Fondet Pensionale

Rregullimi i sistemit pensional

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale në Kosovë, sistemi pensional në Kosovë është i ndarë në tri shtylla:

Shtylla e parë:

Pensioni bazik është pension që Administrata Pensionale (në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale) ua paguan të gjithë banorëve të përhershëm të Kosovës që e kanë arritur moshën e pensionimit

Shtylla e dytë:

Pensionet individuale të kursimeve që i siguron Fondi i Kursimeve  Pensionale të Kosovës. Fondi i Kursimeve Pensionale është themeluar me qëllimin e vetëm dhe ekskluziv të administrimit dhe menaxhimit të llogarive individuale për pensionet e bazuara në kursime.
Bazuar në Ligjin aktual nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, çdo punëdhënës është i obliguar që të kontribuojë në emër të punonjësve të vet në FKPK, si dhe punonjësi obligohet të kontribuojë në emrin e vet.

Shtylla e tretë:

Fondet plotësuese pensionale të punëdhënësit,Fondet Plotësuese Individuale
Dy shtyllat e para janë pensione obligative, Pensionet bazë që i siguron Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Pensionet individuale të kursimeve i siguron Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Shtylla e tretë, Fondet Plotësuese Pensionale të Punëdhënësit dhe Pensionet Plotësuese Individuale, janë fonde vullnetare ku punëdhënësit mund të sigurojnë për punonjësit e tyre pensione plotësuese, por edhe individët mund të sigurojnë pensione plotësuese individuale përmes pensioneve plotësuese individuale.
Mjetet nuk mund të tërhiqen deri në moshën e pensionimit, e mosha e pensionimit është 65 vjeçare.

Skip to content