Në këtë sesion është folur mbi ndryshimet më të fundit që formësojnë sektorin financiar dhe ndikimin e tyre në stabilitet. Panelistët po ashtu kanë shqyrtuar peizazhin gjeopolitik në ndryshim dhe implikimet e tij për stabilitetin financiar dhe do të diskutojë strategjitë për menaxhimin e këtyre pasigurive gjeopolitike dhe promovimin e stabilitetit në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.

Diskutimet kanë adresuar edhe ndikimin e pandemisë COVID-19, inflacionin e më pastaj dhe ndryshimet në politikat monetare, duke ekzaminuar se si këta faktorë ndërlidhen me pasiguritë gjeopolitike për të ndikuar në stabilitetin e përgjithshëm të sistemeve financiare.

Moderator:

Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar

Panelistë:

  • Robert Holzmann, Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë
  • Boris Vujçiq, Guvernator i Bankës Kombëtare Kroate
  • Fatih Karahan, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë
  • Mario Centene, Guvernatori i Bankës së Portugalisë
  • Ásgeir Jónsson, Guvernator i Bankës Qendrore të Islandës

Diskutimi në panel është fokusuar në rolin e ndërmjetësimit financiar në sektorin bankar të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik rajonal.

Panelistët gjithashtu kanë vë theksin në modernizimin e sistemeve të pagesave të nxitur nga prania e bankave të huaja dhe zgjerimin e adoptimit të bankimit digjital, që është shumë me rëndësi për nxitjen e gjithëpërfshirjes financiare.

Paraprakisht Zëvëndësguvernatori i BQK-së, z. Dardan Fusha bëri një prezantim lidhur me temën, duke i hapur kështu rrugën fillimit të panelit.

Moderator:

Asad Alam, Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Rritje të Drejtë, Financa dhe Institucione, Grupi i Bankës Botërore

Panelistë:

  • Anita Angelovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Veriore
  • Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë
  • Irena Radovic, Guvernatore e Bankës Qendrore të Malit të Zi
  • Sebastian Sosa, Përfaqësues Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Fondi Monetar Ndërkombëtar
  • Ahmet Ismaili, Guvernator dhe Kryetar i Bordit Ekzekutiv, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Diskutimet u pasuruan më tej nga prezantimi i znj. Julia Wörz, Drejtoreshë e Divizionit për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore në Bankën Kombëtare të Austrisë, mbi temën: “Pagesat dhe transaksionet pa para të gatshme: Si qëndrojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor?”.

Departamenti për Evropën i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), prezantoi në Prishtinë, Raportin mbi Perspektivën Ekonomike Rajonale të Evropës (REO).

Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 60 përfaqësues nga institucione dhe organizata të ndryshme, duke përfshirë sektorin publik, atë akademik, sektorin financiar dhe organizata ndërkombëtare.

Prezantimi ofron një pikëpamje të zhvillimeve të fundit ekonomike dhe perspektivës së Evropës duke diskutuar se si zgjerimi i mëtejmë drejt BE-së mund të mbështes mw tej integrimin dhe përshpejtojë përafrimin e vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE.
cbk-imf_reo-002-1024x768


Në fjalën e tij hyrëse, Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili, falënderoi FMN-në për përzgjedhjen e Kosovës dhe BQK-së si nikoqire të kësaj ngjarjeje. Ai vlerësoi rëndësinë e anëtarësimit para 15 vitesh të Kosovës në FMN dhe Grupin e Bankës Botërore dhe nënvizoi kontributin e tyre në themelimin dhe zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe profesionale të BQK-së si dhe kornizës ligjore të sektorit financiar.

Guvernatori Ismaili theksoi se sistemi financiar i Kosovës mbetet i qëndrueshëm, me likuiditet të lartë dhe i mirë kapitalizuar. Ai vuri në pah angazhimin e vazhdueshëm të BQK-së për reforma dhe harmonizimin e kornizës ligjore me standardet e Bashkimit Evropian (BE), duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Duke ruajtur një sektor bankar të rregulluar mirë dhe duke monitoruar nga afër treguesit kryesorë financiar dhe makroekonomikë, ne mund të përballojmë pasiguritë dhe të punojmë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik. Reformat tona synojnë forcimin e sektorit bankar dhe integrimin e tij drejt BE-së”, deklaroi Guvernatori Ismaili.

Gjithashtu, ai përmendi përkushtimin për përmirësimin e kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse sipas direktivave të BE-së dhe standardeve të Bazelit, me qëllim që sektori financiar të jetë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

“BQK-ja rikonfirmon përkushtimin e saj për të luajtur një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm brenda komunitetit financiar evropian, duke kontribuar në objektivat e përbashkëta”, shtoi Guvernatori Ismaili.

Tutje, ai theksoi se përfshirja financiare dhe mbrojtja e konsumatorëve janë prioritete të BQK-së, duke u angazhuar për të përmirësuar qasjen në shërbime financiare dhe për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve, me synimin për të krijuar një sistem financiar gjithëpërfshirës.

Një pikë tjetër e rëndësishme në diskutim ishte integrimi i Kosovës në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), një qëllim strategjik i BQK-së, që pritet të sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe financiare për vendin dhe të avancojë më tej integrimin evropian në fushën e pagesave.

Raportin e prezantoi z. Sebastian Weber, dhe më pas pjesëmarrësit diskutuan mbi çështjet e ngritura nga raporti dhe zhvillimet ekonomike në vend. Në panelin e diskutimit, Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare i BQK-së, z. Dardan Fusha, Përfaqësuesi Rajonal i Rezident i FMN-së për Ballkanin Perëndimor, z. Sebastian Sosa diskutuan situatën ekonomike dhe financiare në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit e tjerë patën mundësinë të shkëmbejnë pikëpamje dhe të kontribuojnë me pyetje e komente për panelistët, derisa Shefi i Misionit për Kosovë, z. David Amalgobeli elaboroi rolin e reformave fiskale dhe strukturore për maksimizimin e përfitimeve prej integrimit në BE.

cbk-imf_reo-005-1024x683

Kjo ngjarje i paraprinë konferencës së nivelit të lartë që do të mbahet për të shënuar 25-vjetorin e themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të Edukimit Financiar me një sërë aktivitetesh të organizuara për të promovuar ndërgjegjësimin financiar tek fëmijët dhe të rinjtë ka shënuar 100-vjetorin e Ditës Botërore të Kursimeve.


Aktivitetet filluan me një vizitë në Shkollën Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, ku rreth 140 nxënës morën pjesë në një sesion, të përshtatur për fëmijët e ciklit të ulët, informues dhe edukativ. Temë kryesore ishte rëndësia e kursimeve, krijimi i shprehisë se kursimeve dhe menaxhimi i duhur i financave personale.

Ekipi i Edukimit Financiar të BQK-së informoi nxënësit mbi vlerën e parasë, rolin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionimin e sektorit financiar, përfshirë bankat, sigurimet, dhe të gjitha institucionet financiare në vendin tonë. Përmes këtyre shpjegimeve, nxënësve të kësaj shkolle u janë përcjellë mesazhe të rëndësishme për njohuritë bazë mbi financat personale, vendosjen e qëllimeve financiare dhe rëndësinë e fillimit të hershëm për t’i arritur ato.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit treguan interes të veçantë për temën e kursimeve duke bërë pyetje mbi mënyrën e krijimit të një buxheti, rëndësinë e krijimit të shprehive të shëndetshme financiare dhe për aspekte të tjera të lidhura me rolin e BQK-së dhe produktet e shërbimet e ndryshme që ofrohen nga sektori financiar.

Gjithashtu, ata ishin angazhuar për mesazheve të ndryshme për kursimet të cilat i kishin paraqitur përmes punimeve të krijuara për të ilustruar rëndësinë e kursimeve, duke ofruar një perspektivë kreative dhe entuziaste mbi konceptin e kursimeve e edukimit financiar. Për të mbështetur konceptin e kursimeve që nga një moshë e hershme, BQK-ja shpërndau materiale edukative dhe arka kursimi me qëllim që fëmijët të informohen edhe te motivohen për krijimin e shprehive të kursimeve.

bqk-kursime_006-1024x801

Aktivitetet e BQK-së në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Kursimeve vijuan me një bashkëpunim të suksesshëm me German Sparkassenstiftung for International Cooperation, për të përçuar mesazhin rreth edukimit financiar edhe te grupet e tjera të të rinjëve, ku njëherësh u realizuan aktivitete edhe në RIT Kosovo (A.U.K.) dhe Kolegjin AAB.

Dita e Kursimeve shënohet në mbarë botën nga institucionet financiare që nga viti 1924. Kjo datë u vendos në kongresin e mbajtur në Milano, me qëllim të ngritjes së njohurive dhe rëndësisë së kursimeve. BQK-ja e shënon këtë ditë me aktivitete të ndryshme edukative për disa vite me radhë.

cbk_dg-fisma_01-1024x591

Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Fusha nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) u takuan me z. John Berrigan, Drejtor i Përgjithshëm për Stabilitet Financiar, Shërbime Financiare dhe Tregjeve të Kapitalit në DG FISMA, për të diskutuar para-aplikimin e BQK-së për anëtarësim në Zonën e Unike të Pagesave në Euro (SEPA), që u dorëzua më 14 tetor 2024.

Diskutimet u përqendruan në reformat dhe përparimin e rëndësishëm nga BQK në harmonizimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë përgatitjen e ndryshimeve ligjore të nevojshme që mundësuan para-aplikimin për anëtarësim në SEPA.

Gjatë takimit, DG FISMA konfirmoi pranimin e para-aplikimit të BQK-së duke njohur punën e madhe të kryer nga BQK për të arritur këtë moment të rëndësishëm. Para-aplikimi gjithashtu është dorëzuar në Këshillin Evropian të Pagesave (EPC).
cbk_dg-fisma_02-957x1024

Takimi theksoi nevojën për miratimin përfundimtar të dy ligjeve kryesore – Ligjin për Bankat dhe Ligjin për Shërbimet e Pagesave – që do t’i lejojnë DG FISMA të ofrojë një vlerësim të plotë, me komentet dhe rekomandimet përkatëse gjatë kësaj faze fillestare. DG FISMA rikonfirmoi zotimin e saj për të trajtuar në mënyrë efikase Para-aplikimin, duke pritur pranimin e legjislacionit të miratuar përfundimisht  për të ofruar udhëzime të mëtejshme mbi hapat pasues që duhen ndjekur drejt anëtarësimit përfundimtar në SEPA.

BQK shprehu gatishmërinë për të adresuar me prioritet çdo sugjerim nga DG FISMA, ndërkohë që gjithashtu shprehu besimin se Kuvendi në përputhje me procedurat ligjore do të përshpejtojë miratimin e projektligjeve.

Pas përfundimit të kësaj faze, procesi do të vazhdojë në Këshillin Evropian të Pagesave (EPC), ku një vendim përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në SEPA mund të pritet vitin e ardhshëm si pjesë e iniciativës më të gjerë të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

BQK shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Komisioni Evropian, në veçanti DG FISMA dhe DG NEAR, gjatë këtij procesi të rëndësishëm. BQK gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen nga Banka Botërore dhe partnerë të tjerë për arritjen e dorëzimit të Para-aplikimit.

Gjithashtu, BQK shpreh mirënjohje për institucionet e Republikës së Kosovës për kontributin dhe mbështetjen gjatë procesit të para-aplikimit, duke shprehur besimin në angazhimin e vazhdueshëm të Kuvendit duke marrë parasysh rëndësinë kombëtare të anëtarësimit në SEPA. Integrimi në SEPA pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike, duke përfshirë një kursim vjetor të vlerësuar rreth 55 milionë euro nga tarifat për transferet ndërkombëtare.

Ky takim pasoi mbledhjen e 14 tetorit 2024, ku Guvernatori realizoi takimin me z. Koopman nga DG NEAR dhe një takim tjetër me Drejtorin e Përgjithshëm të EPC-së së bashku me guvernatorë të tjerë rajonalë, si pjesë e procesit të integrimit rajonal të udhëhequr dhe mbështetur fuqishëm nga BE. Plani për Rritje i filluar së fundi është një ndër instrumentet kryesore që synon për arritjen e këtyre objektivave.

BQK

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) mori pjesë në takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel, të kryesuar nga Z. Miroslav Lajčák.

Gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.

Autoriteti kushtetues dhe ligjor i BQK-së dhe rregullimi i vendosur nga BQK-ja nuk u vu në diskutim apo kontestua nga BE-ja, megjithatë janë ngritur disa brenga për ndikimin e mundshëm te qytetarët tanë të komunitetit serb. Ndaj edhe është vlerësuar e nevojshme pjesëmarrja për të dhënë sqarime të duhura lidhur me këto shqetësime si dhe argumentuar praktikisht mundësitë ligjore dhe teknike ekzistuese të transferimit të mjeteve financiare.

Me tutje, BQK-ja ka elaboruar në detaje zgjidhjet e mundshme teknike të transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare dhe me transparencë, për të fasilituar në zgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve në llogaritë e përfituesve (në Euro), në pajtim me rregullativën ligjore në fuqi.

Delegacioni i BQK-së pas këtij takimi, me sugjerimin dhe nën organizimin e BE-së takoi edhe delegacionin teknik të Ministrisë se Financave të Serbisë, ku brenda mandatit të saj paraqiti dhe diskutoi opsionet e paraqitura nga BQK-ja dhe u argumentua mundësia dhe lehtësia e realizimit të tyre në praktikë nëse një vullnet i tillë ekziston nga pala dërguese, pa asnjë ndryshim të kornizës ligjore në fuqi.

falsifikimi i parave

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mori pjesë në programin e trajnimit për institucionet e Republikës së Kosovës që merren me luftën kundër parave të falsifikuara, me theks të veçantë për kartëmonedhat dhe monedhat euro i cili u organizua më 20 dhe 21 shtator 2023, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në partneritet me Qendrën Evropiane për Teknike dhe Shkencë (ETSC), në kuadër të Zyrës për Çështje Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Evropian (ECFIN), Bankës Qendrore Evropiane (ECB), dhe Qendrës Evropiane të Krimit Financiar dhe Ekonomik (EFECC), në kuadër të EUROPOL-it.

Në këtë trajnim teknik, përveç Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, morën pjesë përfaqësues të stafit të pothuajse të gjitha institucioneve që merren me luftën kundër parave të falsifikuara në Republikën e Kosovës, si Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Doganat e Kosovës dhe Njësia për Inteligjencë Financiare.

Gjatë këtij programi dy ditor ekspertë nga institucionet ndërkombëtare të lartpërmendura prezantuan tiparet e sigurisë së kartëmonedhave dhe monedhave euro si dhe aspektet e luftës kundër parave të falsifikuara duke përfshirë këtu edhe parimet e bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe teknikave hetimore për të luftuar falsifikimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara në Eurozonë dhe në vendet e tjera.

Trajnimi si synim kryesor kishte krijimin e lidhjeve të ngushta ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre të Bashkimit Evropian për të trajtuar dhe luftuar më mirë humbjet financiare dhe krimet ekonomike që ndikojnë në ekonominë e Republikës së Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar thellësisht për të mbështetur të gjitha aktivitetet dhe luftën kundër parave të falsifikuara, si dhe bën thirrje për kujdes të shtuar në verifikimin e parave të gatshme, reduktimin e përdorimit të tyre duke favorizuar instrumentet elektronike të pagesave.

Banka Qendrore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Afarizmit dakordohen për të rritur bashkëpunimin

Në takim, janë diskutuar çështjet dhe sfidat me të cilat po përballen bizneset e të cilat i përfaqëson Dhoma e Tregtisë dhe Afarizmit. Me këtë rast Kryetari i Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Afarizmit z.Skender Krasniqi, ka potencuar se me BQK-në kanë vënë ura të komunikimit edhe me herët ku janë adresuar shumë çështje me të cilat përballen bizneset e Kosovës, e që në një mënyrë ndërlidhen edhe me sistemin financiar në përgjithësi dhe atë bankar në veçanti.
Guvernatori Ismaili u zotua se kërkesat e bizneseve që ndërlidhen dhe i takojnë fushëveprimatarisë së BQK-së gjithsesi se do të merren parasysh, analizohen me kujdes dhe do të bëhen përpjekje maksimale në zgjidhjen e tyre. Shqetësimet e natyrës që përkojnë me rritjen e qasjes në financa dhe shërbime financiare, avancimin e kornizës ligjore, e çështje tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin në mes të BQK-së dhe odave ekonomike në vend, do të zënë vend në prioritetet e punës së Guvernatorit.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Afarizmit të Kosovës u dakorduan për të rritur bashkëpunimin dhe komunikimin në funksion të rritjes së transparencës sidomos për shërbimet e industrisë financiare e bankare, që përkojnë me përkrahje edhe të industrisë si degë e ekonomisë në rrethanat aktuale.

bqk-objekti-1024x683

Bordi i Bankës Qendrore, më 31 gusht 2023 miratoi ndryshimet e Rregullores për Sistemin e Pagesave Ndërbankare të Kosovës – KIPS, me qëllim të rritjes së efikasitetit të shërbimeve të pagesave, si dhe reflektimit të synimit për zgjerimin e sistemit me institucione tjera të pagesave dhe parave elektronike, kur të krijohen kushtet.

Këto ndryshime janë pjesë e veprimeve që Banka Qendrore ka planifikuar në kuadër të një prej objektivave kryesore të saj për nxitjen dhe ruajtjen e një sistemi të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave, të cilat pritet të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve të pagesave. 

Disa prej përmirësimeve në funksione dhe procese të këtij sistemi, të mundësuara me këto ndryshime janë:

  • Kreditimi i llogarisë për transaksionet e pagesave të pranuara, vetëm përmes verifikimit të IBAN, në pajtim me rregullat e Skemës së Pagesave të BE-së SEPA për pagesat me vlerë të vogël, çfarë pritet të ndikojë në uljen e kthimeve të pagesave dhe procesim më efikas të tyre;
  • Procesimi më efikas i transaksioneve për shkak të lirimit të hapësirës së bazës operacionale të sistemit;
  • Rregullimi i huas brenda-ditore dhe shpalosja e disa veglave të nevojshme për menaxhimin më të mirë të likuiditetit për pjesëmarrësit e këtij sistemi;
  • Përcaktimi i saktë i momentit të regjistrimit dhe shlyerjes së një transaksioni, nga kur i njëjti konsiderohet i parevokueshëm, si parim bazë i sistemeve të pagesave; si dhe 
  • Qartësimi i kritereve të anëtarësimit të pjesëmarrësve në KIPS, me mundësinë që në të ardhmen të krijohen kushtet ligjore dhe teknike edhe për anëtarësimin e pjesëmarrësve të ri jobanka, siç janë institucionet e pagesave dhe institucionet e parave elektronike.
    Rregulloren mund ta gjeni në linkun në vijim: https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/11/Rregullore-per-Sistemin-e-Pagesave-002.pdf
Avancimi i operacioneve me para të gatshme të BQK-së në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Italisë

Në kuadër të Fazës II të Programit të Forcimit të Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor me Synim të Integrimit në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore, në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) më 7 dhe 8 nëntor 2023 u realizua misioni i parë i ekspertëve në lidhje me masën bilaterale të bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Italisë (Banca d’Italia).  Kjo masë bilaterale e bashkëpunimit është e përqendruar në vlerësimin dhe avancimin e praktikave të rregullimit dhe kryerjes së operacioneve me para të gatshme në BQK.  Misioni i parë i ekspertëve në lidhje me këtë masë bilaterale e pason një vizitë studimore të zyrtarëve të BQK-së të realizuar në bankën qendrore të Italisë, si dhe do të pasohet me një mision të dytë ekspertësh të Bankës Qendrore të Italisë në BQK në fillim të vitit të ardhshëm.  Gjatë qëndrimit të tyre në BQK, ekspertët nga Banka Qendrore e Italisë përveç me stafin profesional të BQK-së u takuan edhe me Guvernatorin e BQK-së, z. Ahmet Ismaili.

Kjo masë bilaterale është e përgatitur për ta mbështetur avancimin e operacioneve me para të gatshme në BQK dhe rrjedhimisht, zhvillimin e qarkullimit të parave të gatshme në Republikën e Kosovës. BQK-ja pret që përmes aktiviteteve përbërëse të kësaj mase bilaterale do të kontribuohet në ngritjen e kryerjes së detyrave parësore të saj dhe arritjen e caqeve afatgjata zhvillimore të saj, duke adoptuar dhe duke u përafruar me standardet dhe praktikat bashkëkohore të eurozonës. 

Faza II e Programit të Forcimit të Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor me Synim të Integrimit në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore u lancua në shtator 2022 dhe është paraparë të zgjasë tri vjet.  Ky program financohet nga BE-ja dhe në të janë të përfshira Banka Qendrore Evropiane, 20 banka qendrore të vendeve të BE-së, si dhe 8 banka qendrore dhe autoritete të mbikëqyrjes financiare nga regjioni i Ballkanit Perëndimor.  Për administrimin dhe koordinimin e këtij programi kujdeset Banka Qendrore e Gjermanisë (Deutsche Bundesbank).

Skip to content