Kamatëvonesat në instrumentet kreditore

Kjo faqe rifreskohet çdo gjashtë muaj më datën 1 shkurt dhe 1 gusht të vitit kalendarik. Në rastet kur BQK nuk e ka publikuar normën referente në fuqi, duhet përdorur norma referente e BQK-së e publikuar së fundi.

Bazuar në Rregulloren për Kamatëvonesën e Instrumenteve Kreditore, BQK publikon në bazë të rregullt gjashtëmujore të dhëna për normën referente si pjesë e kamatëvonesës.

Rregullorja për Kamatëvonesën e Instrumenteve Kreditore ka për qëllim të përcaktojë procedurën që do të ndiqet nga institucionet financiare kredidhënëse për të ngarkuar kamatëvonesën, si dhe të përcaktojë metodën për caktimin dhe llogaritjen e shumës së kamatëvonesës së ngarkuar ndaj instrumenteve kreditore të cilat janë në vonesë.

E rifreskuar për herë të fundit më: 1 gusht 2024

Kamatëvonesat Për Instrumentet Kreditore
Prej Deri Norma Referente Norma Fikse Totali
13.09.2019 09.02.2020 4.00% 8.00% 12.00%
10.02.2020 09.08.2020 3.96% 8.00% 11.96%
10.08.2020 09.02.2021 3.87% 8.00% 11.96%
10.02.2021 09.08.2021 3.83% 8.00% 11.83%
10.08.2021 09.02.2022 3.72% 8.00% 11.72%
10.02.2022 09.08.2022 3.57% 8.00% 11.57%
10.08.2022 09.02.2023 3.65% 8.00% 11.65%
10.02.2022 09.08.2023 4.03% 8.00% 12.03%
10.08.2023 09.02.2024 4.18% 8.00% 12.18%
10.02.2024 09.08.2024 4.54% 8.00% 12.54%
10.08.2024 09.02.2024 4.46% 8.00% 12.46%
Kamatëvonesat Për Instrumentet Kreditore

Norma Referente

Paraqet pikën në mes të normës efektive të interesit në kredi të reja që marrin bankat dhe normës efektive të interesit në depozita të reja që paguajnë bankat. Llogaritja e normës referente bëhet duke marrë për bazë mesataren në gjashtë muajt e fundit (janar-qershor ose korrik-dhjetor) të normës së interesit për kontratat e reja në kredi dhe depozita, e llogaritur dhe publikuar nga BQK.

Llogaritja e normës së kamatëvonesës do të jetë normë vjetore (Nv), e cila përbëhet nga norma referente e rritur për 8 pikë përqindje normë fikse. Normën referente do ta publikojë BQK çdo gjashtë muaj. Me datë 1 shkurt publikohet norma që merr për bazë mesataren për periudhën korrik-dhjetor dhe vlen për periudhën e ardhshme nga data 10 shkurt deri më 9 gusht; kurse më datë 1 gusht të vitit kalendarik publikohet norma që merr për bazë mesataren për periudhën janar-qershor dhe vlen për periudhën e ardhshme nga data 10 gusht deri më 9 shkurt.

Skip to content