strategjik të BQK-së për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe integrimin në SEPA.

cbk_eacha_02-1024x683

EACHA ka anëtarë nga 25 vende të ndryshme evropiane, duke përfshirë disa banka qendrore si ajo e Gjermanisë (Deutsche Bundesbank) dhe Italisë (Banca D’Italia), si dhe disa nga operatorët dhe infrastrukturat më të mëdha evropiane të pagesave në pronësi të bankave. Kjo organizatë shërben si një forum për të mbështetur anëtarët e saj në zbatimin e Rregullave dhe Standardeve të Pagesave të Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), si dhe për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit në zhvillimin dhe adoptimin e skemave, sistemeve dhe infrastrukturave të reja të pagesave.

Për më tepër, EACHA përfaqëson nevojat e anëtarëve të saj në institucionet evropiane, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit, diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët, rrjetëzimin dhe zhvillimin e standardeve për të promovuar ndërveprimin e sistemeve të pagesave me vlerë të vogël në zonën SEPA. EACHA mban kontakte të afërta me BE-në, BQE-në, EPC-në dhe institucione të tjera evropiane.

cbk_eacha_03-1024x683

Kjo platformë do të ndihmoj BQK-në dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave në adaptimin e standardeve të BE-së dhe përgatitjen e tregut për integrim me skemat dhe sistemet e pagesave të BE-së. Gjithashtu, do t’i mundësoj BQK-së që të jetë e përfshirë për së afërmi në iniciativat dhe zhvillimet e reja në BE, për mbështetjen e avancimit të tregut të pagesave në Republikën e Kosovës.

BQK_Kuvendi_RV2023-1024x768

Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili pati kënaqësinë t’ia dorëzojë Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2023, në pajtim me nenin 28 dhe 59 të Ligjit për BQK-në.

Guvernatori Ismaili e njoftoi Kryetarin Konjufca me përmbajtjen e Raportit Vjetor 2023 që pasqyron punët dhe operacionet e BQK-së, performancën dhe stabilitetin e sektorit financiar dhe ekonomisë së vendit. Raporti përmban pasqyrat financiare të audituara dhe të miratuara nga Bordi i BQK-së.

Raporti gjithashtu paraqet qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të BQK-së dhe realizimin me sukses të objektivave dhe detyrave të ngarkuara nga Kushtetuta dhe Ligji për BQK-në.

Vlen të theksohet se ky është viti i parë pas Pavarësisë së Kosovës që BQK-ja si institucion kushtetues, ka arritur të plotësojë normën e përcaktuar ligjore në Llogarinë e Rezervave të Përgjithshme (neni 55 i Ligjit), duke siguruar qëndrueshmërinë financiare. Madje, sipas kërkesave ligjore (neni 56 i Ligjit), BQK-ja ka arritur të alokojë 50% të të ardhurave të ndashme si të hyra për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

BQK, si institucion i pavarur kushtetues dhe i besueshëm që punon në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme ndaj publikut, me profesionalizëm dhe gjithë-përfshirje, mbetet e përkushtuar për arritjen e objektivave dhe realizimin e Planit Strategjik të saj, si dhe në komunikimin institucional në pajtim me mandatin kushtetues.

Raportin Vjetor për vitin 2023 mund ta gjeni në webfaqen e BQK-së:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/BQK_RV_2023-1.pdf

Skip to content