IMF/IFJB

Mbështetur në praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian dhe për të rritur më tej funksionin e mbikëqyrjes bankare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Bankës Botërore është krijuar korniza e re raportuese për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare me aktivitet të kredidhënies. Në këtë drejtim, janë ndërtuar format e reja të raportimit dhe softueri për raportim “on-llajn”, si dhe udhëzimet për raportimin e këtyre institucioneve. Korniza e re raportuese është në harmoni me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe me kornizën Ligjore dhe Rregullative të BQK-së. Në funksion të lehtësimit të raportimit, BQK ka aprovuar udhëzimet për raportim, sipas të cilave institucionet financiare dorëzojnë në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare setin e formularëve të raportimit në lidhje me gjendjen financiare të tyre, mjaftueshmërinë e kapitalit dhe aktivitetin operacional. Korniza e re raportuese do të lehtësojë funksionin e raportimit drejt një raportimi më efikas, duke mundësuar zhvillimin e një qasje efektive të bazuar në rrezik që vazhdimisht monitoron llojet e ndryshme të rreziqeve ndaj të cilave ekspozohen institucionet financiare dhe duke vlerësuar shkallën në të cilën bankat janë të prekur nga ngjarjet aktuale. Për më shumë, korniza e re raportuese do të mundësoj përmirësimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm, e cila lejon që BQK të marrë masa proaktive për të siguruar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar.”

Skip to content