Banka dhe IM/IFJB

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka përgjegjësi ekskluzive për licencimin/regjistrimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare: banka, sigurues, fonde pensionale, institucione mikrofinanciare, institucione financiare jobankare, ndërmjetësues në sigurime, trajtues të dëmeve si dhe subjekteve tjera juridike që ushtrojnë veprimtari financiare siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi në Republikën në Kosovës.

Të interesuarit për t’u pajisur me licencë për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Kosovës, filimisht iu sygjerohet të lexojnë manualet përkatëse të licencimit dhe pyetjet më të shpeshta pastaj duhet të kontaktojnë direkt Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për caktimin e takimit informues, i cili është i obligueshëm të mbahet para fillimit të procesit të aplikimit.

Departamenti i Licencimit dhe Standardizimit do të japë udhëzimet e nevojshme për aplikim dhe para se të fillohet me procesin e aplikimit për licencim. Ai mund të kontaktohet përmes emailit [email protected] ose përmes telefonit në numrin +383 (0) 38 222 055.

Skip to content